Kodheli vizitë në SHBA për modernizimin e FA dhe zhvillimin e operacioneve të përbashkëta

29 Tetor 2014, 16:31Politika TEMA

“Modernizimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe zhvillimi i operacioneve të përbashkëta”, ishin në qendër të takimeve që ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli po zhvillon në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministrja Kodheli në ditën e parë  të vizitës hapi bisedimet dypalëshe në fushën e mbrojtjes të cilat përcaktojnë themelin dhe perspektivat e zhvillimit të bashkëpunimit në dy vitet e ardhshme, sidomos në fushat e reja siç është modernizimi i FA të Republikës së Shqipërisë, zhvillimi i operacione të përbashkëta etj.

Më herët, ministrja e Mbrojtjes Kodheli zhvilloi një takim me shefin e Shtabit të Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, gjeneral brigade Mike Grant të cilin e falënderoi për ndihmën dhe kontributin që kanë dhënë deri tani për Forcat e  Armatosura shqiptare, duke veçuar sidomos arsimimin dhe trajnimin e 24 oficerëve të rinj shqiptarë në Shkollën e Përgatitjes së Oficerëve në Nju Xhersi dhe kërkoi që ky program pilot të kthehet në një program të vazhdueshëm.

Ndërsa, gjeneral brigade  Grant vlerësoi bashkëpunimin midis Gardës së Nju Xhersit dhe FA shqiptare dhe theksoi se bashkpëunime të tilla janë shumë të rëndësishme për të dy palët jo vetëm për shkëmbim eksperiencash, por njëkohësisht i shërbejnë edhe të ardhmes, duke krijuar miqësi të forta e të qëndrueshme.

Ministrja Kodheli dha një leksion në Këshillin e Atlantikut ku foli mbi ndikimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor të kërcënimeve në pjesën Lindore dhe Veriore të kufijve të Aleancës. /gj.k/

5 komente në “Kodheli vizitë në SHBA për modernizimin e FA dhe zhvillimin e operacioneve të përbashkëta”

  1. Bartolomeu says:

    Mos beni show po armatosni ushtrine se jemi katandisur si çete vullnetaresh. Ku jane forcat airore qe jane katandisur si partulle luftimi insektesh ? Ku jane Apachi, F16 ? Ku jane radaret ? Tanket, raketat ? Ku eshte Armata detare ?
    Lerini pordhet po beni ushtri. U beme kaq vjet ne NATO dhe akoma me sepata e hanxhare

  2. nili says:

    Po ka lezet me kte ministre jo me ate pleren qe ishte qe i leshonte helikopterat e ministris per videoklipe te zajmines, turp e faqe e zez, dhe ka moral te dal dhe te flasi dhe me pas.

    1. roni says:

      Bravo zonja ministre se kemi nevoj sidomos ne kto situata kur serbi e greku po krruhen si shume nuk mjafton vetem te kemi mbrojtjen e amerikes e te turkut etj etj po duhet te jemi dhe vet ne rregull

  3. Artani says:

    Bravo zonja kodheli. Shume dinjitoze.

  4. Alba says:

    Je me e mira. Na krenon me prezencen tende atje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje