PD fton studentët në protesta: Qeveria rriti tarifat, përgjysmoi kuotat e masterit

26 Tetor 2014, 13:09Politika TEMA

Partia Demokratike, përmes koordinatorit Ervin Salianji, akuzon Qeverinë se ka pakësuar kuotat e masterit si dhe ka rritur tarifën financiare.

Për këto arsye,PD ka ftuar studentët që të protestojnë për të ndalur të keqen. Ndërsa shpreh mbështetjen për protestat, PD thekson se do të jetë me studentët në cdo lëvizje që do të bëjnë për të fituar të drejtat që u takojnë.

 “Edi Rama po u pakëson cdo ditë shanset studentëve shqiptarë duke reduktuar kuotat e masterit dhe duke rritur tarifën financiare.

Eshtë e pabesueshme se si një Kryeministër ndërhyn në këtë mënyrë në projektet, ëndrrat dhe dëshirat që kanë të rinjtë për t’u arsimuar e për t’u përgaditur për të ardhmen.

Në vend që të lehtësojë jetën e tyre akademike, Edi Rama po u bëhet studentëve barrë e papërballueshme duke ulur me 40 përqind kuotat për masterat profesionalë dhe me 30 përqind kuotat për masterat shkencorë.

Po ashtu, vendimi që ai ka marrë për të paguar 30% të shumës që në momentin e parë të regjistrimit, është një tjetër shtrëngesë e papërballueshme për studentët.

Kjo sjellje armiqësore dhe ndërhyrje brutale në rrugën që studentët duan të ndjekin për t’u aftësuar e specializuar, është e papranueshme dhe nxjerr në pah tiparet e një Kryeministri që nuk e do shkollimin, nuk e do rininë të arsimuar”, thuhet në deklaratën e PD-së. /gj.k/

6 komente në “PD fton studentët në protesta: Qeveria rriti tarifat, përgjysmoi kuotat e masterit”

  1. s says:

    fuck you …shkerdhata…

  2. Dum Baben says:

    Ky eshte ai zedhenesi i PD-se qe qan kur lexon ato qe ia shkruajne te tjeret?…Nuk ka PD-ja ndonje qafe-drejte sepse kur e shikon kete tip te shkon mendja tek ajo fjala e popullit:”Te rrime shtrember e te flasim drejt?!”

    1. solim says:

      obobooooo, kush doliiiiiii.. hahahahahhaha salianjiiiiiiiiiii, geeeeeg, meeeeek ?

  3. iliriashqiptare says:

    vazhdojne veglat e serbit te nxisin trazirat ne SHqiperi.PD eshte struktura me aktive dhe besnike e sherbimit sekret serb.

  4. iliriashqiptare says:

    vazhdojne punen veglat e serbit per te bere trazira ne SHqiperi.PD eshte struktura me aktive dhe besnike e sherbimit sekret serb.

  5. tani says:

    Hajdutet e PDs si duket kane mbetur pa para. Duan tani me te gjitha menyrat te kthehen ne pushtet duke nxitur popullin te destabilizoj gjendjen ne vend. PDs nuk i intereson gjenja e popullit; atyre u intereson pushteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje