Partia Socialiste reagon ndaj akuzave të opozitës, sipas së cilës, prishjet selektive nga INUK, po shkaktojnë një padrejtësi revoltuese.
Në një deklaratë për mediat, deputetja e PS-së Blerina Gjylameti shprehu keqardhje që opozita në mënyrë të përsëritur zgjedh të rreshtohet në krah të informalitetit, të ndërtimeve pa leje e të shkatërrimit të pronës publike në kryeqytet.
”Mjafton të shohësh bilancin e punës së INUK gjatë këtyre muajve për të kuptuar se ç’përmasa të turpshme kishte marrë abuzimi me hapësirën publike në Tiranë nën qeverisjen e Lulzim Bashës.
Plot 1400 objekte të paligjshme janë prishur deri më sot duke çliruar mbi 98 000 metra katrorë hapësirë publike, në zonën e Brrylit, Xhamllëkut, Unazës, oxhakut, Kinostudios, Porcelanit, Mine Pezës, Don Boskos e Muhamet Gjolleshës. 98 000 metra katrorë hapësirë publike, kjo është shifra e abuzimit me territorin nën drejtimin e Lulzim Bashës”, deklaroi deputetja Gjylameti.
Duke përgënjeshtruair akuzat e PD-së për prishje selektive, Gjylameti tha se në asnjë rast të vetëm nuk është lënë pa shembur ndonjë objekt i ndërtuar në mënyrë të paligjshme.
Sipas saj, të vetmet ndërtime që nuk janë prishur në këtë fazë janë ato që janë legalizuar nga qeverisja e mëparshme, duke u dhënë shkelësve të ligjit tapi për hapësirat publike.
Ajo tha se nuk është faji i INUK që vizioni i vetëm i Partisë Demokratike për zhvillimin e kryeqytetit janë ndërtimet pa leje dhe zaptimi i hapësirës publike. /gj.k/
Mjer ky popull ne dore te kujt ka rene per te qeverisur, ne dore te nje bande komuniste qe vetem mendjen e kane prishjen e pronave jo vetem atje ku i ze plani por kudo, se mentaliteti tyre eshte i tille qe per cdo gje pronar duhet te jete shteti,e ropen kete popull duke paguar faturat per legalizim duke e mashtruar dhe tani askush nuk pyet per legalizimet por o burra te shkaterrojme pronat e shqiptareve per ti kthyer ne nivelin zero, mir i behet ketij populli se edhe e dine kush jane komunistet dhe u dhane voten, binduni o njerz se komunizmi nuk e pranon pronen private, u dilni zote pronave tuaja.
Vazhdoni punen e nisur per ta bere kete vend europian! INUK ka bere dhe sigurisht do te beje pune te shkelqyer per ta cliruar kete vend nga shemtirat. Po te degjoni PD ky vend do te ngelet si Kandahari edhe per 100 vjet te tjera!