Partia Demokratike e cilëson shkelje të Kushtetutës dhe kapje të drejtësisë për interesat e grupeve kriminale dhe korrupsionit shkarkimin e dy anëtarëve të KLD nga Kuvendi.
Deputeti Eduard Halimi ka deklaruar se ky është një hap alarmues i dyshes Rama-Meta për të kapur drejtësinë.
“Dyshja Rama-Meta hodhi sot një hap alarmues drejt kapjes së drejtësisë, duke ndërprerë në kundërshtim me Kushtetutën mandatin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Nxitimi për të shkelur Kushtetutën e për të vënë nën kontroll Drejtësinë lidhet me nevojën që ka mazhoranca, të inkriminuarit e saj, që të mos kenë problem me ligjin, që të fitojnë pandëshkueshmëri për veprimtarinë e tyre kriminale dhe për korrupsionin.
Edi Rama dhe Ilir Meta po bëjnë shkarkimet e paligjshme në drejtësi dhe emërimet e militanteve të tyre, me deputetë me të kaluar kriminale, që vetëm pak ditë më parë morën në mbrojtje një kriminel të kërkuar nga policia, duke e strehuar në makinën e tyre”, tha Halimi.
Deputeti demokrat i ka bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese që të shqyrtojë sa më parë këtë çështje. Po ashtu i bën thirrje edhe faktorit ndërkombëtar që të reagojë dhe të shikojë se njerëzit e krimit vendosin të shkarkojnë anëtarët e KLD.
“I bëjmë thirrje Gjykatës Kushetutese të shqyrtoje sa më shpejt çështjen e ngritur para saj. I bëjmë thirrje çdo gjyqtari të kësaj gjykate, dhe gjithë sistemit gjyqësor: Mos u gjunjëzoni para presionit të krimit dhe mafias së veshur me pushtetin qeverisës.
Partia Demokratike i bën thirje sot gjithë faktorit ndërkombetar të hapë sytë para asaj që po ndodh në Parlement ku njerëzit e krimit vendosin të shkarkojnë antarët e KLD, njerëzit që qeverite e tyre kërkojnë t’i ekstradojnë, dënojnë sot anëtarët e KLD dhe kërkojnë të marrin kontrollin, kërkojnë të marrin KLD, Shkollën e Magjistraturës dhe gjithë sistemin e drejtësisë”, tha Halimi./gj.k/
Or halim supa si u tha rama,nuk keni pare gje akoma?nje nga nje petet lakrorit!
Do vije dhe radha juaj qe te qerohet ky vend nga pleherat si ju!
Ky eshte komplet dick head. Kuptohet ne vende normale nuk shkarkohen anetaret e KLD, por behet fjele per Afganistanin ketu more Halim mortja. Po jua thote gjithe bota 24×7 qe e kemi drejtesine te kriminalizuar. Ju ka dale nami edhe ne Afrike.
Vetem dy shkarkime jane pak per ta cmontuar ate hale qe quhet kld dhe udheheq drejtesine e dhjere shqiptare.Ata duhen futur te gjithe ne burg,kurse jarin duhet ta lene te beje rreshtore duke recituar veprat e xhaxhit ,sic bente kur ishte komunisto enverist dhe pedagog i ri ne shkollen e bashkuar kurse tani eshte gati tua haje me dhembe gjithe komunisteve,si antikomunist i fresket qe eshte.Do na rruaje jarin ai dhe te gjithe ata si ai.
pse qeka shqetesuar kaq shume Halimi, po cfare beri ai kur ishte Minister i ka parasysh, njerez qe i mesonte te blinin diploma tek kristali i punesonte, dhe ky duhet te hetohet si punoi si Minister i drejtesise, duhet te dalin te gjitha shkeljet qe ka bere, duke emeruar notere me lopate, kishte shkuar cmimi per tu emeruar noter me shume se 100 mije euro, per mos folur per emerimete gjyqtareve si dhe shkeljet e tyre qe Halja i bente me urdher partie,
E djathta ngaqe i ka siguruar me poshtersit e Berishes keto pozicione kyce pune hakrrehet se Rilindja nepermjet rreformes po i’au heq dhe nga gjithe ky siklet i turret dyshes Meta&Rama se duan te kapin drejtesine.Ne nji kohe qe Rilindja ben histori ne prezencen e syve europiane.Asht koha per te mos humbur kohe me perfundimin e rreformave kerkese kjo e detyruar nga BE.
I ben thirrje bashkesise nderkombetare ky . Ata jane qe kerkojne shkarkimet me ngulm .
Z.Halimi mos e merr me kaq revan ti ishe nje Av ne province erdhe ne Tirane zv.minister me pas u bere minister i Drejtesise e vetem drejtesi nuk bere Ti mendon se i gjithe sistemi i drejtesise i kapur nga ish kryeministri duhet te vazhdoje te jete i kapur prej tij per te livadhisur ai dhe te gjithe ju bashkpuntoret e tij pa ju hyre gjemb ne kembe .Pse nuk shkuat sot ne kuvend per te mbrojtur Cefen etj. por i late ti gjykoje veprimet e tyre vetem shumica parlamentate.Ne KLD jane te perfaqsuar te gjithe faktoret nga sistemi i drejtesise .Perfaqsuesit e parlamentit nuk kane dashur tja dine per te pasi ata kane bere ate qe i ka diktuar dhe vazhdon ti diktoje Berisha duke shkelur ligjin, si mendon ti Halimi se keshtu do ti sherbesh ti vendit tend duke share e dale per dite ne TV, neqoftese ke fakte per te thene se ky e ai jane te inkriminuar coji ne prokurori denoncimet tuaja .Mjaft me keto nuk behet keshtu opozite , asnje vend ne bote nuk ben kete opozite qe beni juve me partine tuaj jeni bere turpi i kombit .E keni lene vendin te shretuar dhe te vjedhur mizorisht dhe me nje sistem drejtesie te mjeruar dhe tani kerkoni te beni pergjegjes per keto poziten qe ka nje vit qe ka ardhur ne pushtet.Si kujton ti more njeri i stisur se drejtesia do te jete e mvarur nga Berisha dhe jo nga ligji .Mbylle gojen dhe mos dil me ne TV se nuk di se cfar te flasesh dhe te degjohesh , je konsumuar i teri, vetem reklama e supees te ka mbetur per tu mbajtur mend thuai ta publikojne here pas here te pakten te qeshe populli me reklamen tende si minister i Drejtesise detyren qe te eshte besuar si deputet po e shperdoron dite per dite mandatin qe ke marre per te bere kete detyre e ke marre te jeshe ne parlament per te bashkpunuar me poziten per te miren e ketij vendi.
Keto jane fjalet e Sales ne goje te Hales.Pse nuk e din mbare populli dhe nderkombetaret se si e katandiset ju drejtesine ,ne organin me te korruptuar dhe me te kalbur,ku ti llapaqen ke pjesen tate te krimit.Mazhoranca ta zhduke nge thelet kupolen e krimit ne drerjtesi dfhe te rrasdin mren ty se e ke hak mer katunar pa toke qe erdhe ne Tirane dhe u bnere pronar .
Mos i duken gjë të pavarur këta të dy halimit? KLD-ja duhet shkarkuar që nga presidenti, që është ushtar i bindur i Berishës, qê e shkatërroi këtë vend dhe që do një kohë të gjatë që të rregullohet.