Historiania angleze: Rama po paraqet fytyrën e re të Shqipërisë në botë

27 Tetor 2014, 09:55Politika TEMA

Historiania angleze Miranda Vickers, e ka konsideruar politikën e jashtme të kryeministrit Rama pozitive dhe pro-aktive.

Në një intervistë për gazetën “Dita” Vickers thotë se Rama po paraqet një fytyrë të re të Shqipërisë.

Rama ka thënë se ai synon të ketë “zero probleme me fqinjët e gjithë Shqipërisë”.

Natyrisht anëtarësimi eventual në BE është objektivi kryesor i politikës së jashtme, por Rama është realist dhe ai e di se kjo nuk ka gjasa të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Prandaj është përqëndruar në inkurajimin e marrëdhënieve të forta dypalëshe ekonomike dhe politike me vendet që kufizohen me Shqipërinë” , ka thënë historiania angleze.

Ajo ka theksuar se detyrë e kreut të qeverisë është që të fitojë respektin nga komuniteti ndërkombëtar duke u sjellë si një elementë i përgjegjshëm dhe i pjekur në një botë të paqëndrueshme.
Përsa i përket ish-Kryeministrit Berisha ajo ka thënë se ai ende mund të shkaktojë probleme dhe të pengojë zhvillimin demokratik të Shqipërisë , por duke hequr dorë nga publikimi i emrit të tij.
“Ne kemi një thënie në Angli “çdo qen ka ditën e tij” , në kuptimin që gjithëkujt i ofrohet një shans në jetë.

Berisha sigurisht që kishte shumë ditë, për fat të keq, për të riparuar dëmet që ka bërë.

Por këtë rast shprehja mund të përshtatet “çdo kalë ka ditën e tij”, për të ngordhur natyrisht”, është shprehur ajo për gazetën “Dita”.

Vickers nuk ka lenë pa komentuar as incidentin që ndodhi gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd ku i ka konsideruar tifozët serbë si përgjegjës për dhunën e ushtruar dhe personin që ngriti dronin si provokator.

Në të njejtën kohë Miranda Vicker e cilësoi si të rëndësishme vizitën e kryeministrit Rama në Beograd ./n.d

2 komente në “Historiania angleze: Rama po paraqet fytyrën e re të Shqipërisë në botë”

  1. Xhevo says:

    Po kete shprehjen zero tolerance me fqinjet e kane thene te gjithe edhe kryeministrat e tjere dhe rolin e te voglit e kemi luajtur mire gjithmone, asgje te re nuk ka ne politiken e jashtme te rames nga paraardhesit e tij

    Duam me shume ndryshim ne Shqiperi, jo rritjes se cmimit te dritave

    http://bit.do/A-po-rilind-Shqiperia

  2. Ryan says:

    kjo rusty head miranda paguhet nga tony,kurse blair paguhet nga rama.
    Big bullshit,i behet popullit shqiptar me kete historiane angleze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje