Kreu i ILDKP-së Shkëlqim Ganaj akuzon Këshillin e Lartë të Drejtësisë se nuk ka vepruar në rastet e zyrtarëve të akuzuar për fshehje të pasurisë.
Ganaj ishte i pranishëm në një seancë dëgjimore në Komisionin parlamentar të Ligjeve në lidhje me raportimet përsa i takon progres-raportit të Komisionit Europian.
Sipas kreut të ILDKP-së, në tryezën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka pasur dosje të” të zyrtarëve që kanë fshehur pasurinë dhe raste të konfliktit të interesit, e megjithatë nuk është marrë asnjë masë ndaj tyre.
Por sipas Ganajt, KLD ka shkelur Kushtetutën dhe të konliktit të interesit.
Rekomandimi i Ganajt përballë kësaj situate është firmosja e memorandumit të bashkëpunimit mes ILDKPI dhe KLD-së, por deri më tani kjo nuk është realizuar.
Kreu i ILDKP, Shkëlqim Ganaj gjatë raportimit të tij në komisionin e Ligjeve është ndalur të theksojë se që nga marsi i këtij viti deri më sot ILDKP ka dorëzuar 70 kallëzime në Prokurori.
Po sipas tij, në të njejtën periudhë janë kontrolluar 1400 zyrtarë, ndërsa 300 janë ndëshkuar.
“Kjo shifër është më e lartë se 10 vitet e kaluara. Kemi kallëzuar gjyqtarë dhe ambasadorë. Janë kontrolluar 70% e zyrtarëve të pakontrolluar në 10 vite”, shtoi ai.
Maksimumi i gjobës së vendosur sipas Ganajt, është 100 mijë lekë dhe kjo është shumë e ulët, siç komentoi ai.
Një nga rastet e denoncuara nga ILDKPI ishte edhe gjyqtari i Apelit Tiranë, Gjin Gjoni, i cili është kallëzuar edhe në prokurori për fshehje të pasurisë 2 milionë euro. /gj.k/