VIDEO/ 5 mijë paund për një nuse britanike, në këmbim të një vize

29 Tetor 2014, 13:32Lifestyle TEMA
VIDEO/ 5 mijë paund për një nuse britanike, në këmbim

Një investigim i bërë nga një gazetare ka nxjerrë në pah se sa lehtë mund të martohesh me një shtetase ose shtetas britanik në këmbim të një vize.

“Nusja” fshehu një kamera në trup për të treguar gjithë skemën e martesave fallco. Në këmbim të martesës, burri, i cili ishte student në Britani, por që i kishte mbaruar leja e qëndrimit, pagoi 5 mijë paund për martesën. Çifti dukej nervozë gjatë ceremonisë martesore edhe pse kishte marrë gjithë masat që martesa të dukej sa më natyrale.

Gazetarja Harriet Morter u takua me të fejuarin e saj, indianin Ali, përmes një  agjensie për martesa, të cilët i reklamojnë shërbimet e tyre në faqen e internetit Gumtree.

Ali ra dakord për t’i paguar nuses 5000 paund  për t’u martuar, ndërsa ndërmjetësi  mori  një shumë prej 400 paundsh. Ali ofroi më tej “nuses” së rreme një shumë prej 10 mijë paundsh nëse ajo do të kishte një fëmijë me të.

Për ta bërë marrëdhëniet e tyre të duket sa më natyrale, Ali pagoi  një Rolls-Royce për të shkuar me nusen  në zyrën e celebrimit dhe madje  i bleu asaj edhe fustanin e  nusërisë.

Momenti më i vështirë erdhi para kur çifti u intervistua nga zyrtari i celebrimit,  i cili donte  të sigurohej se dashuria e tyre ishte e vërtetë.

Ali harroi shumë detaje si adresën e shtëpisë së nuses dhe mezi kujtoi vendin ku ajo jetonte, por megjithatë ceremonia e celebrimit vazhdoi.

Martesa  e rreme mori fund kur zyrtari pyeti nëse dikush ishte kundër kësaj martese dhe aty u shfaqet  gazetart tjetër, i cili tha se kjo dasmë nuk mund të bëhej pasi ai kishte filmuar gjithçka dhe do e bënte filmimin publik. Ali i tha, zonjushës Morter se ajo ishte e lirë ta linte atë menjëherë pas ceremonisë së dasmës edhe pse do të duhej që të divorcoheshin zyrtarish pas 5 vitesh.

Çdo vit në Britani bëhen rreth 10.00 martesa të rreme, edhe pse Britania nuk pranon në asnjë mënyrë qe të lehtesoje  procedurat për marrjen e vizave nga shtetas të tjerë qe qendrojne ne vend./j.h

4 komente në “VIDEO/ 5 mijë paund për një nuse britanike, në këmbim të një vize”

  1. elona says:

    son nuk genjehen kollaj keta te gjendjes civile un jam martu para nje viti ketu ne spanje me spanjoll dhe kishim nje vit e gjys bashkejetese po te pyesin edhe per numrin e brekeve cdo informacionna kan mare ne pytje vec e vec neqoftese genjejme te verifikojne mire sidomos qe jetojme ne nje shpi se te vijn te kontrollojne un cdo gje e kam kalu me sukses tani mar nenshtetesine spanjolle edhe po ti bejne dokumentat prishen po qe martesa fallco

  2. Wendy-B says:

    Filmi “Desert Flower” tregon historine e jetes se modeles Somaleze Waris Dirie.
    Mbasi arriti te largohej nga Somalia per ne UK u martua me nje fotograf Britanik per te fituar nenshtetesine. Perfaqesues te bashkise se lagjes i kontrollonin ne cdo kohe te dites apo nates a jetonin bashke. Diten qe mori nenshtetesine ja la unazen ne tavoline e iku.
    Edhe pse martesa ishte “fake” vazhdon te jete qytetare britanike dhe ambasadore per femijet e abuzuar afrikane ne UN.

  3. Taipi says:

    Po ti Elona e ke mare per “hajdarin” ate spanjollin apo per letrat se nuk u morem vesh ?!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje