Dy të rinj kanë gjetur vdekjen, ndërsa tre të tjerë janë plagosur, në një aksident të rëndë të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Mësohet se viktimat e këtij aksidenti të rëndë janë Taulant Qeleshi dhe Erjon Ago, ndërsa të plagosur kanë mbetur Nikolin Misha 24 vjeç, Kristi Sheshimi 21 vjeç si dhe Vasil Shara.
Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Drithas në komunën Libonik, ndërsa automjeti tip ‘Mazda’ me targa AA679IS me të cilin udhëtonin personat ka rënë nga një urë, duke përfunduar në një kanal.
Policia thotë se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe, ndërsa dyshohet që të aksidentuarit të kenë konsumuar edhe alkool./b.l