Viktor Tushaj: Akuzat ndaj meje, nga kuzhinat që merren vetëm me intriga

27 Tetor 2014, 11:04Politika TEMA

Kryebashiaku i Lezhës, Viktor Tushaj, thotë se akuzat e publikuara në disa medie javët e fundit ndaj tij, janë shpifje dhe intriga.

Kjo, duke qenë se tashmë zgjedhjet vendore janë në prag.

Unë jam administrator publik dhe si i tillë jemi në filtrin e të gjitha institucioneve për të na monitoruar, kontrolluar dhe unë ka 8 vite që jam në krye të bashkisë Lezhe dhe KLSH ka ushtruar funksionet e veta për të kontrolluar aktivitetin e bashkisë, por edhe institucionet e tjera.

Tani jemi në prag të zgjedhjeve dhe kuzhinat nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, por vetëm të gatuajnë gjellë të tilla, me intriga, me shpifje, me opinione të paqena. Unë jam i kalitur edhe me këtë”, ka thënë ai për Ora News.

Akuzat politike vijnë nga ato kuzhina që janë të interesuara për të bërë akuza të paqena për të fituar terren për shkak të xhelozive, për shkak të asaj që ju duket e pakapshme”, tha Tushaj.

Në lidhje me rikandidimin e tij në Lezhë, Tushaj tha se kjo është në dorë të PS-së dhe LSI-së.

Në medie javë më parë u përfol se prokuroria kërkoi të arrestonte Viktor Tushaj, për abuzime me postin e tij.

Por, sipas këtyre medieve, kjo gjë nuk është lejuar nga Ilir Meta dhe për këtë arsye ka pasur përplasje me kryeministrin Edi Rama.

4 komente në “Viktor Tushaj: Akuzat ndaj meje, nga kuzhinat që merren vetëm me intriga”

  1. Bush says:

    Tusha padyshim eshte kryebashkiaku me i zote qe kemi aktualisht. Ka nje vizion me te qarte se cilido koleg i tij.Natyrisht qe xhelozite dalin ne siperfaqe kur je i afte. Pema qe ka kokrra gjuhet. Me te paaftet nuk merret kush dhe as te kercenojne me Prokurorine.

  2. Erjoni_Tr says:

    Po po.Tani qe dhe intervisten je plotesisht i besuar!
    Thuaji FLM Monikes dhe Ilirit,se pa to tani do ishe te shtepia pa qera

  3. gimi says:

    Aman se eshte turp qe flet ky edhe hajdutet e tjere te LSI -se.pse nuk thote zoteria se diten e arrestimit i ka ndenjur gjithe diten ne zyre Monika dhe ka penguar policine te kryej detyren.Pse nuk thote per padrino METEN qe i dergoi mesazh edit qe do te dilte nga koalicioni.Shqiperia nuk ka shpetim deri Sto arrivando! te zhduket banda e LSI se

  4. Hasimja says:

    Ka dal ne Ora News sepse ai tv eshte streha e hajnave.
    Te na thote pak Viktori perse u transferua prokurori i çeshtjes se tij nga Lezha ne jug te vendit!
    Qenka administratori me i mire ndersa e ka zhyte bashkine ne borxhe si askush tjeter.
    Tutje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje