PD diskuton projektligjin për Kodin Rrugor/ Noka: Qeveria synon të `rrjepë` qytetarët

27 Tetor 2014, 14:02Politika TEMA

Partia Demokratike ka nisur mbledhjen e Komsioneve parlamentare duke vijuar në këtë mënyrë bojkotin parlamentar.

Deputetët e PD-së së Komisionit të Ligjeve kanë diskutuar projektligjin për Kodin Rrugor në selinë e PD-së.

Sipas PD-së ky pr/ligj është ndëshkues për qytetarët dhe synon t’i “rrjepë” ata me gjoba marramendëse.

Deputeti Flamur Noka e ka cilësuar projekligjin ndëshkues.

Sipas tij Polica është angazhuar për t`u shitur drejtuesve të automjeteve jelekë dhe fikëse zjarri, për të ndihmuar kompanitë afër qeverisë që i tregtojnë ato.

“Ky pr/ligj është ndëshkues, që në mënyrën që është hartuar dhe formuluar. Flitet për kodin rrugor, ndërkohë që duhet të shiheshin dhjetëra elementë për të përmirësuar kodin, trafikun, qarkullimin dhe për të siguruar zbatimin e ligjshmërisë dhe jetën e qytetarëve.

Në këtë periudhë ka një garë midis të gjitha institucioneve të kësaj qeverie kush e kush të ndëshkojë të rrjepë më shumë qytetarët e këtij vendi. Edhe Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk kanë mbetur jashtë kësaj gare. Gjobat marramendëse jashtë çdo konceptimi, të vesh gjoba në një vend që pagesa minimale është 200 euro, të vesh gjoba minimale po 200 euro.

Ky ligj vetëm lidhje me përputhshmërinë me standardet e BE-së nuk ka. Policia nuk është organ ndëshkimor për qytetarët, duhet të ishte organ ligjzbatues për kriminelët”, ka thënë Flamur Noka.

Deputeti Florian Mima tha se sa herë rriten gjobat, rritet dhe tendenca për të korruptuar. “Unë besoj se ne duhet të dalim me një rezolutë të përbashkët për të kundërshtuar me forcë këtë projektligj”, tha Mima.

Ardian Turku nga ana e tij tha se ka një amatorizëm të jashtëzakonshëm në Qeveri që mbështetet nga shumica parlamentare.

“Kam treguar se Kodi Penal është futur 5-6 herë në Kuvend, ndërkohë që ai kërkon një shumicë të cilësuar. Kjo është kthyer në modë dhe Kodi Penal, që duhet diskutuar në mënyrë të thellë, vetëm me inisitivën e ministrave hyn në Kuvend. Pra, një amatorizëm i jashtëzakonshëm. Së dyti, kam dëgjuar edhe nga vetë punonjës të rendit, se është bërë si punë plani vjelja e gjobave, që nuk duhet të kthehen pa një sasi të caktuar gjobash”, theksoi Turku.

Oerd Bylykbashi vërejti se nga ky diskutim po shfaqet qartë instalimi i një shteti policor, që vë rend përmes gjobave.

“Kemi një sjellje represive që nuk ka më shumë qëllim mbushjen e arkës së shtetit me gjoba, por me siguri për sa kohë Kryeministrit nuk i del llogaria, në fund të vitit a do të jetë edhe më represiv me gjoba”, tha deputeti demokrat. /n.d/

8 komente në “PD diskuton projektligjin për Kodin Rrugor/ Noka: Qeveria synon të `rrjepë` qytetarët”

  1. mira10 says:

    Të nxirret jashtë ligjit kjo parti që do anarki. Nuk mund të ketë qeveri paralele, kuvend paralel, institucione paralele. Kjo parti do shkatërrimin e shtetit legjitim të zgjrdhur me votë. Turp edhe pë ato media të paguara prej tyre që i ndjekin në qëllimin që PD i ka vënë vehtes për shkatërrimin e vendit.

  2. mul-muti says:

    Po ky mul muti si nuk ash ngop ende se ngreni.shko re Mul se ta ka bo cecen gati sali-kurva

  3. biri i nenes says:

    Ore Mul Noka vertet qe rroga mujore eshte 200 euro,por jeta nuk matet dhe nuk blihet me para more zoteri.Nese e ke rrogen e ulet dhe te mos demtosh tjetrin,mos kalo me semafor te kuq,ti kalon shendosh,kalon tjetri shendosh,nuk paguan asnje qindarke gjobe.Gjeni ndonje teme tjeter te beni opozite.

  4. Kritiku says:

    Nuk do te “rripen” qytetaret, me ane te ketyre gjobave, por do te ndeshkohen “rrumpallet”, “maloket”, “shpellaret”, e te tere ata qe nuk duan shtet ligjor.
    PD-ja si grupim shpellaret qe eshte, mundohet qe te mbroje rrumpallen qe ata instaluan!

  5. Daniel says:

    Te rrjepe qytetaret,apo ti disiplinoi ata .??????? Ketu ku une jetoi jo vetem 400€ por te hiqet dhe patenta per disa muaj. Beni qejf oh qytetare te Shqiperise,me anarkine qe la PD dhe qe tani gjoja i vjen keq per ju. Akoma nuk ka hyre kapitalizmi te ju, qe te flisni me vete si keta ketej. Prisni prisni….

  6. Endi says:

    Po nqs nuk e kalon me te kuq mer Mul, si do na rrjepi?

  7. jam shume dakort me ty mira 10,jo vetem te nxirret jashte ligjit po te varen armiqte e popullit ne litar,ti sekuestrohen pasurite te gjithe armiqve te popullit ngjyre pink,dhe te kthehen dhe nje here kooperativat bujqesore,po sduhet harru dhe tolloni.fuck ripjellje…

  8. Ristani (esëll) says:

    ..Ouu pse gjallë qënka ky boleja i pa zhvilluar! Ne sikur e varosëm njëherë..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje