Artan Didi urdhër policisë: Monitoroni vendimet e gjykatave dhe prokurorive

28 Tetor 2014, 19:20Politika TEMA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, ka lëshuar një urdhër, me anë të të cilit kërkohet monitorimi i procedimeve penale nga ana e prokurorisë dhe gjykatave.

Ky urdhër vjen pas konstatimit të një sërë shkeljesh nga ana e gjykatave, të cilat lënë të lirë personat e arrestuar për vepra të ndryshme penale.

Me qëllim analizimin e ecurisë së procedimeve penale, përmirësimin e punës hetimore, ngritjen cilësore të saj dhe rritjen e bashkëpunimit me institucionin e Prokurorisë dhe Gjykatës në luftën kundër korrupsionit brenda sistemit të drejtësisë ,si një shqetësim i prekshëm i qytetarëve, nga ana juaj kërkohet informacion i hollësishëm për:

Procedimet penale të filluara nga strukturat e policisë, për të cilat Prokuroria ka vendosur mos fillimin, pezullimin ose pushimin e çështjes.

Procedimet penale në fushën e krimeve të hapura, për të cilat Prokuroria ka kërkuar dënimin e autorëve në procedim, dhe Gjykata është shprehur me vendim pafajësie ose vendim pushimi.

Procedimet penale në fushën e krimit te organizuar, krimeve financiare dhe krimeve të rënda për të cilat Prokuroria ka kërkuar dënimin e autorëve dhe Gjykata është shprehur me vendim pafajësie ose vendim pushimi. Informacioni kërkohet për të gjitha procedimet e referuara që nga data 1 janar 2014 e në vazhdim”, thuhet në urdhërin e Didit.

Vetëm pak ditë më parë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i dërgoi presidentit Nishani një dosje me shkeljet e gjykatësve./b.l

19 komente në “Artan Didi urdhër policisë: Monitoroni vendimet e gjykatave dhe prokurorive”

  1. Shqiptar says:

    Ju lumte dora, xhap mos i lini te bejne!

    1. qrkore says:

      ore ju mire e keni po kjo e ben jo te pavarur gjykaten nderkohe qe duhet te jete e pavarur , ece merre vesht ca behet http://bit.do/kallashi-vjen-me-super-foto

  2. fatkeqesi por realitet says:

    Nuk behet shtet dhe pike!Ky vend ka mbaruar me kohe!mjafton te shikosh metoden e qeverisjes:ne vend qe te fillonte arrestimi dhe sekuestrimi i pasurive te peshqeve te medhenj merren me me te dobetit e vendit vjedhesit e energjise!Sigurisht qe edhe ata duhet te arrestohen por kur shikon qe nje kryetar kuvendi duhej te ishte ne burg me kohe dhe nje guvernator banke shijon lirine kur duhej te ishte ne burg?Cdo dite thuhet qe shteti nuk ka force mbi gjykatat por ja qe per vjedhesit e energjise paska force?cfare duhet te mendoje vjedhesi i energjise? Te kerkosh monitorim te gjykatave dhe prokurorive eshte njesoj si ti lesh kopene e bagetive ujqve!

    1. salah says:

      theatro absurd

    2. Viktori says:

      Partia mbi te gjitha ishte parrulla e komunizmit.
      Komunistat e pashkolle kontrollonin kuadrot me universitet.
      Tani policat e pashkolle do kontrollojne juristat.
      Kjo eshte vertete RILINDJE.E KOMUNIZMIT.

  3. albo. says:

    PO VJEN EREEEEEE SHTETTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTT.

  4. po says:

    Ky Did duket si mbreti Zog ketu ?

    1. kastriot says:

      O ka thene Edi Rama qe te beje fytyren njelloj apo afersisht si te mbreteit Zog. Kjo sepse, sipas Kastriot Myftarajt, rama eshte nip i Ahmet Zogut!

  5. x says:

    I ke thene te gjitha @fatkeqesi por [email protected] Brravo.

  6. fatmiri says:

    Kontroll nga poshte larte e nga larte poshte. Me duket se po i heqin breket Nishanit demokratikisht.

    1. i says:

      demokratikisht??? ore e dini qe shteti ka procedura dhe ligje? e dini qe ligjet kane hierarki?? e dini ku ndryshon shteti i se drejtes nga shteti ligjor apo policor?? psh ne kohen e komunizmit denoheshe per axhitacion-propagand ejt etj. keto vepra parashikoheshin ne kodin penal qe do te thote ligjerisht ishin ne rregull. kurse shteti i se drejtes eshte ai shtet qe formon nje korniz ligjesh qe respektojne te drejtat e njeriut dhe dinjitetin e tij duke filluar nga kushtetuta dhe vazhdojne ne linje vertikale deri tek udhezimet por qe te gjitha jane te mbeshtetura ne ligjet qe vijne me siper ne linjen vertikae, shkurtimisht nuk mund te nxjerresh nje vkm apo nje udhezim qe bie ne kundershtim me nje ligj tjeter qe nga ana hierarkike eshte me i forte. ne ke kundert duhet te arrestohet keshilli i ministratave apo ministri qe kane shperdoreuar detyren duke shkelur ligjet me vendime te gabuara. nuk mund te krijoj policia struktura paralele. nuk di si te merrresh me gjykatat e korruptuara?? jep doreheqjen se ka te tjre qe dine si ta zgjidhin

  7. Naimi-Cikago says:

    Qeveria ka nisur nje pune shume te mire, e para ne keta 23 vjetet e fundit, si pjese e luftes per te ngjallur ate qe ne cdo vend quhet shtet. Te luftosh pervehtesuesit e energjise elektrike do te thote te luftosh kriminalitetin. Dhe kjo eshte atdhedashuri, patriotizem, pergjegjshmeri. Por duhet edhe kujdes ama sepse i ligu pergjon.
    T’u kerkohet informacion strukturave policore per veprimtarine e prokurorive dhe gjykatave, merret ashtu sic e ka marre Saliu tendence per te vene nen kontroll pushtetin gjyqesor. Ndaj beni kujdes se eshte “gadi ujku”, nuk te le.
    Nese e ecurine e ceshtjeve ne hetim apo gjykim e ndjek per informacion, ka menyra te tjera me profesionale dhe te padukshme publikisht.
    Sa per adaptimin efektivisht te masave te sigurise dhe hetimore e per me teper respektimin e legjislacionit penal e procedurial penal, ajo eshte detyre e strukturave eprore te hetimit e gjykimit.
    Keshtu ndodh kur policine e udheheq nje minister qe nuk i ka thene asnjehere punes “merhaba” dhe nje drejtor qe i ben fresk ministrit.

  8. Leo says:

    Bravo Ahmet Zogolli i II i tepelenes

  9. Ilo says:

    Une di qe vendimet e gjykatave jane te shenjta edhe ne kohen e diktatures s’dilte polici mby gjykatesin ndoshta atje nga Tepelena ka filluar ky muhebet se pati nise edhe Saliu i vicidolit por ndoshta do me vazhdu edhe sajmir tepelena

  10. miri shkodra says:

    Viktori dhe Iloja ngatrrojne monitorimin me kontrollin. Nuk kan faj,kaq kulture kan.

  11. artan says:

    Bravo, nje polici qe pretendon se kap kewqeberesit duhet te “monitoroje” punen e prokuroreve dhe gjyqtareve. Bravo Saimir, monitoro, atra qe te denuan banin si hajdut dhe kontrabandist te ilqaceve, duke hartruar nen tende se iswhte ajo qe i tregetonte ilacet e vjedhura dhe te kontrabanduara.
    Perse, nuk ngrihen ne kembe dhe akuzojne kete Minister qe permes emisareve te tij, kerkon te kontrolloje pushtetin e trete , ate te gjyqesorit???????????????? Ü popull, ngrihuni ne kembe se eshte jashtezakonisht shume e rezikshme kjo gje……………. eshte me e rrezikshme se ngritja e cdmimit te energjise, tvsh, fasuleve dhe tahireve…. eshte kapja e te gjitha pushteteve me shokun Enver, se edwini e dinte mire nga dashuria qe kishte me shoqen Teuta Hoxha; KUR LANTE SEBASHKU ME >bLENDI gONXHEN MAKIN E SAJ PERBALLE ESTRADES SE SHTETIT:… edwini dhe sajmiri, ministri pa shkoll dhe qe tallen shoket italiane, sepse e njofin mire….shume me mire se edwini…

  12. veterani says:

    MONITORIM thot asgje te keqe nuk ka BRAVO.

  13. dada says:

    O sa i noratn te jeni. Urdheri i DIDIT eshte , policia ka derguar dosjet ne prokurori OK. a duhet qe kjo polici te ndjeke pune e saj mbi keto dosje , polici prokurori gjykate. ku ka te keqe ketu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje