Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Presidentin e Republikës, Bujar Nishani për shfuqizimin e ligjit për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ligj ky i propozuar nga Ministria e Mbrojtjes.
Vendimi u mor gjatë seancës së zhvilluar pranë Gjykatës Kushtetuese ku ishin të pranishëm dhe përfaqësues ligjor të Presidencës, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave.
Në përfundim të shqyrtimit Gjykata Kushtetuese me në krye Gjykatësin Bashkim Dedja vendosi të mos pranojë kërkesën e Presidencës për shfuqizimin e ligjit, ndërsa pranuan një kërkesë të dytë të Institucionit të Presidencës për pezullimin e ligjit në fjalë: “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.
Ky ligj, sipas Presidentit të Republikës shkel kushtetutën pasi transferon në institucione të tjera 13-të prej detyrave që më parë kishte Presidenti. /gj.k/
Mimushe c’fare bere me hajdutin xhunkshi?