Kuvendi shkarkon Elvis Çefën dhe Lulzim Lelçajn nga KLD

23 Tetor 2014, 14:23Politika TEMA

Kuvendi voton shkarkimin e Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Votimi i kryer në mënyrë të fshehtë me elektronikë ka rezultuar me 72 vota pro dhe 1 kundër në rastin e shkarkimit të Lelçajt si anëtar i KLD dhe 72 pro dhe 1 kundër për shkarkimin e Çefa nga posti i zv.Kryetarit të KLD-së.

Përpara votimit të kërkesës së paraqitur në p/vendimin e Komisionit Hetimor parlamentar për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së, kryetari i këtij  komisioni, deputeti socialist Armando Subashi, prezantoi para Kuvendit raportin përfundimtar

Në përfundim të paraqitjes së raportit, komisioni i propozon Kuvendit shkarkimin nga detyra të dy anëtarëve të KLD-së, për shkak të shkeljeve kushtetuese e ligjore të evidentuara në raport.

Ndër gjetjet kryesore të parashtruara në raport konstatohet se veprimtaria e KLD-së ka qenë jo në përputhje me Kushtetutën përsa i përket promovimit. Anëtarët e KLD-së kanë promovuar njëri-tjetrin në funksione të tjera të gjyqësorit. Kjo, sipas Subashit, përbën një shkelje të rëndë kushtetuese.

 “Anëtari i KLD-së, Gjin Gjoni, që nga viti 2010 ka qënë në konflikt të hapur interesi, pasi figuron aksioner në 6 kompani private. Kjo është në kundërshtim të hapur me ligjin, i cili është shumë i ftohtë në këtë pikë, duke përcaktuar se gjyqtari nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari private, kur është në këtë detyrë”, tha Subashi.

Raporti ngarkon me përgjegjësi dy anëtarët e KLD-së për mospromovimin e magjistratëve të rinj, por dhe Presidentin e Republikës, në cilësinë e kryetarit të KLD-së.

“Mospromovimi i magjistratëve e vë Presidentin në një pozitë të vështirë, pasi ka drejtuar mbledhjen e KLD-së, por më pas nuk ka dekretuar asnjërin nga anëtarët e Shkollës së Magjistraturës.

Nënkryetari i KLD-së, z. Çefa ka pasur shumë për të bërë për magjistratët e mbetur pa emëruar. Edhe anëtari Lelçaj nuk ka ushtruar detyrën e tij, duke qëndruar në heshtjen me këtë situatë paradoksale ku nuk janë emëruar për dy vite rresht magjistratët e rinj, edhe pse ka pasur shumë vende vakante”, tha më Subashi.

Në përfundim të hetimit, komisioni hetimor i rekomandon Kuvendit të Shqipërisë që në kuadër të reformës në drejtësi të marrë të gjitha masat e duhura për përmirësimin e kuadrit ligjor lidhur me përbërjen e KLD-së, me kompetencat, me karrierën gjyqësore, si dhe me gjithë funksionet që kanë të bëjnë me këtë organ.

Raporti i rekomandon KLD-së që brenda një afati sa më të shpejtë dhe të arsyeshëm të përmirësojë të gjitha aktet nënligjore të nxjerra prej tij, duke i përshtatur ato me ligjet bazë, siç është ligji për KLD-në, ligji “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor”, ligji “Për Konferencën gjyqësore”, si dhe ai “Për parandalimin e konflikti të interesave”.

Pas prezantimit të raportit të komisionit hetimor, kryeparlamentari Ilir Meta informoi deputetët se dy anëtarët e KLD-së të propozuar për shkarkim, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj, janë njoftuar zyrtarisht nga Kuvendi për të qënë të pranishëm në seancën e sotme dhe për të shprehur qëndrimet e tyre. Por, tha Meta, ata kanë refuzuar të paraqiten. /gj.k/

30 komente në “Kuvendi shkarkon Elvis Çefën dhe Lulzim Lelçajn nga KLD”

  1. . says:

    Bravo …
    tani e ka rradhen presidenti-sakat dhe dorac i kriminelit Sali Berisha.

    1. indrit says:

      Hajt me kembe te mbare tani pasuesit e tjere si psh flamur kapllani shkolle me korespondence perfundon ne KLD e tjere pas…

      1. beni says:

        Hajde mos bej derr derr kot ti tani, ke 20 vjet qe rri si klysh duke mos fol asnje llaf tani na u merziske, sa mir qe se zgjatet me kto 2 maskarenj qe benin dhe si murgesha.

        1. boli1 says:

          Po imagjino pra, presidenti loder, kreshniku ka qene aty kto te tjeret merri me leng, imagjino si ishim katandisur ne, me kto palaco ne krye.

    2. Henri says:

      PS po been si Sala po behen diktatore do ikni shum shpejt edhe ju http://bit.do/Korrupsion-ne-KLD

      1. Pilo Lala says:

        Henri,
        Po e kuptoni qe po ju vjen flaka ne te pasme.
        Edi Rama nuk ndalet pa denuar Familjen Berisha.
        Per kete te jeni te sigurt.

    3. Arber says:

      Bukur. Keshtu duhen hequr keta maskarenj njeri pas tjetrit. Rrugecer. Dukeshin nga menyra se si folen ne komision. Palaco burra. Njerez te shitur tek serbomadhi Sali dhe te korruptuar. Keshtu i mbante te gjithe pas bishtit te tij ai. I kapte ne korrupsion dhe i kishte te kapur per koqesh.

    4. adrin says:

      BRAVO JU LUMTE. TANI RRADHEN E KANE QE TE SHKARKOHEN AI FLAMUR KAPPLANI , SI DHE AI NESHAT FANA AVOKATI I BERISHES, SI DHE TE TJERET TE GJITHE ME RRADHE.
      JO VETEM KAQ KETYRE DUHET TU DERGOHET DOSJA ME SHKELJET E KONSTATUARA NE PROKURORINE PERGJITHESHME QE TE FILLOJE NDJEKJA PENALE PER SHKELJE TE LIGJIT SI DHE PER ABUZIM ME DETYREN, NDRYSHE ATA DO TE KERKOJNE QE TE KTHEHEN PRAPE NE DETYRA SHTETERORE.
      PERSONA TE TILLE ABUZUES ME DETYREN DHE TAKSAT E SHTETYIT NUK DUHET TJU LIHET ASNJE E DREJTE QE TE KTHEN ME NE DETYRE.

    5. ivani i madh says:

      JO DORACI PO SAKATI DHE MANIKINI I KRIMINEL BERISHES QE EDHE PSE E DI FUNDIN E TIJ PRAPE POREZISTON ME KETE MAZHORANCE TE MESHTE

    6. shqip says:

      se mos e bejne si gjata i kushtetuses. qe edhe i shkarkuar edhe shkonte ne zyre. apo ajo xhuka me bushatin qe nuk i bindeshin komisioneve parlamentare. nejse, nje zgjidhje e kane. tani qe pederet kane nje godine me te madhe, te dalin nje here andej nga shqupi. ku i dihet ka ngel ndonje vend pune edhe per keta mavrinjte e kld. amanet jarin. se e kemi merak jo per gje. ore po e keni menduar mire kete punen e cefes? po kush do i drejtoj mbledhjet tani, gjini i plepave ? me duket se ja beme vetes. hahaha. o gjin, sa me fat je mor shpellar. do na bahesh i madh mor zhin. per ni men e kom. yyy rrace talebanesh me gjithe sale e bashare.

  2. Bjorni says:

    Sa mire keni bere me ato te 2 se shume e zgjatet, filloni tani avash avash e na pastroni dhe gjykatat se hall i madh jane dhe ato.

  3. canadian says:

    Keta edhe kur votojne ne menyre te fshefte kane frike se mos i kane bere gje sistemit eletronik dhe i pergjojne si votuan.

    1. Kanadezi says:

      Per ate ishte mjeshter Saliu!

  4. Kanibali says:

    Iku shpellari Cefaj, cofi

  5. jam arber says:

    kjo eshte nje deshmi e qarte qe fijet e mafjes se plakut qelbesire po priten nje nga nje, po i vjen fundi…

  6. gjinesha says:

    Tani e ka radhen sakati ushtar i SB dhe gjiniiiii.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Do dali Sali Gramafoni s’rri ai.. Ja gati e keni, i skuqur ne fytyre te filloj teorite e tij komike..

  8. LORA says:

    Qofte i mbare ky fillim,,,dhe me shpejtesi te shtuar spastrimi imetejshem ne drejtesine e korporates kriminale “gjin gjoni”.

  9. Rroku i Druve says:

    Absolutisht radhen e ka kapter-kambale Nishani, AKSIDENTI ME I RENDE, TRADHETIA ME E LARTE E IDEALEVE DEMOKRATIKE TE POPULLIT TONE, nga Sali Rame Berisha, perversiteti me i pashembullt. Qe edhe me leter me bir te ishte bere, me siguri, do te behej ndonje “hile” vetem qe atij te mos i binte zgafella presidenciale.
    Nuk e vini re sharlatanizmin e tij te diteve te fundit: PERDAFI qe po i jep ngjarjeve e figurave te PD-se ose afer saj (sherbetore te saj). Lulzim Basha: Ministri me i mire i jashtem?! Deko andej e dekoro kendej, mos shko ne ngjarjet e 70 vjetorit te clirimit dhe shko te terroristet (sipas konceptit te sotem) te Postribes.
    Ky kapterr, sherbetor me i keq se PREMTI I ROBINSON KRUZOSE, e ka neveitur jeten politike sociale te vendit, saqe ka prekur fundin. Kundervenia e tij e hapur ndaj magiorances eshte sherbimi me i fundit i tij, nje sherbim pervers. Budallai i pari vrapoi te priste futbollistet pas Beogradit.

  10. Jari says:

    Ne boten shqiptare lajmi i mire zakonisht eshte lajm i keq per dike. Elvis Malok Cepaj pergatitu bli sapun per cdo rast. Zeni ste ndihmon dot me se si rruhet per ty.
    Kjo po qe na ben te shpresojme se dicka po behet per mire

  11. haaaaaaaahha says:

    tani NISHANI-rradha po pret,,,me rradhe ne te semes do vene…plerat..

  12. demi says:

    me NISHANIN s’ja man njeriu ser ai o TAJSON…me ta dhon nji me te majten te len vdek…

  13. koqo koqedhima says:

    filloi reforma ne drejtesi …

  14. festim says:

    SHKARKONI TE GJITHE KESHILLIN E DREJTESISE, TE GJITHE JANE PISA.

  15. demi says:

    …jau rregullon mire qejfin JARI ju tashti…se deri tashti keni pas peshen pupel…JARI po, qe o peshe e ronde…

  16. aaaa says:

    O Demo, me shkrive gazit, ha ha ha ha .

  17. Tani ju qè jeni nè Tiranè shikoni sa herè nè ditè do tè shkojè sala te Nishani pèr tè thurur komplotet ndaj Ramès,me siguri do tè dègjoni diçka tè re nga zakoni i vjetèr,sepse po e ndjen qè u ça rrethimi,po futet uji aty ku duhet tè ujitet e tè plehèrohet drejtèsia e kalbur nga myku i tè korruptuarve dhe kriminelève tè regjimit salush satrapit.Cefa e Lelçaj jane miushèt e vegjèl tè tjerèt vijnè pas,qoftè rrugè e mbarè pèr kuvendin.

  18. Lora says:

    Amanet Ken Dhimen plehren e vlores

  19. treporti says:

    Neser Nishani niset per Bruksel do qahet ke nondaja Doris Pakja

  20. Koco says:

    Mirnjohje grupit hetimor parlamentar, per punen shume serjoze e ligjore te bere ne clirim te sistemit te drejtesise . Eshte fare e qarte dhe e kuptueshme se “Peshku qelbet nga koka ” po kjo gjendje eshte kriminale , ne se shikon qe keta monstra te cilet per veprimtari penale e kriminale,jo qe nuk jane nenshkuar , por jane promovuar ne maje te Piramides te pallatit, jo te drejtesise, por realisht te krimit e korupsjonit shteteror . Urojme qe ky te jete nje fillim i mbare per venjen e drejtesise ne binaret e ligjit , detyrimisht te gjykohen keta e Gjonet e Markagjonet_”Berishajt ” dhe te konfiskohen keta plehra qe erdhen nga shpellat pa breke dhe u bene Miljardere dhe Cifligare keta moramane ? anti shtet e anti shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje