Tahiri-Nishanit: Presidenti rol kyç në procedimin e gjyqtarëve, s'ka nevojë për përcjellje postare

25 Tetor 2014, 23:04Politika TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i kërkon Presidentit Nishani të procedojë përmes KLD-së deri në ndëshkimin e gjyqtarëve që riciklojnë kriminelët në shoqëri, pa dhënë dënimet që parashikon ligji.

Në një reagim pas përgjigjes së Nishanit për letrën që i dërgoi pasdite, Tahiri thekson se “roli i Presidentit të Republikës është kyç, për më tepër në situatën kur KLD-ja është vënë në dijeni të këtyre shkeljeve edhe më parë, qoftë edhe nga Ministri i Drejtësisë, por ende nuk ka marrë asnjë vendim”.

Duke replikuar me Presidentit, që u mundua t’a kalonte përgjegjësinë për të proceduar gjyqtarët tek Ministri i Drejtësisë, kreu i ministrisë së Brendshme shton se “Këshilli duhet të veprojë sa më parë për të marrë të gjitha masat, pavarësisht nëse informohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, apo nga çdo qytetar”.

Tahiri nënvizion rastin e gjyqtarit të Kavajës për të deklaruar se ndryshe nga sa pretendon Nishani, nuk ka asnjë reagim nga KLD-ja edhe për raste flagrante të denoncuara publikisht më herët.

Do të mjaftonte rasti i gjyqtarit Osman Aliu, i cili liroi në sallën e gjyqit përdhunuesin e një të miture, rast që i është bërë me dije Presidentit të Republikës në cilësinë e Kryetarit të KLD-së, ashtu siç i është bërë me dije KLD-së nga Ministri i Drejtësisë, e për të cilin nuk është marrë ende asnjë masë, për të dëgjuar sirenat e alarmit që qytetarët u bien përditë. Është edhe loja përcjellëse e përgjegjësive, ajo që deri sot ka prodhuar këtë situatë skandaloze, ku drejtësia blihet dhe shitet si mall tregu për më të fortin e më të pasurin. ‎Ndaj më shumë se përcjellje postare, veprimi aktiv dhe në kohë, jo vetëm me përgjigje publike, por me marrje masash konkrete, është ajo që presin qytetarët”, thuhet në reagimin e ministrit të Brendshëm.

 

11 komente në “Tahiri-Nishanit: Presidenti rol kyç në procedimin e gjyqtarëve, s’ka nevojë për përcjellje postare”

  1. populli says:

    Cfare ti kerkosh ketij te ashtuquajtur president? Ai eshte bere pale me krimin dhe keqberesit.

  2. akrepi says:

    Pse ka Shqiperia president?

    1. askush says:

      e ka e ka edhe e ka burr zotni ?

      http://goo.gl/IUQLWJ

  3. akrepii says:

    Pse mo ka Shqiperia president?

  4. pelivani says:

    e lexon ligjin ky apo ja fut pordhes!

  5. Kuksjani says:

    Do ja percjell ministrit te drejtesis,( BRAVO NISHANLLI)
    Kure m/drejtesis kerkon shkarkimin e nje gjygjtari,NISHANLLIU THOTE:
    Po nderhyni ne kopedencat e presidentit.
    Kjo per mua eshte nje tallje BYTHE qe bene nje maskara’jo nje president’

  6. Rik Balsha sr. says:

    ANDAJ DUHESH QERUAR SI KALBESIRE

    me thiken e vullnetit popullor, sepse atyre qe u dhame voten jane me te kalbur se ti o zhberje njerezore, andaj tallesh me bytheleter kembimet mes sakatesh qe qelbesojne.

    Edhe ne vendet tokendarese te Sahares afrikane, problemet u percillen zyrtarisht te protokolluara organeve perkatese, siç duhej te beje edhe ti o kuterbues i qelbur.

    Po jot’eme e kapur duke pastruar parate e qelbura me prejardhje te piset perse nuk beri burg? Apo yt’ate me ilaçet kontrabande perse eshte akoma i lire?
    Kush jane gjykatesit qe lejuan bashkeprodhuesit tuaj, ne nje nate epshi me shi e bubullima, te gezojne parate e ndyra te kontrabandes e pastrimit te parave?

    Kur do besh publike dipllomen tende te avokatit te marre tek “shtepia e mushkajes” ne Shkoder, sepse ne Firence te zbythen si langaraq.

    Mediokriteti yt prej gangsteri te periferise se Tirones, ben po qe Bujar Mehmetet e turnit te qendrojne ne krye te rrenimit te ketij vendi per mijera vjeçare.

  7. lavirja e bulevardit says:

    ka fillu pune postier Jari???

  8. Juristi says:

    Ky Tahiri eshte jo vetem nje fashist i vogel por edhe teper injorant per pergjegjesine qe ka si minister. Turp e faqe zeze cfare po degjojme. Njesoj si ajo llacka tjeter qe vet-quhet Min. e Arsimit qe na hodhi nje video turma-nxitese plot gabime ne perkthim e pa piken e pergjegjesise qe duhet te kishte.

  9. koli says:

    Po e ben qe te dali ne televizor se e di ai qe mbaron pune vet po e ben qe te dali medemek se po pergjigjet. Nuk eshte per gje ai jo po hiqeni se nuk keni as ju gje ne terezi kshu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje