Teoria e Big Bang, e cila sipas shkencëtarëve çoi në krijimin e universit 13.8 miliardë vite më parë, ishte e gjitha plani i Zotit, ka deklaruar Papa Françesku.
Papa tha se shpjegimet shkencore për fillimet e universit dhe zhvillimi i jetës përmes evolucionit, përputhen me vizionin e Kishës Katolike për krijimin.
Kreu i Vatikanit mbajti një takim në Akademinë e Shkencës ku pohoi se: “Big Bang, e cila mbahet nga shkenca si teoria e krijimit të botës, nuk bie ndesh me ndërhyrjen e krijuesit të shenjtë, përkundrazi e plotëson atë”
Papa shtoi se të krishterët duhet të heqin dorë nga ideja se bota i krijua nga rastësia. Evolucioni, ishte i gjithi plani i Zotit, u shpreh Papa.
“Zhvillimi i çdo karakteristike të çdo krijese unike, nuk bie në kontradiktë aspak me nocionin e krijimit, sepse evolucioni presupozon se krijimi i qënieve evoluon”,- citoi më tej Papa Françesku.
“Duke lexuar Zanafillën ne kemi përfytyruar se Zoti “me një shkop magjik, është në gjendje të bëjë çdo gjë”. Por nuk është kështu. Ai krijoi jetën dhe la që çdo krijesë të zhvillohet në përputhje me ligjet natyrale që i ishin dhënë secilës”, tha ai.
Kisha Katolike nuk jep më mësime mbi krijimin, ku besohej se Zoti e krijoi botën në gjashtë ditë. Tani ajo shpjegon se në librin e Zanafillës, krijimi i botës në gjashtë ditë është një alegori për mënyrën se si Zoti krijoi botën./J.H
Pallavrat e kishës që duan të lajnë m.. me sh…Gjithsesi Papa Françesku po na çudit me idetë e tij revolucionuese për kishën hermetike.
Te me falesh o Mero trimi, por aq sa je i mire per editoriale, sidomos persa merresh me saliun, aq kot i ke keta gazetaret (ose ata te ndonje medie tjeter nga mund ti marresh keto lloj lajmesh). Po pse ore kaq shpejt dilet me pergjithsime dhe konkludime ?!!!! Merren dy fjali (qe nuk dihet se nga cilat fraza, kontekste dhe tematika shkeputen, qe nuk dihen sesi jane perkthyer) dhe hopa na del se Papa hedh poshte veten e vet dhe biblen.
Bing-Bangu nuk provon evolucionin as sipas Darvinit, as sipas evolucionisteve aktuale. Shkenca po provon perdite e me shume, pikerisht krijimin e gjithçkaje. Bing bang-u eshte pjese e krijimit. “Ne e krijuam universin dhe ne e zgjerojme vazhdimisht ate”
Merni vetem nje fjali nga sa me siper : “…Ai krijoi jeten dhe la qe çdo krijese te zhvillohet ne perputhje me ligjet natyrale qe i ishin dhene seiciles…”
Shihni sa konflikt llogjik ka brenda ! Ose eshte Papa injorant shkence, ose ai qe e ka perkthyer.
Me Katolik se PAPA…Antiregjim!!!!!!
I Hapni rrugen vetes,mendjes tuaj, se te tjeret nuk pyesin per pallavrat Islamike apo Kristiane mbi Jeten…
Katolicizmi, dhe vet Papa i Ri, jane per tu pershendetur per faktin se e pranojne teorine e Evolucionit……Teori, per te cilën,nga momenti i deklarimit/publikimit nga Darvini e deri me sot nuk ka patur fakte te reja qe e ven ne dyshim ate pooooooor vetem fakte qe e mbeshtetsin dhe plotesojne….
aspak e cuditshme qe kryeqafiri te behet qafir ne fene e tij….hajde fe katolike ..hajde..”look cool”:))))
https://www.youtube.com/watch?v=rAr_kEGD0Tk
oo Pape mire qe nuk del te thuash qe lejohet te shifet porno hajde pape hajde pranon evolucionin
http://bit.do/PaPa-ben-deklarata-te-pakuptimta
“Sekret”,mos i tregoni M..o fagosit,se nuk e pranon.
Debati mes te krishtereve eshte se a jane 7 ditet 24-oreshe apo me “dite” nenkuptohen periudha te ndryshme kohore. Me shume ka mundesi e dyta, pasi dielli tek Libri i Zanafilles thuhet qe u krijua ne diten e 4tet. Dita dhe nata dhe ora s’kane kuptim per ditet e para ku s’ishte krijuar dielli. Dhe me kete llogjik as ne ditet pasuese. Zanafilla nuk eshte nje liber shkence, por pershkrues per nje audience te 14 shekujve para Krishtit.
mono besoj se e njeh robin hudin??
e kështu o mono ka një barsaletë për të!!
ai me grupin e tij,në pyllin e shervudit,i del në pritë një karvani tregëtarësh!tregëtarët kur e panë dhejnë në brekë!na iku malli thanë!
POR ndodhi një diçka e veçantë!!
robin hudi ju thotë:-sot nuk do të grabis,kam dalë për të blerë!
kështu tregëtarët shpalosin stofrat dhe ai zgjedh ndërmjet tyre!!
kërkon të blejë kaq e aq metra për llojet që kishte zgjedhur!tregëtarët nxjerrin metrat për të matur!!
a,a,a,a-thot robin hudi-litëll xhon sill metrin tonë!!
litëll xhoni pret një degë të hollë peme nja 5 metra të gjatë dhe me të fillojnë e masin stofrat!!
-një metër,dy metra,e kështu deri sa mbaruan blerjet!!
bënë pagesën dhe robin hudi pyet tregëtarët:-a jeni të kënaqur??
tregëtarët i përgjigjen:-sipas vëndit?!jashtëzakonisht!!
kështu mono!!
kjo është një arritje,pas atyre të ’99 kur papa voitila foli për parajsën dhe ferrin!!
ti mund të flasësh për ditë njerzore,ditë aliene o çfardolloj idiotësie,por këtë nuk ka njeri me mëndje në kokë që ta pranojë!!e pranojnë ata si ti,o poshtë teje!!
ti prap mund ta dredhësh si të duash,por në fund të fundit do të dalë ajo që shkenca thotë!!
një mundësi ke për ta bllokuar!!të rikëthehet mesjeta!!në shkëndijë e saj është në siri!ndoshta ti shpreson se do të vijë koha e fesë dhe jo e shkencës,koha e errësirës dhe jo e dritës,por është shumë e vështirë!!ka shumë njerëz që nuk besojnë më në përalla!!
@ anticensure
Ka nje pjese njerzish qe gabimisht si ti e mendojne besimin dhe shkencen si gjera te papajuteshme. Dhe duhet te jete o njera o tjetra. I dashur, besimi/feja dhe shkenca jane dy fusha te ndryshme. Keshtu qe hamendesimet e tua te mesjetes jane te gabuara, lexo pak me shume zoteri para se te mundohesh te debatosh. Miqsisht.
Fusha e shkences ka detyre te zbuloj dhe te tregoj KUR dhe SI u krijua universi, besimi/feja na tregon PSE-ne.
Gjerat e meposhtme nuk na i zbulon dot shkenca (me falni jane ne anglisht copy/paste):
-All that exists outside God was, in its whole substance, produced out of nothing by God.
-God was moved by His Goodness to create the world.
-The world was created for the Glorification of God.
-The Three Divine Persons are one single, common Principle of the Creation.
-God created the world free from exterior compulsion and inner necessity.
-God has created a good world.
-The world had a beginning in time.
-God alone created the world.
-God keeps all created things in existence.
-God, through His Providence, protects and guides all that He has created.
mono
nuk e njoh anglishten aq sa duhet për ti kuptuar kopi pejstet e tua!!
me google më del si me ia fut kau pelës:
“Çdo gjë që ekziston jashtë Perëndia ishte, në të gjithë përmbajtjen e saj, i prodhuar nga hiçi nga ana e Perëndisë.
-God Ishte shtyrë nga mirësia e tij për të krijuar botën.
-Kompanija Botërore u krijua për lavdërimin e Perëndisë.
-Tre Personat hyjnore janë vetëm një Parimi, i përbashkët i Krijimit.
-God Krijuar botën e lirë nga shtrëngimi jashtme dhe nevoja të brendshme.
-God Ka krijuar një botë të mirë.
-Kompanija Botërore ka pasur një fillim në kohë.
-God Alone krijoi botën.
-God Mban të gjitha gjërat e krijuara në ekzistencë.
-God, Përmes Providence e tij, mbron dhe të udhëzon të gjitha ato që Ai ka krijuar.”
mund dhe ta rregulloj e tia përshtas llogjikës por nuk kam kohë!!
po astu nuk kam kohë të të këthej përgjigje të gjatë!!
ajo që më bën të “dyshoj”dhe të mos jem i sigurtë në kë shkëmbim komentesh,është se ti nuk bën gjë tjetër veçse e quan të panevojshme për ta/ti vërtetuar ato që ti thua!!
ti merr të mirqënë egzistencën e një diçkaje që ti e quan zot!!
bile dhe që ai “ia paska dhënë për detyrë shkencës për ti vërtetuar”!
sikur ai të ishte një fetishist i gjëagjëzave!!bile paska vënë dhe kufizimet e tij!besoj se i kupton kush janë këto?!i ke shkruar në anglisht më sipër!!
mono ndryshimi ndërmjet dijes fetare dhe asaj shkencore është shumë i vogël!!
-fetarja ka bazohet e gjitha në një libër!
-shkencorja zgjerohet gjithnjë e më tepër!!
-fetarja i përshtatet shkencës
-shkenca largohet gjithnjë e më shumë prej fetares!!
papa françsku pas kësaj thënje ka bërë dhe kongresin e 600 egzorçistëve!!
sado që i afrohet,përpiqet që të njehsohet me shkencën ai,si të gjithë fetarët mbetet mistik!
ti mund të mbash menidmin tënd!!është e njëjtë si unë që mbaj timin!ndoshta e kemi jetën më të ëmbël këtu!!
miqësisht do ta vazhdoj replikën me ty pas të hënës!!
Ky papa ka pjerdhur nga trute, po ben marketing qe te terhequr njerez ne kishe, nje here do te pranoje lidhjet homoseksuale tani na pranon teorine e big bangut. Po homoseksualet si do i justifikosh o papu? Mos jane dhe ata ne te njejten linje me Krijuesin? A nuk e thote Bibla shprehimisht me dhjetra here, mardheniet homoseksuale jane dicka e neveritshme ne syte e Zotit?
A ka doktore Vatikani???
Papa ka kohe qe “nuk eshte mire”. Po degjojme cudira nga me te ndryshmet..
Lutuni per papen o njerez, perndryshe do te sjelli fundin e katolicizmit se shpejti.
Vazhdo lexo libra me perralla ti dhe beso pallavrat e Bibles dhe Kuranit.
Sipas mendjes tuaj te mykur bota eshte 3 mije vjecare dhe kulmoi me ardhjen ne Toke te birit te vetem te Zotit. Edhe pse e dinte qe do e vrisnin, e dergoi per te shpetuar njerezimin nga ajo qe ai kishte planifikuar t’u bente atyre. Per miliarda vjet Zoti ka qene me pushime, pa femije, i papune, inekzistent. Per mos folur per Muhamedin ala Al Bagdatin e ISIS-it te viteve 600 dhe Kuranin e tij qe i erdhi nga qielli.
3 rregullat e zotit jane:
1) Ti do me duash mua. Nese nuk me do, une do te lendoj ty.
2) Ti nuk do te duash askend me shume se mua. Nese e ben une do te lendoj ty.
3) Dhe…mos lendo asnjeri. Une jam i vetmi qe lendoj ketu.
Katolicizmi, islamimizmi dhe gjithe derivatet e feve te tjera e kane prejardhjen nga judaizmi. Jane permbledhje e njohurive, ligjeve dhe zbulimeve te qyteterimeve pararendese dhe nepermjet konspiracionit dhe dhunes kane ardhur deri ne ditet e sotme.
Nje nga absurdet e feve eshte se falin nje kriminel me 100 vrasje dhe perdhunime femijesh mjafton te jete penduar, por mallkojne dashurine homoseksuale dhe aq me keq ata qe mohojne zotin.
Nepermjet shkences njeriu per 66 vjet nga shpikja e avionit u ngjit ne Mars, ndersa feja ende predikon sot e 3,000 vjet arken e Noes. Nepermjet shkences u zbulua vaksina kunder poliomelitit qe ka vrare 23 milione njerez, ndersa Zoti i bie te kete shpikur semundjen dhe te kete bere kerdine per te vene ne prove njerezimin.
Mjafton te mos indoktrinohen femijet deri ne moshen 18 vjec me pallavrat e fese dhe keni per te pare qe per nje shekull do zhduken te gjitha fete.
Besoni tek vlerat e familjes, rregullat e shoqerise dhe ligjet e shtetit e keni per te jetuar nje jete te lumtur pa menduar sec do te ndodh ne boten tjeter. Perderisa feja nuk flet se cfare keni qene ju ne boten para se te vinit ne kete qe po jetoni ne toke, eshte e sigurte qe nuk ka forme tjeter jetese pas vdekjes. Jane shpikje te feve per t’i perqafuar ato nepermjet perhapjes se frikes.
@Ateist, Ka nje pasaktesi ne receten tende. Thua nese ndalet indoktrinimi i femijeve deri ne moshen 18 vjecare feja do zhduket. Kjo u provua ne Shqiperi nga viti 1967 deri 1991. Pra nje gjenerate e tere. Megjithate sot mund te gjesh jo vetem komunitete fetare te etabluara poe edhe fanatik mesjetar te te gjitha konfesioneve.
Ka dicka ne natyren e njeriut qe e mban religjionin gjalle. Kjo nuk haset vetem ne fe por edhe ne fusha tjera. Ke per shembull tifozat fanatik te futbollit qe jane ne gjendje te rrahen, bile edhe te vrasin per skuadren e tyre me besimin qe skuadra e tyre eshte me mira, qe gjyqtari jua beri padrejte etj. etj.
Pastaj ke ne teknologji adhuruesit e prodhimeve te Apple qe jane ne gjendje te durojne lloj-lloj abuzimesh nga Apple por vazhdojne ne menyre religjioze te perdorin produktet e saj edhepse alternativa te paisjeve me te mira egzistojne ne treg.
Ka edhe shume shembuj tjere te kesaj sjellje kuazi-religjioze qe si duket eshte pjese e natyres njerezore.
Vërtet që po na çudit me pranimin e evolucionit që bie kryekëput ndesh me dogmën, me ekzistencën e jetës jashtëtokësore, me pranimin e martesave gay, e prit sa do dëgjojmë. Kësisoj ky e bën hasha testamentin dhe biblën edhe pse përpiqet ti japë sensin metaforik atyre. Nuk e di se çdo të thotë për biologjinë molekulare? se mos i shkon ndërmend t’a lidhë ADN dhe klonimin me idenë e ringjalljes së të vdekurve që Jezusi e predikon në doktrinën e tij. Tani nuk do themi “mos u bëj më katolik se Papa” por do themi “mos u bëj më shkencëtar se Papa”. Triumfi i shkencës mbi dogmën e kishës???
Po ta kishte thene keto qe thote kur beri viziten ne Shqiperi nuk do ja kishin marre per te madhe Papes
Edhe Enver Hoxha Pape ka qene por skishte vatikan. Ja dhe ajo feja e dhjere mori nje goditje tjeter vdekjepurese. Ngelen priftat dhe hoxhenjte duke genjyer dhe duke shkerdhyer kalamjte. Tek kleri i feve gjen njerzite me te ndyre, rralle tek gjen ndonje burre te ndershem1 Shqiptaret e dine se c’mut jane keta kleriket e kishave e te xhamijave e teqeve etj ndaj dhe nuk e rrujne sumen per te luftuar dhe na e marin per te madhe kete gje: Shqiptaret kane harmonin fetare, harmoni leshi kane!
LE TJU VIJ INAT SA TE DONI JU KOMENTUES TE ERRESUAR,,,PAPA KA THEN NJE TE VERTET QE JUVE JU VERBON.PAPA FRANCESK JE DRITE FALEMINDERIT.
Beeeeeeee
Papa Francesku,drita dhe shkelqimi i te ardhmes se njerzimit..
Feja kristiane udhehiqet nga trapa si Papa.
Mjere Katoliket dhe kristianet.
E kane bastarduar fare keto ti Liderash kete fe.
Teoria e Big-Bang-ut ne fakt provon thenien se bota u krijua nga nje fjale ose me mire me nje urdher Hyjnor “Behu” dhe u be sipas planit te Krujuesit per 6 dite d.m.th nga asgje u krijua gjithcka dhe nga gjithcka do kthehet ne asgje. Kte kane pohuar edhe shkencetaret me teorine e Big-Beng-ut “qe nje grimce me energji te jashtzakonshme shpertheu dhe u krijua gjithcka dhe po keshtu gjithcka do mblidhet perseri ne nje grimce. Kete thote edhe Bibla ose Fjala e Zotit per fillimin dhe fundin e gjithckaje. BIBLA eshte fjala e Hyut dhe e verteta absolute e nese jane bere gabime ne interpretimin e saj ato kane qene gabime njerezore. Qe te kapesh llogjiken dhe kuptimin hyjnor per njerezit e thjeshte eshte e veshtire dhe per kete Perendia ka frymezuar profetet per ta sqaruar “Fjalen” e tij.Gjithsesi c’do gje qe na rrethon verteton madheshtine e Krijuesit te Gjithfuqishem.
Papa duhet te dije se 6 ditet e krijimit nuk jane 6 dite koh e plote tokesore pasi po ne bibel thuhet se 1 dite e zotit eshte e barabart me 1000 vite jete tokesore.
Papa duhet ta hapi ndonjehere biblen dhe ta lexoj se ndryshe humb vleren e thirrjes.
Kisha katolike ka shume kohe qe ka pranuar evolucionin edhe pse akoma nuk eshte vertetuar shkencerisht. Eshte mire ti kujtojme papes se Perendia e Krijoi njeriun ne shembelltyren e Tij dhe nuk kemi parardhes majmunin.
Zanafilla 1:26 26 Pastaj Perëndia tha: “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe”. 27 Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën. 28 Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: “Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë”. 29 Dhe Perëndia tha: “Ja unë po ju jap çdo bar që lëshon farë mbi sipërfaqen e mbarë tokës dhe çdo pemë të ketë fruta që përmbajnë farë; kjo do t’ju shërbejë si ushqim. 30 Dhe çdo kafshe të tokës, çdo zogu të qiellit dhe çdo gjëje që lëviz mbi tokë dhe ka në vetvete një frymë jete, unë i jap çdo bar të gjelbër si ushqim”. Dhe kështu u bë. 31 Atëherë Perëndia shikoi të gjitha ato që kishte bërë, dhe ja, ishte shumë mirë. Kështu erdhi mbrëmja dhe pastaj erdhi mëngjesi: dita e gjashtë.