Sipas raporteve të fundit në shtypin shqiptar, Prokurori i Athinës i ka dërguar një kërkesë përbashkëpunim juridik, Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, duke i kërkuar që të marrë në pyetje 27-vjeçarin.
Gazeta greke shkruan se Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese, e cila nënkupton pjesëmarrjen e palës greke në hetimet e 27-vjeçarit, por me praninë e prokurorëve shqiptarë.
“Kathimerini” thekson se disa ditë më pare, kanë mbërritur në Tiranë dy hetues të Gjykatës së Apelit në Athinë, të cilët kanë qenë të vetmit që kanë mundur të marrin në pyetje Sinanin, por kjo në mënyrë jozyrtare dhe në prani të prokurorëve shqiptarë, por përmbajtja e këtyre dëshmive nuk bëhet e ditur.
E përditshmja greke shkruan se 27-vjeçari, pas arrestimit të tij kishte “pranuar” përpara policisë shqiptare se në korrik 2011 kishte vrarë dy persona jashtë klubit të natës “Mamacas” në lagjen “Gazi” në Athinë si dhe kishte marrë pjesë në sulmin me bombë në gjykatën e Selanikut, përgjegjësinë e të cilit e mori organizata terroriste “Komploti i Celulave të Zjarrit”.
“Me rastin e kapjes së të arratisurit nga burgu i Trikalas, Ilir Kupa, hetues të policisë greke ishin përpjekur të marrin në pyetje Sinanajn, por pa rezultate pozitive. Sipas një versioni, policët grek të departamentit të krimeve, kishin dështuar për të intervistuar 27-vjeçarin, pasi kolegët e tyre shqiptarë kishin kërkuar një kërkesë formale për ndihmë ligjore, siç ka ndodhur në të vërtetë.
Ndërkohë, sipas një zyrtari të lartë të policisë greke, Sinanaj është marrë në pyetje në mënyrë jozyrtare nga dy hetuesit nga Athina dhe ka pranuar përpara tyre pjesëmarrjen e tij në dy vrasje ende të pazbardhura njëra në zonën e “Nea Erithrea” dhe tjetra në rrethinat jugore të Athinës”, citon “Kathimerini”.
Exo oi tourkoalvanoi apo tin Elada……..
perpara se te kalojne kufirin,tu fusin dhe nje me gunga ne bithe…..o zike!
17N
Mendjen te bytha e keni , kjo nuk eshte gje e re,ne hale ju shkofte jeta….pra hurin futjani vehtes dhe kufirin tone e di gjithe BOTA..Ne duke qene pjese e EURO-AMERIKES civilizuese ,pranojme cdo njeri me emer fe apo ide te tijen-ketu ben pjese edhe kopeja juaj.. Saper kriminelet e thyersit e ligjit..duhet te marrin denimin spas ligjeve ne fuqi e jo si nee greqdhine democradhike.
Liroheni kete Julianin per nja dy tre dite, sa ti fuse nja dy kallepe dinamiti Janulles ne bythe.
Zoti Punisher.
Po pse plako pret nga nje Sinan qe per tre dite do jete ne vezhgim,kurse edhe ty identitet dhe gjak Turkoallvano ke pse nuk e ben?
Kaq karagjoz je sa ben pjese tek ata qe thone “mbameni se do ta vrase”.
bravo julo, pac fat te mbar
Po Ardi Kollozi do e marrin ne pyetje?