Anila Basha (gazetare), Gentian Sala (jurist), Bers Hado (jurist) dhe Gentian Skënderaj (ekonomist), janë katër emrat e përzgjedhur nga Komisioni parlamentar i Mediave për postin e Kreut të AMA-s (Autoritetit të Mediave Audiovizive).
Pas një votimi mes anëtarve të mazhorancës në komisionin e Medias, nënkryetari i këtij komisioni Alfred Peza bëri publik emrat të cilët rezultonin me shumicë votash. Sipas Pezës, Zylyftar Bregu (gazetar), Raif Gorana (ekonomist) dhe En Muçi (ekonomist) ishin tre emrat që kishin më pak vota.
Peza tha se 4 emrat e përzgjedhur i janë bërë të njohur edhe opozitës, e cila në bazë të ligjit për Mediat Audiovizive ka të drejtë të përjashtojë nga lista dy nga katër kandidatët.
Në mbledhjen e radhës të komisionit të medias do të zhvillohet një degjesë me katër kandidatët për kryetarine AMA-s, të cilët do të kenë në dispozicion 15 minuta kohë për të treguar se çfarë do të bëjnë nëse perzgjidhen kandidat i AMA-s.
Në rast se deputetët e opozitës do të vijojnë bojkotin, kryetari i ri i AMA-s do të zgjidhet nga deputetët e mazhroancës në seancën e ardhshme plenare. /gj.k/