Partia Demokratike vijon akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me aksionin e ndërmarrë nga INUK për prishjen e ndërtimeve pa leje në hapësirat publike.
Deputetit Keltis Kruja në një konferencë për mediat denoncoi standartet e dyfishta të INUK-ut që prish ndërtimet e të pamundurve dhe lejon ndërtimet e klientelës së tij
“Prishjet selektive të ndërtimeve nga Edi Rama, po lënë pas jo vetëm gërmadha e varfëri, por po nxjerrin në dritë pabarazinë e qytetarëve.
Kjo padrejtësi është revoltuese e nuk mund të fshihet.
Në zonën përballë maternitetit të ri, fadromat e Edi Ramës kanë bërë hi shumë ndërtime. Po si ka mundësi që nuk preket shtesa e vëllait të Koco Kokëdhimës, e cila ka zënë 1 metër e gjysëm trotuarin ku duhet të kalojnë qytetarët.
Në rrugën Mine Peza, fadromat e Edi Ramës kanë shembur dyqane e njësi me të cilat ushqehen familjet. Por ka mbetur në këmbë si provë e lidhjeve politike, ndërtesa Kryetarit të Partisë Socialiste për njësinë 10.
Zonën e Don Boskos, Edi Rama e ka përdorur për të bërë propagandë me prishjet që po bën. Po si shpjegohet që nuk preket lokali i Drejtorit të Personelit në Policinë e Shtetit, Xhevahir Karaj. Kjo foto është akuzë. Karaj është i paprekshëm pasi njihet edhe si donator i Partisë Socialiste në zgjedhje.
Në Kombinat, është një lokal në mes të rrugës, në mes të lulishtes. Kuptohet nga emri se kush e ka. Quhet Dako Kafe dhe e zotëron djali i xhaxhait të Kryetarit të Bashkisë së Durrësit. Prishjet selektive të Ramës e kanë kursyer. Ja fotoja e këtij ndërtimi, dëshmi e standartit të dyfishtë të Edi Ramës.
Po në këtë zonë, në mes të hapësirës publike gjendet kjo ndërtesë e madhe që ka zaptuar lulishten. Pse lejohet kjo nga Edi Rama?!! Se i përket një funksionari të lartë të INUK”, theksoi Kruja.
Sipas tij, INUK-u i Edi Ramës sigurisht nuk mund të prishë pronat e veta, të miqve të Kryeministrit, të funksionarëve të Partisë Socialiste, të klientelës qeveritare.
“INUK është kthyer në një bandë zuzarësh që vepron sipas urdhërave politike të Edi Ramës. Ne do të jemi në krah të qytetarëve të vendit dhe i ftojmë ata të përdorin cdo mjet për të kundërshtuar dhunën qeveritare ndaj të pamundurve, dhe paprekshmërinë për ata që kanë lidhje me Kryeministrin”, u shpreh deputeti demokrat.
Nuk i prish INUK,hajde i prishim ne,mjafton na thoni dhe sqaroni mire se e bejme ne kete pune dhe e bejme shume me mire se keta te INUK
plotesishte dakorte. po i shohim me syte tane. ne vlore u prishen shtepi e bisnese per lungo maren. karburanti i gjyqtarit nuk u preke. si ka mundesi. i pame me syte tane si shemben shtepite 70 vjecare dhe si e lane nje karburant per arsye se i zoti eshte gjyqtare. turp. ne kete rraste pd ka shume te drejte.
shyqyr qe u kujtuat te beni opozite njehere .. ky eshte roli i opozites ,
Rrofte Qeveri qe po punon ne kte drejtim.
Hapsinat publike duhet te lirohen te gjitha ne zonen e qytetit an e kan Tiranes se na u zu fryma tash 24 vjet.
Nuk ke ku kalon ne rrug prej makinve tparkume ne dy kraht e rruges.Ntrotuar karike e tavolina, tezga perimesh e perime ntoke sade. Majn oborret bosh e lan ka dy makina per familje nrruge te lagjes.
Cfaj kam una per makinen tane tme zihet rruga. Je i zoti ble makine gjej parkimin perpara o ngarazh e noborr tan o nparking. Kana kollaj kjo lene makinen rruge si lopa bajgen. Kto i msoj demokratikja kshtu po tani duhet shtet qe tjetojme te qete si njerez.
Cfare jane kto zaptusa te paftyr qe njani vjedh banken, tretri hapsinen publike e te tjeret zan rrugen me makina, tjetri vjedh korent e spyt fare, tjetri vjedh drejtsine. Ku jemi na me kto sjellje.
Kto shkelsa dun dru se jan qelbesina e vetem druni i rregllo kto se nuk kan shkolle e llogjik e as trimni e njerzillik.
Keta jane komplet idiote! Nese Inuk-u ben prishje selektive keta le te shkojne dhe te prishin pjesen tjeter. Bashkia e Tiranes edhe per kete pune eshte nese nuk e dine akoma.
Kjo Qeveri është dashur të bëjë shumë përpjekje për ta nxjerrë vendin prej bërrakës shumë të thellë dhe shumë të turbullt politike, pseudoshtetërore, policore, ushtarake, arsimore, gjyqësore, ekonomike, morale, në të cilën ishte zhytur, gjatë sulltanizmit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Prej masave politike dhe shtetërore që ka marrë dhe po merr Qeveria e sotme, mund të shihet, shumë qartë, padëshirueshëm qartë, se në Shqipërinë e Sali Berishës ishin krijuar të gjitha kushtet në të cilat mund të plaçkitej, mund të vidhej, mund të gënjehej, mund të mashtrohej, mund të dhunohej, mund të trafikohej, mund të shpërdorohej, mund të helmprodhohej, mund të vritej, pa farë pasojash! Krejt Shqipëria ishte bërë Lazarat, helmonte veten dhe helmonte Evropën me drogë dhe krejt Shqipëria helmonte veten me lojëra të fatit! Shqipëria me arsim feudal, me më shumë universitete se ç’kanë vendet prej njëzet milionë banorësh, kurse më shumë se gjysma e këtyre universiteteve prodhonim mosdije, mashtrime, krime! Në asnjë veprimtari politike, shtetërore, ekonomike, arsimore, kulturore, juridike pothuajse nuk vlenin ligjet. Shqipëria ishte bërë një sulltanat lindor mesjetar.