Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar pas ankesës që ka bërë Unioni i Gjyqtarëve në lidhje me dosjen e shkeljeve të gjyqtarëve që ai ka dorëzuar te presidenti Bujar Nishani.
Duke iu përgjigjur ankesës së tyre se Tahiri po shkel pavarësinë e gjyqësorit, thotë se janë vendimet skandaloze të gjyqtarëve ato që po cënojnë pavarësinë e gjyqësorit.
“Nuk mund të ketë pavarësi nga ankesat/vërejtjet, por pavarësi nga korrupsioni dhe pazaret me drejtësinë. Pavarësia e gjyqësorit nuk mund të jetë pavarësi hermetike e korporatës nga çdo gjykim e vlerësim i jashtëm, por kapacitet për të garantuar ligjin, transparencën, drejtësinë dhe paanshëerinë, nga korrupsioni, pushteti, paraja, e shumë të tjera.
Nuk kam parë ende asnjë union gjyqtarësh a shoqatë tjetër, të reagojë per vendime skandaloze të gjyqësorit. Këto e cënojne pavarësinë më shumë se gjithçka tjetër”, thotë Tahiri.
Ai ka paraqitur një listë me 10 shkelje të gjyqtarëve, duke thënë se këto e cënojnë pavarësinë e gjyqësorit, jo letrat e tij.
“Ja si me poshtë….10 raste nga qindra që kam denoncuar….dhe gjykoni kush e cënon pavarësine me shumë, ankesat e qytetarëve/ letra ime me listën e vendimeve që haptazi duken skandaloze, apo këto më poshtë, për të cilat nuk është marrë asnjë masë, ndërsa unioni e shoqatat kanë heshtur me frymë korporate”./ b.l
Vendimet e denoncuara nga Tahiri
1. ARRESTOHET PËR VRASJE ME PARAMENDIM
PROKURORIA: ARREST NË BURG, GJYKATA E APELIN E LË ME DETYRIM PËR T’U PARAQITUR
Gjykata e Apelit Tiranë, me trupë gjykuese Edmond Gogo, Fatmira Hajdari dhe Gramoz Levanaj, me vendim e datës 25.02.2014, ndryshoi masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” për të pandehurin Gjin Nika, i datëlindjes 28.04.1978, nga Bulqiza, i akuzuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 78/1-22 dhe 278/2 të Kodit Penal.
2. ARRESTOHET PËR MARRËDHËNIE SEKSUALE ME TË MITUR
PROKURORIA: ARREST NË BURG, GJYKATA E FAKTIT LIROI NË SALLËN E GJYQIT
Arrestohet shtetasi Aleksandër Tafa, i akuzuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura, për të cilin prokurori kishte kërkuar “Arrest me burg”, është liruar në sallën e gjyqit. Në 12 shkurt, Gjykata e Apelit e rikthen në qeli.
3. ARRESTOHET ME ARMË PA LEJE
PROKURORI KËRKOI DETYRIM PËR T’U PARAQITUR
Policia e Shtetit në datë 25.03.2014 ka arrestuar në flagrancë shtetasin S. H. Në orën 01.00, në rrugën “Sulejman Delvina”, tek stadiumi “Selman Stërmasi”, në mjetin tip “Seat”, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me një krehër me 17 fishekë, pa leje. Nga kontrolli i banesës i’u gjetën një armë automatik kallashnikov, një krehër me 23 copë fishekë model 56 mm, një krehër me 20 copë fishekë model 56 mm, një mbajtëse fishekësh me 14 fishekë 9 mm manover dhe 8 fishekë manovër pa kokë më të vegjël se 9 mm, një kuti syzesh me mbishkrimin “Police”, brenda të cilës u gjet një krehër pistolete me 7 fishekë model 7.62 mm, 29 fishekë model 7.62 mm, 6 fishekë manovër model 56 mm, një fishek 9 mm me ngjyrë të zezë, 2 fishekë 6.35 mm, si dhe dy fishekë me ngjyrë gri metalizato, një dorezë metalike (përforcues grushti). Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Prokuror të çështjes z. Etien Kapo ka kërkuar masën e sigurimit “Detyrim paraqitje” dhe gjyqtari i çështjes z. Ilir Çeliku ka vendosur “Detyrim për t’u paraqitur”.
4. ARRESTOHET PËR ARMËMBAJTJE PA LEJE
PROKURORIA: ARREST NË BURG, GJYKATA E LË NË ARREST SHTËPIE
Në datë 16.09.2014 ka arrestuar në flagrancë shtetasin G.Ç. për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga neni 278/4 të Kodit Penal pasi në automjetin e tij është gjetur një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” me një krehër me 7 fishekë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me Prokurore të çështjes Edlira Cufi ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, ndërsa gjyqtari i çështjes Andri Ymeri me vendimin e datës 19.09.2014 ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”.
5. ARRESTOHET PËR ARMËMBJATJE DHE TRAFIK DROGE
PROKURORIA: ARREST NË BURG, GJYKATA E LË ME DETYRIM PËR T’U PARAQITUR
Në datë 29.09.2014 është ndaluar shtetasi A.R., lindur në Gjirokastër, i shpallur në kërkim për veprat penale “Organizim i jashtëligjshëm i lojërave të fatit”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje earmëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 197, 283 dhe 278/2 i K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me Prokuror të çështjes Çlirim Sinoka kërkuar masëne sigurimit “Arrest në burg”, ndërsa gjyqtari i çështjes Mirela Iliopulli me vendimin e datës 02.10.2014, ka caktuar masën e sigurimit “Detyrim paraqitje”. Ky shtetas ka qenë në kërkim në vitin 2006, si dhe është proceduar penalisht në vitin 2010 për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, si dhe “Kundërshtim të punonjësve të policisë” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.
6. ARRESTOHET PËR VJEDHJE (PËRSËRITËS)
PROKURORIA: ARREST NË BURG, GJYKATA E LË DETYRIM PËR T’U PARAQITUR
Në datë 07.09.2014 nga Komisariati i Policisë nr. 3 është arrestuar shtetasi I. M. për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134 i K. Penal pasi në datë 06.09.2014, është kapur në flagrancë nga shtetasi V.C., duke vjedhur në banesën e këtij të fundit. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për të arrestuarin I. M. ka kërkuar masën e sigurimit personal“ Arrest në burg”, ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e datës 10.09.2014 ka caktuar masën e sigurimit personal ‘Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”. Ky shtetas është përsëritës, pasi është i dënuar edhe 3 herë për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Vjedhje”.
7. ARRESTOHET PËR ARMËMBAJTJE PA LEJE
PROKURORIA KËRKON DETYRIM PËR T’U PARAQITUR
Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë shtetasin H.M. pas një telefonate të bërë në sallën operative nga shtetasi M. B., banues në fshatin Karbunarë se shtetasi H.M., ka shkuar në dyqanin e tij, e ka kërcënuar me armë pistoletë dhe është larguar duke qëlluar me armë zjarri në ajër. Ai akuzohet për veprën penale “Kanosje” dhe “Armë mbajtje pa leje”. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me Prokuror të çështjes z.Aurel Zarka, ka kërkuar masën e sigurimit “Detyrim Paraqitje”, ndërsa Gjykata e rrethit Gjyqesor Vlorë me vendimin e datës 01.04.2014 ka vendosur masën “Detyrim Paraqitjeje”.
8. I DËNUAR ME 32 VITE BURG – NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR
GJYKATA VENDOS: ARREST NË SHTËPI
Shtetasi A.G. i shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga Italia, i dënuar me 32 vjet burg për “Trafik narkotikësh”, është kapur nga ana jonë në muajin Janar 2014 me qëllim ekstradimin e tij në Itali, në datë 24.02.2014. Gjykata e Apelit Vlorë ka ndryshuar masën e sigurisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”. Duke parë veprën penale për të cilën ky shtetas akuzohet si dhe masën e dënimit te dhënë nga drejtësia Italiane, krijohen dyshime mbi bazueshmërinë ne ligj të vendimit te Gjykatës së Apelit të Vlorës që ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”.
9. ARRESTOHET PËR GODITJE PËR SHKAK TE DETYRES
PROKURORIA: ARREST NË BURG, GJYQTARI ARREST NË SHTËPI
Policia e Shtetit në datë 31.03.2014 ka arrestuar në flagrancë shtetasin F.Z., pasi së bashku me vëllain e tij E. Z. kanë goditur punojësin e policisë A. H. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me Prokuror të çështjes z. Julian Çafka ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, ndërsa gjyqtarja znj. Blerta Çibuku me vendimin e datës 04.04.2014 , ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
ARRESTOHET PËR MBAJTJE TË LËNDËVE NARKOTIKE
PROKURORI: ARREST NË BURG, GJYQTARI E LË ME ARREST NË SHTËPI
10. Në datë 15.12.2013, është arrestuar në flagrancë shtetasi F. S., për prodhim dhe shitje të narkotikëve, pasi i ështe gjetur në posedim lëndë narkotike me një peshë prej 362.35 gr. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”. Gjyqtari Halil Vani, ka vendosur vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Fatos Sela, dhe ka caktuar si masë së sigurimi “Arrest në shtëpi”.
o injorant.
O debil I Salucit!
O saje kruju kruju se do dalesh ne opozite do ta marrin hakun po he
Do te fusin jo vtm babane ne burg po edhe nusen
http://bit.do/Tahiri-pse-grricet-me-gjykatesit
Ti o gjyqtar i shkalles se pare do jesh pas hekurave ate kohe
Bravo, Sajme!
Ke mbeshtetjen e te gjithe rinjve qe duan zhdukjen nga bankat e gjyqesorit te ketyre vjedhesve te te drejtave, qe i quajme gjyqtare, por duhet t’i quanim hajdute.
kJO TREGON SE MINISTRI FOKE XHEL NUK PUNON POR MERRET ME KOPETENCAT E TE TJEREVE
Ky nuk eshte ne terezi edhe ne kohen e Enverit nuk flitej me kete gjuhe.
Nuk e kupton qe jemi ne demokraci, kujton se gjyqtaret duhet te jene si policet e tij qe mund te beje cfare te doje.
KETA JANE NJE PJESE E GJYQTAREVE QE ME FELLIQESIRAT E TYRE E KANE KATANDISUR DREJTESINE NE KETE VEND NE KETE FARE FEJE.
komente idiote…retze e kompani!!!!!
Prhm
Shpresoj qe ta keni mrehur shpaten mire se gjygjtaret jane bere rreth i pa-thyer. kane vite qe nuk pyesin njeri dhe sduan ttja dineper njeri vetem per thase me leke.
shrepsoj qe shpata juaj e inteligjences tja u prese kete rreth dhe ata te marrin ate qe ju takon, por jo vetem heqje nga puna.
Suksese….shpresoj Presidenti ta marre me seriozisht kesaj rradhe,
nuk duhet te.nxirren vetem disa gjyqtare por shumica e tyre se 90% e tyre jan te korruptuar dhe jane vet kriminele qe bejne sikur jane te drejtesis por sjane asgje tjeter vecse njerez imoral dhe denojne kedo qe nuk i ofron para
Z.Sajmir po je vertet i paster,publikoje te gjitha rastet ne nje faqe te mediave te shkruara,ku gjyqetare te korruptuar ke sa te duash,dhe nuk jane vetem ato dhjete raste qe ti piblikon,ndryshe do mendonim se ju nuk e keni me fenomenin korrupsion por me disa ne menyre selektive te disa gjyqetareve,keni plot per te publikuar, dhe raste keni si ne evidencat e gjyqesorit ashtu dhe ne informacionet qe ju keni,kjo do te sensibilizinte opinjonin publik,duke i bere publike dhe ata gjyqetare apo gjyqetare qe ndoshta ju prekin ne interesa partiake. Po i ke thene vetes se do besh me te miren nuk mjafton, sepse duhet te besh me te mirat per te gjithe ata njerez te ndershem qe syte i kane te drejtesia dhe jo tek blerja e drejtesise. Populli monitoron dhe pergjigja e tije eshte nje here ne kater vite,te riciklohesh si burre i hekurt duhet qe sapo ju thashe me lart duhet te jeni i vemendeshem dhe me popullin qe ju shkruan.
Ik ore kokrra e legenit..