Detajet e një krimi makabër në Gjirokastër

28 Tetor 2014, 11:19Politika TEMA

Vdekja ë një 92-vjeçarje në Gjirokastër është kthyer në një film triller.

E moshuara ka vdekur dy javë më parë, ndërsa djali i saj 66-vjeçar, Sharif Aliko, ka thënë se ajo ndërroi jetë pasi u vetëvar.

Por, vajza e viktimës, e cila jetonte në shtëpi, nuk e ka besuar këtë gjë.

Për këtë arsye, ajo ka lajmëruar policinë, pasi kishte dyshime se e ëma nuk ishte vetëvrarë.

Pas kësaj, policia ka bërë zhvarrimin e viktimës dhe në trupin e saj janë vënë re shenja dhune.

Kjo ka bërë që policia të arrestojë djalin e viktimës, Sharifin dhe gruan e këtij të fundit, Donika Alikon, 59 vjeç.

Policia ka arrestuar edhe mjeken që ka lëshuar raportin e vdekjes së 92-vjeçares, duke qenë se ajo shkruante që e moshuara ndërroi jetë për shkaqe natyrale.

Nga hetimet e deritanishme të policisë dhe dëshmisë së vajzës së viktimës, rezulton që 92-vjeçarja kishte grindje të vazhdueshme me nusen.

Për këtë arsye, sipas policisë, besohet se ajo është dhunuar nga djali dhe nusja e tij, çka ka ndikuar në vdekjen e 92-vjeçares.

Megjithatë, hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë dhe më pas pritet edhe një version zyrtar për vdekjen e 92-vjeçares./b.l

14 komente në “Detajet e një krimi makabër në Gjirokastër”

  1. iliri says:

    Jetë e poshtër apo njerëz të poshtër e të ndyrë????? Kjo e dyta ju përshtatet më shumë.

  2. Dardanet says:

    Me dhimbeset plaka e mjere,por pyes,perse keto abuzime ne jug te vendit,nga vet kalamanjet e tyre!Ku jane keshillet e pajtimit apo bashkite jugore.Keshtu ngjane vetem ne xhungel.Vrasjet me tritol,vrasjet e prinderve te moshuar,dergimi i prinderve ne azyle nga kalamanjet e tyre(Korce),jane gjera te pakuptueshme dhe misterioze.

    1. arbeni nga tepelena says:

      e habitshme per nje pjese komentusesh,ndodhi ne jug apo veri.sa keq.

      1. Rina Sula says:

        Maskarenj.

    2. GAMORI says:

      NE JUG NUK KA FUNKSIONUAR FARE SHTETI NE KETO 25 VITE DHE NJERZIT JANE SHKATERRUAR ME SHUME NGA NERVAT PASI E KANE PERBALLUAR JETEN FARE TE VETEM DHE SIGURISHT JANE EDHE TESTAMENTET NE KETE NGJARRJE !

      SALA I CMENDURI CMENDI GJITHE SHQIPETARET DHE AMERIKONET ME GAMORLLIQET DHE SHTETIN FASHIST QE NDERTOI NERI NE 2013!

    3. Edkari says:

      92 vjecarja qe grindet me nusen e djalit meriton te jete ne rekordin gines.

  3. Dino says:

    Sjellje makabre

  4. tfg says:

    pune sunitesh,nuk kursejne ti marrin jeten edhe nenes…….plehra!

  5. heretiku says:

    majmunet qe e duan Shqiperine si Europa

  6. fiku says:

    Pune shqiptaresh gjelle qensh

  7. lekdushi says:

    A vritet nëna jote 92 vjeçare…?!Çfarë sherri mund të ketë një 92 vjeçare me një 50 vjeçare..?!Maximumi që mund të kërkojë është një gotë ujë,një kafe,një çaj…një cop bukë…!Është kaq e vështirë ti shërbehen këto….?!Apo mos i ka zili bukurinë…,forcën…punën…50 vjeçares..?!Ngre dorë djali 66 vjeçar ..ndaj Nënës vet..????!!!!!!!..A mundet….si e bëri…Çfarë mendoi vallë kur ngriti dorën lart..për ta goditur në kokë…Nënën..atë që e ka mbajtur në barkun e vet..plot 9 muaj…atë që e kujdesi derisa të rritet e bëhet sot 66 vjeç..(Mos i gëzoftë më buza pas kësaj..?????!!!!Harram..qumështi që i ka dhënë….!Dënojeni atë qen të zgjebosur..me burgim të përjetshëm……dhe nusen ..gjithashtu..në burg le të treten…!Të kuptojnë se cili është mallkimi i Nënës..dhe cili…është Bekimi i saj..!Kërkoni,dhe punoni gjithmonë ti merrni Bekimin Nënës..!

    1. titi says:

      o Lekdushas ,e di ti qe ka ndodhur keshtu?Keto sipas meje jane hstori provincash,inatesh e merish mes vellazerish,se ne ate bote nuk eshte e mundur te ndodhe kjo gje.Gazetar leshi

  8. tim says:

    O ledushe o pith ropsh a e njef ti vajzen e plakes qe beri denoncimin po ai 66vjecar e gruajs e tij I kan rritur shkolluar e I kane martusr pritur e percjell si mos md mire a po vajza e saj do nhe shul ne byth se 92vjecaren po te qe I japin nhe hu nd kok para 20vitesh nuk e vrasin tani e vrasin ne 97 qe spyeste njeri para se te shkruash ledushe pith lushe mendo nje here se jd ledoshd apo mos je gje bjonde

  9. xxx says:

    o zot cna degjojne veshet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje