Brace: Energjia, jo skemave që favorizojnë të pasurit

28 Tetor 2014, 10:58Politika TEMA

Deputeti socialist Erjon Brace përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar në lidhje me qëndrimet e opozitës ndaj cmimit të energjisë elektrike dhe heqjes së fashës mbrojtëse për 300 KË.

“Lulzim!!

Mua fatura e energjisë elektrike, mesatarisht, duke patur parasysh dy ekstremet, verën e dimrin, më vjen:

68 mijë deri në 110 mijë lekë!!

Une kam thjesht 89 metër katror shtëpi.

Po ty Lulzim, sa të vjen fatura e energjisë?

Ti ke një duplex e arrin në 300 metër katror.

E dyta;

Nga heqja e kësaj fashës së mbrojtur në faturë me cmim më të lirë, praktikisht mua më shtohen shpenzimet për energjinë dhe natyrshëm,unë nuk mund të mbrohem njësoj si pensionistët!

Po ty, të ulen apo të rriten shpenzimet? Nga skemat që unë kam parë, të ulen Lulzim!!

Ky është problem dhe kjo është e padrejtë!!

Të pasurit, ata që konsumojnë më shumë energji sic ti, mund të favorizohen nga skemat që deri më sot janë hamendësuar.

Për këtë nuk flet dot ti!!”, shkruan Brace në Facebook. /gj.k/

 

2 komente në “Brace: Energjia, jo skemave që favorizojnë të pasurit”

  1. loni says:

    O Erjon por kur ja fut ndonjehere kot A e Kupton?!
    S
    hpjegime pa kuptim per heqjen e fashos deri ne 300 kw.
    Meqenese po e hiqni dhe synoni te rritni te ardhurat dhe ulni humbjet ate cmimin pse nuk e ulni, sepse deri me tani kemi shpjeguar se cmimi eshte i larte pasi ne kete menyre mbulohwahin dificiten ne grumbullimin e te ardhurave!

  2. Denada says:

    O brace ne jemi kunder hajduteve dhe kunder rritjes se cmimit

    http://bit.do/Ne-Shqiperi-cmimi-me-i-lartea-i-energjise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje