Qeveria shqiptare synon t’i japë zgjidhje përfundimtare çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave në Shqipëri.
Për këtë, Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nisën procesin e konsultimit me grupet e interesit për hartimin e reformës ligjore dhe institucionale të AKKP-së.
Zv.ministri i Drejtësisë Idlir Peçi theksoi në fjalën e tij se tashmë kemi një plan veprimi të hartuar nga qeveria për reformën në AKKP në prill të këtij viti, plan i cili ka marrë mbështetje politike nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës.
Sipas tij, për hartimin e reformës ligjore dhe institucionale të AKKP-së, do të merren në konsideratë edhe sugjerimet e grupeve të interesit. Si hap të parë për ndërmarrjen kesaj reforme, ai renditi inventarizimin e dosjeve si dhe nxjerrjen e një fature financiare për kompensimin.
“Vetëm pasi të kemi arritur të nxjerrim këtë faturë financiare, e cila ka munguar për 23 vite me radhë, do të mund të nisim hartimin e formulës së kthimit dhe kompensimit të pronave”, tha Peci.
Kryetarja e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Sonila Qato theksoi se realizimi i një refore ligjore në ketë fushë me qëllim kryesor përmbylljen e procesit të kthimit të pronës, si dhe krijimin e një mekanizmi efektiv kompensimi, si premisë për zhvillimin eknomik, është një nga prioritet e AKKP-së.
Konkretisht, tha Qato, po punojmë për nxjerrjen e faturës së detyrimit që shteti u ka pronarëve.
“Kemi ngritur dy grupe pune që po punojnë për evidentimin e tokës shtetërore që mund të përdoren për kompensim fizik”, deklaroi Qato, duke shtuar se njëri grup, do të dorëzojë në fund të këtij muaji në qeveri gjetjet për fondin e kompensimit fizik.
Në vijim ajo bëri të ditur se paralelisht po punohet edhe për thjeshtimin e procedurave të kompensimit.
Qato theksoi se deri tani është bërë e mundur skanimi i të gjitha vendimeve të arkivuara në AKKP. Në kë kuadër ajo tha se u realizua regjistri themelor i vendimmarrjes në kthimin dhe kompensimin e pronave nga viti 1993-2014. Sipas Qatos, ky regjistër u përfundua dhe u publikua on-line, ndërsa ka nisur edhe konsultimi publik i këtij regjistri me qëllim plotësimin dhe saktësimin e informacionit.
“Është finalizuar procesi i krijimit të regjistrit të vendimeve për kompensim të inventarizuara të ndarë sipas kategorive të tokës, regjister ky që do të na ndihmojë në përgatitjen e një skeme të drejtë dhe reale në zbatim të vendimit të Gjykatës së Strasburgut për të eliminuar shkeljet e konstatuara nga kjo gjykatë”, deklaroi Qato.
Edlira Jorgaqi, drejtore e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, bëri një analizë të legjislacionit në fuqë në fushën e pronave. Sipas saj, të drejtat e pronësisë kanë kaluar përmes një porcesi dinamik.
“Ekzistojne 16 ligje që rregullojnë fushën e pronës, ndërsa janë mbi 30 vendime të Keshillit të Ministrave”, theksoi Jorgaqi. /gj.k/
Kthimi i prones,ky eshte problemi madhor i shqiptareve e jo nje top futbolli i shoqeruar nga nje cop rrecke i big Albanias…………………………
hajdutet e djeshem dhe te sotem te politikes nuk kane si te kthejne token ,kjo corbe u seviret njerzve te vjedhur koke e kembe,ndersa hajduteve i cohet certifikata e pronesise ne shtepi nga ushtaret e partise shtet hajdut vetem ne shqiperi ka ndodhur qe prona te vidhet ne mes te dites me ndihmen e shtetit demokratik,ne asnje vend tjeter te rajonit,por rendesi eshte qe jemi krenare si shqiptare
hajdutet e djeshem dhe te sotem nuk mund ti kthejne pronen shqiptareve
hajdutet e djeshem dhe te sotem nuk kane si kthejne mallin e vjedhur eshte e provuar boterisht,ky eshte vend hajdutesh dhe sa mire me qen shqiptar i vjedhur
Tfg nuk le nje lajm te boeri ne toke..e me ne gode komentin ti…
Do ju ndihmoj z. Qato por kete rradhe duhet te me degjoni. Z. Lame me nderhyrjen time dhe te Kryeministrit arriti te beje nje gjysem ligj se nuk e lane te me degjoje deri ne fund. Juve nuk u bete e gialle, nuk komunikuam dhe ligji i pronave mbeti sic ishte i pa zbatueshem. Une vazhdoj tu pres por me njerez qe vleresojne ceshte bere deri me sot per pronat si dicka positive o dinamike, nuk mund te bashkepunoj
Me pronaret e ligjeshem esht abuzuar shume,eshte mashtruar shume dhe me e renda me ane te mashtrimit esht vjedhur padrejtesisht kjo kategori.Pse them vjedhur sepse me ligjet e saliut kerkova dhe un sipas tapive qe disponoj 4ha toke ne 5 vende te ndryshme fatura financiare me shkoj reth 100000mije lek te reja dhe dosja myket ne tirane ka kaq vite.Per vehte nuk u trajtova me toke se u harova nga komisioni se nuk ndodhesha per momentin kisha emigruar.Aktualisht banoj aty po pa toke kam vetem shtepine ne emrin tim dhe 4 ha me karta per kompesim.Me qeverin e pare u mashtrova te pakten kjo qeveri mos tallet me.Mendoj se venija e nje takse te lehte perfituesve te ligjit 7501 qe ia u fali saliu do ish krijuar nje fond i kosiderushem per kompesim dhe as kush nuk do ta kundershtonte ashtu sic nuk e kundershtuan qytetaret pagen e shtepive se qe e perballueshme.Kjo nuk u be le te shpresojme te behet tani por ky problem kerkon afate ashtu si kerkon shteti afate per shum fatura dhe paguajm kamat vonesa.Me pordhe u velem nga qeveria e rezuar.
Z. Qato une do ju ndihmoj nqs ju do te beni nje ligj te arsyeshem
Ju nuk duhet te beni si miku juaj Lame vetem gjysem ligji legalizimesh se nuk e lane. Ju mund te keni ndihmen time kur te kuptoni se ligjet per pronat deri me sot jane antikushtetues