Shkarkimet nga administrata, Qeveria kërkon ekspertizë ndërkombëtare

27 Tetor 2014, 21:54Politika TEMA

Ministria e Inovacionit do të marrë ndihmën e një ekspertize ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së punësimeve dhe të shkarkuarve nga administrata publike për të cilët ka një vendim gjykate. Ministrja Milena Harito pohoi se prej shtatorit 2013 nuk ka vendime të formës së prerë për të shkarkuarit nga mazhoranca aktuale, për shkak se çështjet po kalojnë në shkallë të ndryshme të gjykimit. Për t’i paraprirë një problemi të mundshëm, zgjidhja do të asistohet nga ndërkombëtarët.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën  Publike dhe të Drejtat e Njeriut zhvilloi seancë dëgjimore për Progres Raportin e KE 2014, me Ministrin për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito. E pranishme në mbledhje për t’iu përgjigjur interesit të deputetëve ishte dhe Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçia.

Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj tha se sot hapet sipari i kalendarit të seancave dëgjimore me institucionet për progres raportin e vitit 2014.

“Është pozitiv fakti që progres raporti ka vlerësuar me nota shumë pozitive përpjekjet e bëra gjatë këtij viti nga Parlamenti për kontrollin parlamentar, për seancat dëgjimore të organizuara dhe për t’i dhënë më shumë hapësirë për t’u dëgjuar organizatave të shoqërisë civile.

Në vazhdim të kësaj tradite pozitive, Kryetari i Kuvendit ka orientuar komisionet parlamentare në Konferencën e Kryetarëve për ta konsoliduar më tej këtë përvojë të vitit të kaluar dhe në frymën e kësaj vendimmarrjeje dhe të vetë progres raportit.

Ne fillojmë sot seancat dëgjimore me përfaqësues të ekzekutivit dhe me drejtues të  institucioneve të pavarura, ata që sipas Kushtetutës dhe ligjeve organike dhe Rregullores së Kuvendit raportojnë dhe informojnë në Komisionin e Ligjeve”, tha  Xhafaj.

Ministrja Harito vlerësoi punën e bërë deri më tani, ndërsa garantoi se të gjitha rekrutimet në punë do të kenë si kriter të vetëm meritën.

“Kemi kaluar nga një shërbim civil që përbëhej më parë nga 3 mijë vetë, në një shërbim që përbëhet nga një shërbim 9 mijë vetë, nga 87 mijë afërsisht që ka e gjithë administrata publike. Janë plot 180 institucione.  Për të gjithë këta që përfshihen në shërbimin civil, ligji parashikonte që të verifikohej dosja e çdo punonjësi ekzistues. Ligji ka kërkesa të veçanta për punonjësit e shërbimit civil. Pra, të gjithë ata që janë në punë mund të përfitojnë statusin e nëpunësit civil nëse plotësojnë kushtet. Është bërë edhe një vendim për të gjithë ata që nuk plotësojnë kushtet e arsimit të cilëve iu është lënë një periudhë dy vjeçare”, tha Harito.

Në fjalën e saj, znj. Harito komentoi dhe procesin e konkurseve për pozicionet e lira në administratën publike.

“Janë konkurse në grup, nuk janë konkurse për çdo pozicion pune për çdo institucion. Administrata planifikon se sa juristë, inxhinierë duhen. Nuk përzgjedh më institucioni kandidatin, por është kandidati sipas vendit që merr në renditje, që përzgjedh institucionin. Jam e kënaqur që t’ju njoftoj se janë hapur procedurat e para për 117 pozicione. Procedura u bë e gjitha online dhe kemi pasur 5300 aplikime për 117 pozicione”, tha Harito.

Pjesë nga debati në Komision

Albana Koçiu: Kemi marrë më saktë garanci që do të kemi një mbështetje dhe një ekspertizë të huaj për të vlersuar situatën dhe si do të duhet që gjithë institucionet të udhëzohen të veprojnë për t’i zbatur këto vendime.

Milena Harito: Kemi një sërë vendimesh gjyqësore me një shumëllojshmëri rastesh. Qartësisht këto vendimet do të zbatohen, nuk ka zgjidhje tjeter përveçse të zbatohen. 
 
Xhemal Qefalia: Sa nga këto janë zbatur dhe janë rikthyer nëpër vendet e punës që kanë fituar vendimet gjyqësore?
 
Albana Kociu: Deri në fund të vitit 2013 kemi të rregjistruar 90 vendime të formës së prerë në pozicione shërbim civil, marrim në konsideratë nga shtatori 2013 deri në 2014 nuk kemi vendime të formës së prerë që të kene ezauruar të gjithë shkallët e gjyqësorit dhe të themi që këto janë vendimet të formës së prerë.

Nga 90 vendime gjykate para se e majta të merte pushtetin vetëm 14 persona janë rikthyer në punë. Sipas Ministres Harito, për shkak të punësimeve të parregullta për të njëjtin vend pune ka 2 ose 3 vendime gjyqësore

Milena Harito: Ka një shumëllojshmëri rastesh, nganjëherë vendet janë mbyllur, nganjëherë janë 3-4 vendimet për të njëjtin pozicion, pra do një trajtim global.
 
Albana Kociu: Unë di që Ministria e Financave ka bërë një vlerësim të vendimeve të formës së prerë deri në fund të vitit 2013 dhe janë pikërisht këto vendime të cilat Ministria e Financave po i likuidon, para po shlyen detyrimin. 
 
Bashkim Fino: Ligjin e Shërbimit Civil nga 3 mijë e kemi çuar 9 mijë. Pra në qoftë se për ata 6000 mijë të tjerët kur qe PD-ja në pushtet mund të ikte dhe të vinte në punë si i donte qejfi me një të rënë të lapsit sot ne nuk e bëjmë dot. Kam informacion ,por nuk dua ta shpreh këtu që ka njerëz me vendime gjyqi 8 vjet në xhep. /gj.k/

12 komente në “Shkarkimet nga administrata, Qeveria kërkon ekspertizë ndërkombëtare”

  1. emigranti says:

    çfar qeverie jeni ju .. qeveri hajdute qe shpikni lloj lloj menyrash me vjedh .. per gjoja ekspertet duhen fonde … fonde per te mbush xhepat tuaja … ah mor kriminela te djallzuar qe spo e leni kte pipull me ngrejt kok …

  2. retze says:

    Kjo “Meritokracia” eshte si ajo “shkerdhatokracia” por me keq se atehere. Lereni keto gjera si su vjen turp.

  3. roxhensa allko says:

    plasen shkarkimet te medhoja thone do vijne nga administrata keshtu qe behuni gati per papunesi te madhe edhe ata te PS me duket se e hongren se kane fut ne pune ata qe sjane marre me parti, cunat e dajave edhe te hallave ? LOL

    http://bit.do/fillojne-shkarkimet-nga-administrata

  4. HAJDUTI says:

    fshati digjet…kurva krihet…o legena opozitar shkoni boni suport e politik arabve ne siri…

  5. i2 says:

    Ore jeni mire nga trute??? Per cfare ju zgjodhem ju atere nqs per cdogje ju duhen te huajt per tju treguar si behet. Jepni doreheqjen nqs nuk dini te lexoni dhe zbatoni ligjin sa ka te tjere sa te duash qe dine ta bejne

  6. Petro says:

    Ministrja Harito, ne rastin me te mire nuk e di situaten poshte.Po te pakten te kishte vizionin qe pas nje viti pushtet ta njihte, ta kuptonte.Vetem brockulla.Njeres qe jane vene ne krye te pushteteve vendore po dhe institucioneve me vartesi qendrore, ardhur pas nje karriere te dyshimte sidomos nga vende “me para” si doganat, kane pushuar nenpunes, madje u kane hequr edhe statusin e nenpunesit civil ne menyre tragjike po dhe qesharake.te rinj me studime te ndjekura dhe te perfunduara ne perendim shkelqyer, te kthyer per te kontribuar ne atdhe, kane pesuar te tille fat.Natyrisht rruga gjyqesore te tilla rasteve do t u jap te drejte, por nga numuri i madh i rasteve, gjykimet ne te dy shkallet po zvarriten edhe nga ngarkesa e madhe.Te gjitha te tjerat qe thote Ministria jane brockulla.Nje administrate e tille me militante( nen shembullin e PD-se eshte vrastare per te ardhmen e vendit.Cdo dite qe kalon, shpresat po veniten, Rilindja po zhgenjen duke pergatitur ardhjen ne pushtet te nje partie tjeter te coroditur nga humbja dhe qe ka fituar urrejtje nga shumica e popullit.Po ky i fundit i vene mes dy zjarresh do kthehet nga tjetra pa asnje garanci.Fatkeqesi te mos perfitosh si vend ne kohera kur ke siguruar miqte me te fuqishem ne bote, qe misherojne sistemet demokratike me te perparuara.

  7. Si do qe te jene te vendosurit nga PS ja, ata jane njerez te pakten me me shume kulture dhe arsim perkates!
    Por, fakti qe maxhoranca nuk ka fut ne pune njerezit qe e votuan, tregon se kemi te bejme me nji maxhorance te ekuilibruar dhe tolerante. Ata qe u futen nga PD ja, po te jene te afte, nuk ka pse te shkarkohen.
    Vetem nji merak kam une,se ata te vendosurit nga banda fashiste, klike e Beogradit, kane qe te gjithe sindromin ose semundjen e vjedhjes,mashtrimit, jane shume injorante ne komunikim me popullin dhe duhet te futen te gjithe ne ‘ siten ‘ e pastrimit! Qeveria po ben pune te shkelqyer, kush nuk e pelqen……problem i tij!

    1. emigranti says:

      ahahahaa i pash dhe njerzit me kulture te PS .. hiq lenen e vej prenen .. super injorant, arrogant dhe te korruptuar akoma pa fillu mire .. shumica me preçedent penal neper bot … po nejse kjo don nje investigim te veçante .. vetem per nje vizite disaditore ne shqipri dhe vura duart ne kok …

  8. lavirja e bulevardit says:

    eksperte te huaj apo te brendshem, rregulloni urgjent administraten, se nuk paguajme taksa ne per deficenta dhe katunare, qe kane zaptuar zyrat. Te shkojne qytetaret neper zyra dhe presin tu zgjidhin hallet keto katunaret e zyrave, te cilet nuk dine te flasin shqip…

    …LSI-ja, qe ka mbushur ministrite e veta me militante, ia kemi dokumentuar ne nje raport me fakte ha ha ha….

  9. redi says:

    Saliu miratoi ne parlament ligjin 24/1 dhe nxorri ne rruge te gjithe administraten me justifikimin se pengonte reformen. Beni dhe ju nje 24/2 sepse duhet te shkaterroni korrupsionin. Ne te gjitha raportet nderkombetare flitet per administrate publike thellesisht te korruptuar. Kjo eshte zgjidhja, zonja Harito.

  10. EKSTREMISTI I DJATHTE says:

    Do vije dita qe qeveria e rilindjes do te kerkoje konsulence nderkombetare edhe per te kryer proceset fiziologjike njerezore… A m’kuptove…

  11. human says:

    Duke ju referuar komentuesit PETRO,

    Shprehem plotesisht dakord me komentin e bere prej tij.

    Ne kete Qeveri mendoj se ka shume Institucione qe drejtohen me profesionalizem nga Titullaret e vene ne krye te tyre, dhe si pasoje duken qarte sukseset dhe hapat pozitive qe jane shenuar. Ne kete aspekt mund te permendim sukseset ne Ministrine e Jashtme, Ministrine e Brendshme, Ministrine e Financave etj.

    Por ka edhe pika te dobta te kesaj Qeverie ku mund te permendim Ministrine e Shendetsise,Ministrine e Drejtesise, Ministrine e Administrates Publike,etj.

    Duke u ndalur tek kjo e fundit, mund te them se deshtimet e punes ne kete Institucion lidhen me se shumti me mungesen e profesionalizmit te Ministres Harito dhe sidomos me natyren e saj megallomane, qe jo vetem nuk ka bere asgje pozitive por ka shkaktuar nje irritim ne elektoratin socialist me arrogancen e saj.

    Kryeministri Rama kohe me pare ka deklaruar, se nuk ka ndermend te ndryshoje Ministra, dhe nje gje te tille do ta beje vetem ne rast te nje skandali.

    Personalisht shprehem se kjo eshte nje mendesi e gabuar e kreut te ekzekutivit. Ai duhet te beje ndryshimet e nevojshme ne disa Institucione duke matur performancen e punes tani qe ka kaluar plot nje vit nga Qeverisja e majte.Nje nga ndryshimet qe duhet bere sa me pare eshte zevendesimi i Znj.Harito, se ciles jo vetem qe i mungojne aftesite per te drejtuar kete Ministri, por edhe vartesit e saj i ka njerez te tille te pa afte.Duhen bere ndryshimet e nevojshme, para zgjedhjeve lokale, ndryshe rezultati negativ ne zgjedhje do te jete befasues, dhe do godiste shume rende vazhdimesine e mandatit Qeverises. Kjo do te krijonte shanse per rikthimin e ne pushtet te atij klani i cili u shporr me vote popullore me 23 qershor 2013.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje