Incidenti në Beograd/ Ministria e Jashtme depoziton në Kuvend materialin e detajuar

28 Tetor 2014, 17:36Politika TEMA

Komisioni për Politikën e Jashtme zhvilloi një seancë informimi me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Marrëdhënieve Dypalëshe, në Ministrinë e Punëve të Jashtme mbi programin, përparësitë dhe veprimtaritë e Qeverisë Shqiptare, në kuadrin e SEECP, në kuadër të marrjes së Kryesisë së SEECP-it nga ana e Shqipërisë.

Fillimisht, kryetarja e komisionit, Arta Dade, bëri me dije se Ministria e Punëve të Jashtme ka sjellë një material  të detajuar lidhur me hapat që janë marrë për çështjet  që pasuan incidentin e Beogradit, ditën që u zhvillua ndeshja Serbi -Shqipëri.

Më pas mbledhja vijoi me një prezantim  të  Koordinatorit Kombëtar për Nismën dhe Bashkëpunimin e Evropës Juglindore, Gjergji Mura, mbi programin e Kryesisë së SEECP-it nga ana e Shqipërisë . Në këtë nisëm do të marrin pjesë  13 vende anëtare, ku dhe Kosova do të jetë pjesëtare me të drejta dhe detyrime të barabarta.

Kjo nismë, u shpreh Mura, ka një rëndësi të veçante diplomatike dhe politike, duke synuar afirmimin e rolit të vendit dhe politikës sonë të jashtme në rajon dhe më gjerë.

Gjatë fjalës së tij, Mura sqaroi se, “do të zhvillohen 40-të aktivitete,  13 prej tyre me krerë shtetesh, takime të kryetarëve të parlamenteve, tre takime të ministrave të Jashtëm. Gjithashtu dhe Kuvendi i Shqipërisë, shoqëria civile, biznesi, bota akademike,  do të zhvillojnë disa aktivitete për të shtrirë këtë bashkëpunim  në të gjitha fushat.”

Ndërsa drejtori për rajonin në MPJ, Bashkim Rama, informoi komisionin lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.

Përsa i përket incidentit të ndodhur ditën e djeshme në Fushë-Kosovë, Rama tha se, “sipas  informacionit që kemi nga policia e Kosovës,  dy persona të panjohur kanë kaluar pranë një klubi në pronësi të një qytetari serb dhe kanë hedhur shishe me lëndë djegëse. Këta persona nuk janë evidentuar ende, por dyshohet se mund te jenë shtetas shqiptare. Mendohet se  janë  reagime lidhur me ngjarjet e 14 tetorit.”

Sakaq, Rama bëri dhe një ekspoze të  çështjeve politike në Kosovë, ku vuri theksin se Kosova ka nevojë për një qeveri gjithëpërfshirëse, jo qeveri me ndasi. /gj.k/

2 komente në “Incidenti në Beograd/ Ministria e Jashtme depoziton në Kuvend materialin e detajuar”

  1. tea says:

    Mbani qendrim dhe si shtet, mbani mos i lepini bythen sic bente saliu, sa her u nxefte greku e serbi i falte ndonje cop toke saliu.

    1. genci says:

      Shume mire beni, bravo ministrit te puneve te jashtme, eshte treguar mjaft korrekt me cdo gje qe ka pasur ne te beje dhe ktu me shume se ne cdo gje tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje