Senatori amerikan Christopher Murphy pas vizitës në rajonin e Ballkanit ka një këshillë dhe kjo nisur nga ndeshja e dhunshme Serbi-Shqipëri.
“Huliganizmi i futbollit nuk duhet të bllokojë asnjëherë pajtimin politik”.
Mandej ai në një shkrim të gjatë ku rrëfen vizitën dhe përjetimet në Ballkan pas takimeve me lider të shumë, vecon frazën që kryetari i parlamentit shqiptar, Ilir Meta i tha në Tiranë.
“Për ne është më e rëndësishme të fitojmë lojën e një të ardhme të përbashkët europiane, sesa të fitojmë një ndeshje futbolli”.
Por, Murphy nuk pajtohet me këshillën që i dha ministri i Punëve të Jashtme serb, Ivica Dacic, që iu shpreh se ‘“Djalë i ri, e di cila është këshilla më e mirë që mund t’i jap dikujt që mundohet të kuptojë Ballkanin? Mos u mundo!”.
Përshkrimi dhe përshtypjet e senatorit amerikan Christopher Murphy vijnë në një shkrim, për rajonin dhe Shqipërinë gjatë qëndrimit të tij në Ballkan javën që kaloi. Ai në këtë shkrim, veç tjerash thotë edhe se udhëtimi i tij nisi me flamurin që tregonte territorin e imagjinuar në një shtet të bashkuar shqiptar.
A jane ne gjendje politikanet serb ta zberthejne formulen qe i jep zoti Hurphy?
Tormula eshte shume e thjeshte: Mos u mundoni.
Un them qe keto politikane qe drejtojne sot ne Serbi nuk kane kapacitet qe ti pergjigjen situates qe sot po çfaqet ne Ballkan. Keto politikane jane te infektuar nga semundja ngjice qe i la kasapi i Ballkanit, Milloshevoç.
Murfhy nuk erdhi ne vendet ballkanike as per te marre keshilla dhe as per te shprehur simpatira apo antipatira per lideret e politikes ballkanike, por per te shtuar influencen ne favor te interesave gjeo-strategjike te politikes amerikane ne rajon! Ne keto momente kur senatori amerikan e cileson si me te rendesishmen e viziten e tij shkeputjen e te gjitha vendeve ballkanike nga influenca ruse, te provokosh me flamuj per te treguar “territore imagjinare”, sic u shpreh Murfhy per flamurin e ngritur, eshte nje loje me pasoja te rrezikshme jo vetem per interesat amerikane, por mbi te gjitha per paqen ne rajon.
Dpllomati me plot kuptimin e fjalès ,flet shkurt dhe sakt,ai qè do e kupton mirè dhe pa dallèzi.