Nga Owen Gibson, The Guardian*
Banderolat që glorifikonin kriminelë lufte u shpalosën haptaz dhe këngët që dëgjoheshin nga shkallët e stadiumit përfshinin edhe fjalë si “Vrit, Vrit, Vrit gjithë shqiptarët” dhe “Digji, digji të gjallë deri sa të mos mbetet asnjë’. Shfaqja e huliganit famëkeq Igor Bogdanov në turmë, u duk domethënëse nga pikëpamja simbolike, shprehje e një mungese dëshire apo aftësie mes autoriteteve serbë për të mbajtur nën kontroll me polici ndeshjen si dhe një kujtesë e lidhjeve të ngushta mes ultrasëve të Beogradit dhe tërbimit vrastar të Arkanit në rajon gjatë viteve nëntëdhjetë…
“Politikanët duhet të merren me politikë, por sporti duhet të jetë një vend vëllazërimi, që i bashkon popujt”. Kështu tha Mishel Platini në fillim të këtij viti, në një prej deklaratave të zakonshme që bën presidenti, me temën e zakonshme “sporti dhe politika nuk duhen përzierë”.
Ai drone fluturonte në mënyrë surreale mbi fushën e Beogradit në 14 tetor, duke shkaktuar grindjen e jashtëzakonshme që shpërtheu në fushë, ishte incidenti më i fundit që e bën këtë qëndrim të Platinisë të duket naiv në rastin më të mirë, dhe i rrezikshëm në rastin më të keq.
Në një sport që nuk e ka humbur aspak fuqinë për të befasuar, pamja e një drone të telekomanduar që mbante flamurin e “Shqipërisë së Madhe” – një koncept që shqiptarët këmbëngulin se nuk është përdorur asnjëherë në të folurën moderne – mbi fushë, ishte pararendësja e një gjysmë ore kaosi dhe konfuzioni, përpara se Martin Atkinson të anulonte ndeshjen.
Komisioni i pavarur disiplinor i UEFA-s, pasi ka këqyrur provat e paraqitura si nga Serbia, ashtu edhe nga Shqipëria, zgjodhi qasjen e “ndëshkimit të të gjithëve” të premten. Serbisë iu dha një fitore 3:0 në tavolinë, por më pas iu hoqën tre pikë, të dy federatat u gjobitën me 100 mijë Euro secila dhe Serbia u urdhërua të luajë dy ndeshjet eleminatore të radhës, kundër Danimarkës në 14 nëntor dhe Armenisë në 4 shtator të vitit tjetër, me duar të mbyllura.
Në mungesë të provave përfundimtare se kush ishte që e fluturoi drone-n, ky është një verdikt që duket i ashpër ndaj shqiptarëve – të cilët nuk marrin asnjë pikë nga ndeshja dhe janë minus tre gola. Vendimi do të thotë që Shqipëria, e cila i nisi eleminatoret me një fitore befasuese 1-0 kundër Portugalisë, ka tashmë 4 pikë në tre ndeshje dhe Serbia një pikë në dy ndeshje. Danimarka ka 4 pikë, Portugalia 3 dhe Armenia 1.
Eshtë e ditur që në cilindo proces pothuajse-gjyqësor, secila palë do të paraqesë provat e saj në mënyrë agresive. Por toni prej Ministrie të të Vërtetës që përdorën serbët kur dorëzuan dosjen e tyre, ku akuzonin Federatën Shqiptare se kishte orkestruar incidentin e drone-t si pjesë e një “akti terrorist” të paramenduar, ishte në kufijtë e qesharakes.
Të gjithë që kanë qenë të pranishëm kanë komentuar për atmosferën super të ngarkuar në mesin e një turme të eksituar prej nacionalizmit të nxitur qysh prej përplasjes së tyre të parë me Shqipërinë, në Beograd, në 1967-ën. E zhvilluar në sfondin e tensioneve të gjatë me Kosovën, ish provinca serbe që shpalli pavarësinë në 2008 dhe e populluar në shumicë prej shqiptarëve etnikë, ndeshja pritej të ishte një ngjarje e nxehtë. Ai tension kishte shpërthyer në një luftë në vitin 1998 dhe kjo u ndal prej fushatës së bombardimeve të NATO-s një vit më vonë, por jo përpara se 10 mijë vetë të kishin humbur jetën.
Pavarësish mungesës së palës mysafire atmosfera nuk u ndihmua aspak nga një operacion sigurie që, sipas dëshmitarëve, ishte tmerrësisht i papërshtatshëm. Gurë, cakmakë, monedha, fishekzjarre, copa muri nga tarraca dhe objekte të tjerë – në raportin e dorëzuar nga Federata Shqiptare thuhet se në terraca kishte dhe një fuci – u hodhën në fushë në drejtim të futbollistëve shqiptarë.
Banderolat që glorifikonin kriminelë lufte u shpalosën haptaz dhe këngët që dëgjoheshin nga shkallët e stadiumit përfshinin edhe fjalë si “Vrit, Vrit, Vrit gjithë shqiptarët” dhe “Digji, digji të gjallë deri sa të mos mbetet asnjë’. Shfaqja e huliganit famëkeq Igor Bogdanov në turmë, u duk domethënëse nga pikëpamja simbolike, shprehje e një mungese dëshire apo aftësie mes autoriteteve serbë për të mbajtur nën kontroll me polici ndeshjen si dhe një kujtesë e lidhjeve të ngushta mes ultrasëve të Beogradit dhe tërbimit vrastar të Arkanit në rajon gjatë viteve nëntëdhjetë.
Kur filloi kaosi pas incidentit të drone-t – teksa stjuardë, tifozë dhe policë sulmuan lojtarët shqiptarë ndërkohë që këta largoheshin nga fusha, të mbrojtur nga futbollistët serbë – fucisë së barutit i ishte dashur vetëm një shkëndijë.
Pak dyshime ka që drone surreal dhe ngarkesa e tij e ofroi këtë shkëndijë. Por sado që ne dhe UEFA të mund të dyshojmë se e ka komanduar një shqiptar, pa prova të mjaftueshme është e vështirë të dënojmë Shqipërinë për këtë. Shpështjellja e rrjetit toksik të akuzave dhe kundërakuzave në raste si ky nuk do të jetë kurrë e lehtë, por nuk është hera e parë që UEFA duket se ka mbetur shumë “stola” prapa.
Federata shqiptare pretendon se deri gjashtë futbollistë ishin dëmtuar kaq rëndë, saqë nuk ishin nëgjendje të vazhdonin ndeshjen. Serbët thonë se ofruan ta luajën ndeshjen më vonë gjatë javës, pa tifozë. Shqiptarët pretendojnë se një ofertë e tillë nuk u bë dhe në cdo rast, edhe po të ish bërë, futbollistët duhej të ktheheshin tek klubet.
Pak dyshime që të dy palët mund të kenë patur faj, por ndërkohë që Serbia do të përballet me humbje të ardhurash prej ndeshjeve pa tifozë, Shqipëria ka vuajtur dënimin më të madh sportiv.
Mes deklaratave dhe retorikës së fryrë, shanset e Shqipërisë për kualifikim në Euro 2016 kanë marrë një goditje. Po sikur Serbia të kualifikohet me diferencë golash para tyre? Dhe cfarë do të bëjë UEFA në lidhje me ndeshjen e kthimit pas 12 muajsh?
Lista e akuzave kundër Serbisë po bëhet shumë e gjatë. 4 vjet më parë një ndehsje për Euro 2012 kundër Italisë u ndërpre prej skenave të kaosit. Ka patur incidente të vazhdueshëm me klube serbë në garat europiane dhe në dhjetor 2012, ndeshja e Under-21 me Anglinë përfundoi në kaos, teksa futbollistët u sulmuan në fushë mes sharjeve raciste.
Dy ndeshje pa tifozë nuk ka gjasa ta ndreqin problemin, sidomos teksa serbët janë agresivë në mohimin e tyre. Të dy palët do të apelojnë.
Javën që kaloi u projektua një “javë e UEFA-s për t’i thënë JO Racizmit”, kujtesa më e fundit se reklamat në televizione, bluzat dhe fjalët e ngrohta janë të gjitha shumë mirë. Por deri kur të mbështeten prej vendimeve koherentë nga organi disiplinor i UEFA-s, ato nuk do të arrijnë shumë.
*Përshtatur në shqip nga Bota.al
Me ne fund nje gazetar I huaj qe thote plotesisht te drejten.
Gazetari britanik duhej te thoshte dhe dy fjale per vleresimet absurde te arbitrit britanik, mbi bazen e te cilave eshte marre vendimi.
Shame on UEFA! A pure act of Racism against Albania! Todays desicion for Serbia to win the match was wrong and politically motivated.
http://bit.do/kunder-UEFA-edhe-the-Guardian
https://secure.avaaz.org/en/petition/RESIGNATION_OF_MISHEL_PLATINI_SIGN_THE_PETITION/
PETICION PER DOREHEQJEN E PLATINISE
sa per statistike, Dukic i FSHF e mbeshteti platinine dhe i siguroi 4 vota.
ta mbajme me shendet tani dukicin dhe platinicin…
esht e drejta e me t fortit
ajo triumfon gjithnji dhe kte njef edhe europa dhe perndimi dhe ne fund te fundit kjo esht baza e demokracis si koncept : shumica fiton=i forti fiton. meqe shumica dhe me i forti jan me shum gjasa identike.
nje drejtor shkolle ne nje vend perndimor kur u hap tema e ndeshjes se beogradit qe beri lajm,me tha :epo serbija esht shtet me me pesh ,dhe me i fuqishem sesa shqipnija.shtet me i zhvillu. kjo me tingelloi si nje bicim simpatie per zhvillimin dhe sugjestion se sidoqe te jet muhabeti s ka rendsi kush esht ne faj e kush jo,fito ai qe esht me lart “si status socjal” midis shteteve. dhe derri ja qift nonen,megjithse serbija ka bo gjithate kasapan ne ballkan,statusi i saj eshte me i lart sesa ai i shqipnis ne arenen nderkombtare. ndoshta kjo i atribuoet ne njefare mase nga sjelljet perkatse te individeve te secilit nacjon neper bot,shqiptart njifen si kriminela,apo edhe fale besimit fetar,shqiptart njifen mysliman.
dhe nenteksi i opinionit te punonjsit te arsimit ne perndim ishte i qart: qe serbija do delte e fituar nga kjo dava.
dhe ashtu doli.
u habita sesi ai,njeri i shkollu dhe qe mson gjeneratat e reja dhe drejtues shkolle pra fare natyrshem e tha me nje aksepticitet normal ate fjali qe me mbet ne mendje atehere dhe tash qe u dha vendimi gjykates mu kujtu.
prandaj: doni drejtsi,doni te jeni fitimtar,doni te jeni shtet i madh me t gjith shqiptaret brenda,? zhvillohuni! ky esht morali.
se po u zhvillut,fuqizoheni dhe bota ju respekto se jua ka interesin dhe nevojen.
po te jesh shtet mallagar,gagac.shapllamak,i pafuqishem,si nji andikapat,si puna e shteteve qe bejn shqiptart,e shumta do marresh nji meshir kristjano perndimore,por jo respekt si i barabart. ne fund te fundit duhet te meritosh gjithcka. edhe te drejten,nuk mjafton ta kesh por duhet te jesh i zoti ta marresh. dhe zotsin ta jep forca te cilen e percakton niveli i zhvillimit.
s ka me romantizma
ky esht realiteti
Ke te drejte SHKA !!! Nuk kam se ca i shtoj komentit tan e as fjaleve te prof.
Qendrimet e Platinise ndaj rqcismit serb,ne rastin me te mire jane ato te nje naivi,ne rastin me te keq-te rrezikshme.Kjo sentence eshte thelbi i shkrimit te THE GUARDIAN.
HHAAHHA PO SERBINE NUK PO E PERKDHELE VETEM EU PO E PERKDHELIN EDHE ORTODOKSET SHQIPTARE ME NE KRYE DERKUCIN RAMA;I CILI ME DEKLARATAT LEMUESE NDAJ SERBISE I THA NA RRAFNI SA TE DONI SE NA JU KEMI NE GJAKE.
KUR I ULE BREGET TA FUTE GJITHKUSH ,SHQIPERIA E GJORE I KA ULUR CE MOTI DHE JA FUTE GJITHKUSH