Vjedhja në BSH, bashkëshortja e Bitrajt në prokurori: Punoja nga mëngjesi deri në darkë, kur Ardiani shpenzonte miliona

28 Tetor 2014, 20:49Politika TEMA

Njeriu i pare tek i cili u rrefye Ardjan Bitraj ishte bashkeshortja e tij, Nerida Bitraj.

ABC News publikon nje pjese te deshmise se bashkeshortes se tij, ku ajo tregon momentin kur Bitraj i tregoi cfare kishte bere dhe se kishte vendosur te rrefehej vete tek eproret e tij.

PËRGJIGJE

Unë jam vënë në dijeni të faktit se bashkëshorti im Ardian Bitraj kishte përvetësuar shuma të mëdha parash dhe këto para më tej i kishte luajtur në baste sportive, kur ai vet më ka thënë një natë përpara se të shkonte dhe të raportonte te eprorët e tij. Ka qenë një moment në shtëpi, i cili më ka kërkuar të uleash pasi kishte diçka serioze për të diskutuar me mua dhe më ka thënë që kishte marr shuma të mëdha parash nga arka e shtetit. Më tha që do të kërkoj që këtë t’ja them Guvernatorit nëse do kem mundësi ta takoj, në rast të kundërt do të flas me eprorët”

35 vjecarja tha ne prokurori se miliona euro nuk u perdoren per shpenzimet e familjes. Ndersa Ardjan Bitraj luante miliona ne baste, Nerida tha se punonte nga mengjesi deri ne oren18 te pasdites, pa bere asnje dite pushim gjate muajit korrik.

PËRGJIGJIE

Gjatë gjithë javës jam në punë. Punë të cilën e filloi nga ora 9:30 minuta e deri në ora 18 të pasditës. Kështu që gjatë muajt korrik nuk kam bërë pushim, asnjë ditë.

Bashkeshortja e te akuzuarit kryesor te vjedhjes se 713 milion lëkëve tha ne prokurori, se Ardjan Bitraj ishte nje njeri i vetmuar, pa miq dhe cdo pasdite qendronte neper lokale bastesh.

PËRGJIGJIA

Unë e dija që ai lunte në këto lloj lojrash sportive por asnjëherë nuk kam ditur se sa ka qenë shuma që ai luante. Ai qëndronte gjithmon posht tek lokalet e lagjes ku ishin edhe këto lokalet e basteve. Periudhën ku ka qenë kampionati botëror ai ka qëndruar kryesisht poshtë në lagje ku edhe shihte ndeshjet me dy çunat e mëdhënjë. Kjo i ishte kthyer  në një rutinë të përditshme pasi ishte shumë i apasionuar pas futbollit dhe kishte qejf edhe të kluante baste.

35-vjeçarja i ka thënë prokurorit se bashkëshorti nuk shoqërohej me persona të tjerë përveç nipit të tij i arretsuar tashmë Klevis Bejtja. Para prokurorit të çështjes, Nerida Bitraj ka treguar se bashkëshorti, kohët e fundit merrte mjekime për tension, por në asnjë rast nuk kishte vërejtuar ndonjë gjë të pazakonte tek ai apo të ketë parë shuma të mëdha parash nëpër shtëpi.

16 komente në “Vjedhja në BSH, bashkëshortja e Bitrajt në prokurori: Punoja nga mëngjesi deri në darkë, kur Ardiani shpenzonte miliona”

  1. 23 Qershori 2013 says:

    Genjeshtra me bisht. Ku i futi leket e vjedhura Bitraj, nuk i futi ne shtepi !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Spaska ditur gje zonja ! Ato ishin leke me thase.
    Ketu eshte nje loje e madhe qe fillon nga Fullani deri tek Bitraj e te tjere. Plehrat.

    1. LORA says:

      Epo i duhet edhe asaj te beje pjesen e saj te skenarit.Nuk e besoj kurre qe mund te jete kaq syleshe sa e ben ky informacon.
      Do te ishte me interesant nje lajm per pasurite dhe transfertat e parave,nga ana e bitrajt.

      1. miu i uritur says:

        ha ha ha car gallate burri skishte shoke ,ka hallin e bethes vet qyqja se dhe ajo venin e ka tek burri ne biruce.ne shtepine e tyre nuk kishe te shkilje se ishin paret verdalle dhe kjo na bon kurven e nershme.

    2. hetues says:

      Po c’ne ne shtepi o trap, pse do ta linte Fullani e Saliu ti merrte ai tere ato shuma per vete??!!
      Ai ka qene viktima e gjithe kesaj vjedhje, ka ngrene diku ndonje luge corbe te prishur te gatuar me kujdes nga Saliu e Fullani, dhe do ta vjelle gjithe jeten tani, duke marre me qafe si idiot edhe gjithe familjen a kalamajt e tij.
      Parate ai si i ka nxjerre, i ka dorezuar diku, prej ku i kane kaluar direkt Fullanit e Sales.
      Kete duhet te vertetoje e te gjeje Prokuroria, se ku e si u kanalizuan parate.
      Po nuk iu dha pergjigje kesaj pyetje, kjo ceshtje do mbyllet vetem me kete te vete-viktimizuarin dhe vjedhesit e vertet do ja hedhin paq me kaq!

    3. bashkorti i gruas se Bitrajt says:

      super bashkeshorte paska qene ?

      http://bit.do/bashkeshortja-e-bitrajt

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Direkt,nga banka ne kazino,me thase me lek,ka luajtur kumar !
    Leket jane shpernadre me veture, shtepi,me shtepi,ku ka dhene urdhera Fullani.

  3. LILOLABJA says:

    Aman jepini fund kesaj maskarade ,sekuestrouni shtepi e katandi dhe e shihni si i vjen memecit goja .Me ate drejtesi qe ka instaluar mostra e Viçidolit kjo” puntorja e palodhur” mendon se çdo perralle qe kjo deshmon mund ta kaloj per te vertete .Kesaj rrace te qelbur duhet tju dale me nder ju komentuesve shpirti nga bytha, qe te mos guxoje me bir kurve te tallet me gjakun dhe djersen e ketij populli .

  4. tori says:

    Kesaj duhet ti sekuestrohet e gjithe pasuria,shtepi,prona,sepse I kane shkaktuar nje dem te madh shtetit shqiptar.

  5. ALEKSI says:

    Bitraj eshte pjese e nje filmi hollivudian .Ka rol te bukur dhe te veshtire.

  6. treporti says:

    i tregon ti leket,por duhet hetues Aranit Cela.

  7. tartarini says:

    Nuk gjen me budalla se ky per te genjyer,boset e tij jane me naive se ky qe e kane instruktuar per te genjyer ne menyre trashanike!!!!!!!!
    Per kete loje te ndyre re kupoles se korruptuar shqipetare duhet te kete ndershkime te ashpra per kedo qofte,te sekuestrohen pasurite e te gjitheve pjesemarresve sidomos guvernatorit qe po na paraqitet si Pape ne kete loje!!!

  8. Mergim tari says:

    LEXOVA vetem Titulli
    SIPAS TIJ dune them qe kjo eshte tamam grua per te qene, si grate qe motif burr at BEJNE qejf dhe grate rroptohen.

  9. Pesanjosi dredh zinxhirin says:

    Aktoret komike te kesaj skene teatrale jane vete prokuroret me gjithe zedhenesit e tyre. Ne nje kohe kur hetimi i skandaleve te ketij lloji e me permasa kaq gjigante kerkon me cdo kusht nje perkushtim serioz te prokurorise per te ruajtur sekretin, ketu konstatohet se po ndodh e kunderta. Po behen publike permes mediave protokolle te hollesishme te marrjeve ne pyetje te individeve qe i perkasin rrethit familiar te denoncuesit te krimit financiar, dhe nuk kemi as edhe nje indice te vetme se ne c’stad kane arritur hetimet kunder pesanjosit te lene ne “hetim” te lire. Kesi lloj absurditesh nuk i pertyp dot njeri.E duke qene si te tilla, vetekuptohet qe kredibiliteti i ketyre lajmeve trushplarese bie nen zero.

    Sa per ate se c’tha njeri apo tjetri person gjate procesit hetimor, kjo me teper do t’i interesonte vetem atyre qe permes coroditjes kerkojne te perhapin lajme konfuze. Prokuroria apo gjykatat do t’a justifikonin plotesisht detyren e tyre vetem kur te hetoheshin pa perjashtim dhe te merrnin denimin e merituar te gjithe te implikuarit ne kete mega-skandal. Dhe pas kesaj do te mjaftonte te behej publikimi i lajmit permes mediave.

  10. emigranti says:

    Nuk e di pse del e mbron te tjeret dhe leshon burin e saj,po edhe sikur ti ken premtuar gje,para pashkshorit nuk vihet asnje per nje qe e mendo.

  11. ALBINA says:

    e ka jeten e siguruar ajo prandaj flet ashtu se dikush eshte mbrapa

  12. intriga says:

    Mos e rruani fare leket e Bitrajt i kane Rama Brace dhe Tahiri ju te gjithe ketu jeni si ai qeni i vogel qe hidhet perpjete kot pa shkak dhe mbuloni me zhurme bemat e ketyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje