Lojërat e fatit, bllokim i llogarive dhe pasurive të palujtshme atyre që nuk paguajnë taksat e shtetit

28 Tetor 2014, 11:26Politika TEMA

Këshilli i Ministrave ka publikuar një vendim në Fletoren Zyrtare , sipas të cilit subjektet e lojërave të fatit që nuk shlyejnë detyrimet do përballen me bllokimin e llogarive dhe të pasurive të paluajtshme që zotërojnë.

Gjithashtu përcaktohet dhe mënyra se si do të njoftohet subjekti debitor dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive për vendosjen e masës.

Nëse subjektit i është dërguar dokumenti “Njoftim për pagimin e detyrimit”, por ky detyrim nuk është paguar ende , atëherë këto detyrime janë subjekt i masave shtrënguese në përputhje me legjislacionin përkatës.

“Ky dokument përfaqëson barrën siguruese dhe hipotekore në favor të shtetit shqiptar, përfaqësuar nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, mbi të gjithë pasurinë dhe të drejtat pasurore, të cilat i përkasin këtij subjekti, lidhur me shumën e detyrimeve të papaguara në afatin e kërkuar prej tij (detyrimi 0.5 %, gjoba dhe kamatëvonesë). Vendosja e kësaj barre hipotekore/siguruese synon të garantojë pagimin e tyre në rast të mospagimit vullnetar”, theksohet në njoftimin që do u drejtohet subjekteve.

Brenda pesë ditësh Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme  duhet të përfundojë identifikimi e pronave të subjektit dhe vendosjen e barrës mbi to./n.d

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje