Gjendja financiare e bashkive dhe komunave/Qeveria do të kontraktojë një kompani të huaj për auditimin

29 Tetor 2014, 13:18Politika TEMA

Qeveria do të kontraktojë javën e ardhshme një kompani të huaj për të vlerësuar gjendjen financiare të bashkive dhe komunave të vendit, i cili do të përfundojë para zgjedhjeve vendore të vitit 2015.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Ligjeve në lidhje me progres-raportin e Komisionit Europian.

Ministri Çuçi tha se në një 20 vjet nuk ka pasur asnjë vlerësim financiar të tyre, ndërsa shtoi se prej muajit maj është ngritur një grup i posacëm ekspertësh për strategjitë e reformimit të qeverisjes vendore.

Referuar ndarjes së re territoriale, Çuçi tha se brenda këtij muaji në Kuvendin e Shqipërisë do të depozitohen amendimet për ligjin e ndarjes së re administrativo-territoriale të vendit.

Ai tha gjithashtu se shpenzimet buxhetore për pushtetin vendor me hartën e re territoriale do të rriten në masën 2.7 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Duke u ndalur tek raporti i KE-së, Çuci tha se ai vlerëson rolin e koordinatorit kundër korrupsionit.

“Jemi në plan konsultimi me të gjithë aktorët”, u shpreh ai.

Deputeti Majko deklaroi gjatë mbledhjes se Reforma Territoriale përbën revolucion me të mirat dhe të këqijat e veta.

Progres Raporti, i publikuar më 8 tetor në Bruksel, vlerësoi arritjet dhe reformat e realizuara deri taninë Shqipëri duke e vënë theksin tek nevoja e thellimit të luftës kundër krimit e korrupsionit, te reforma në sistemin gjyqësor dhe te rivendosja e një dialogu politik të qëndrueshëm mes maxhorancës dhe opozitës. /gj.k/

1 komente në “Gjendja financiare e bashkive dhe komunave/Qeveria do të kontraktojë një kompani të huaj për auditimin”

  1. patllakja says:

    Fillojeni i çik auditimin nga bashkia Vorë.
    … dhe do shifni sa ‘mirë’ i ka investu paret …!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje