Ministria e Brendshme ka reaguar lidhur me akuzat e ngritura nga Partia Demokratike se shtetasi Kostandin Xhuvani ka qenë person i shpallur në kërkim dhe Policia e Shtetit qëllimisht e ka lënë të lirë.
Sipas MPB-së, në datë 25.04.2014, rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë së Komisariatit Gjirokastër janë njoftuar se pranë lokal “Lithiumit” në lagjen “18 Shtatori” ka ndodhur një konflikt me armë ku një person ka qëlluar me pistoletë në ajër. Menjëherë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes si dhe shoqërimi për në Komisariat i disa personave të pranishëm.
“Nga informacionet e menjëhershme të marra në rrugë operative është mësuar se i dyshuar për këtë ngjarje ishte shtetasi Kostandin Xhuvani. Është bërë veprimi hetimor i paraqitjes për njohje me anë të fotografisë, dhe të tre personat e pranishëm në momentin e ngjarjes kanë identifikuar fotografinë e të njëjtit person, e cila i përkiste shtetasit Kostandin Gjergj Xhuvani, i cili ka qenë personi që është konfliktuar me shtetasin Ergys Gashi si dhe ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Po atë ditë me shkresë nr. ekstra (883), datë 25.04.2014 është bërë shpallja në kërkim me kartelë me ngjyrë “rozë” e personit të dyshuar për këtë ngjarje, shtetasit Kostandin Gjergj Xhuvani”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Më tej MPB sqaron se gjatë kohës që ky shtetas ka qenë në kërkim policor, nga organi i Prokurorisë nuk është vendosur masë sigurimi ndaj këtij shtetasi, ndaj dhe mbështetur edhe në Udhëzimin e Ministrit të Brendshëm nr. 56/1 datë 27.05.2013, “Për përdorimin e burimeve të informacionit, marrjen, administrimin, verifikimin dhe vlerësimin e të dhënave” nga Policia e Gjirokastrës në datë 27.05.2014, është bërë anulimi i kërkimit të këtij shtetasi për kalim të afatit policor./b.l
E re sa mire e interpretoni ligjin për bythën tuaj
Or MB-ja qenkeni fare. Po ca do te thot kjo? Mbas 1 muaj bieka urdhri i arrestit? Po ka kryer veper penale mor palla plus armbajtje pa leje mund te konsiderohej dhe tentativ vrasje. Ikni mor se late nam me mire mos leshoni deklararta fare se kto budallalliqe po paska qen kalama fare ay tahiri turp turp tani e morem vesh si funksinoni dhe ju me pak fjal calamanit i kan ndryshuar vetem shkopin.
O arber koburja, po bie urdheri arrestit ashtu si ra per procedure arrestimi Lulezim Bashes e Fatmir Mehdiut, pa le me vendimet e gjykatave deri tek lejimi i lire i Fullanit. E mban mend apo i ke harruar keto? ju jeni bere te gjithe kriminele e hajdute dhe çfare kerkoni? Ju doni se s’ben pushtet te sundoni se u mesoi sali kerma.
Po un nuk shkrujta qe jam me PD apo PS. Dhe skam votuar asnjehere gje tani po te leshoj MB-ja qe eshte nje iistitucion shume esencial kto lloj deklaratash nuk ka bythe ku te rije sic i thone. PD-ja iku ka me se nje vite dhe e dim te tere si ka qeverisur dhe pse nuk po paguajne per krimet e tyre. Ktu po flasim per MB-ne qe duhet ta kishte arestuar ose fare e thjeshte mos te leshoj ksoje deklaratash. Une qenkan kobure po ti qenke si pushka e jevgut po pse do presim qe te bejn krime te njesojta si te PD-se dhe kta qe jan sot ne qeveri dhe te mbyllim syte he se me mire kta se PD-ja, jo mo zotri kan gabuar dhe te mbajn pergjegjsi dhe jo te leshoj deklarata vari qillot,opozita eshte ne bote tjeter ksoj gjerash pret qe te thoj ja dhe kta si jan se gje tjeter sdi te bej kurse juve thoni ca bente PD-ja, po cpo me duhet me PD-ne mua une e kam hallin te kta, PDja nuk eshte me dhe nuk i dihet kur vjen po erdhi prap se kshu si eshte as per ne hale nuk eshte.
Sa bukur e ke thene ti fatmir militanti. Dmth sipas teje meqe keshtu kane bere Lulzim Basha dhe Fatmir Mehdiu, keshtu le te bejne edhe keta apo jo. Kete po na thua ti? Dmth per ty Rilindja eshte ne rregull per sa kohe eshte brenda normave dhe menyrave qe perdorte PD e Saliut. Ti je militant o shqipe nuk je njeri i lire ti. Ti dhe ata qe mendojne si ty vetem dreqit mund ti duhen, por jo kombit.
Keta idiote nuk kane per te ber kurre shtet. Xhuvanet , Rucet e Berishat pjellin gjarperinj e shteti i ushqen.
Se pse me duket si justifikimi i femijeve te vegjel kur thyejne nje gote,
une jam anti Berishe dhe socialist po ndonjehere eshte me e dobishme mos te thuash asgje se te thuash gomarlleqe.
Z.Minister dicka vjen ere ketu.Ju lutem her tjeter veproni sipas ligjit here tjeter!Do te jete me lehte per ju por edhe per popullin.Isha shume dakord me ty me listen e gjykatesve dhe prokuroreve qe i paraqite te ashtuquajturit president, te cilet kishin liruar apo denuar ne menyre qesharake disa kriminele!Por pse ne ate liste nuk ishte dhe emri i prokurorit per kete rast qe ke evidentuar ti?E marr me mend qe perplasjet e rrymave, ne vendin qe mban ti jane shume te forta,por te lutem mundohu te besh me te miren.Jo C’do gje qe mund te duket e keqe te ben keq.Ne rastin e djalit te deputetes nje nderhyrje e vendosur ndaj tij,do ti kishte bere mire te gjitheve.Une kam besim qe ti ke nxjerre nje mesim nga e gjithe kjo qe ndodhi!
D.m.th paska te drejte saliu, kete e paska mbrojtur policia derisa eshte mbyllur ceshtja me lek ne prokurori!!!!! Te mjeret ne nė shqiperi, mjere populli i thjeshte doreheqje sa me shpejt kush e ka mbrojtur kete qelbesire.
Edhe ju me keq se Saliu e keni bo shtetin pronen tuaj por ju lumte kur kani gjet kte milet.
O Minister trimi, po te beje nje pyetje? Ne qofte se ne ngjarjen e GJirokastres nuk do ishte ky personi i njohur po do ishte nje person tjeter,pa nenen deputete , pa shoqeri te larte , Do e hiqnit nga kerkimi.SHkurte ligji ne SHqiperi denon popullin e thjeshte. LIGJET jane bere per te ju mbrojtur juve te kasave te larta dhe per te ndeshku popullin e thjeshte. Suksese me shtetin Ligjor.
Z,MINISER vetem nje gje ,me thoni ne cfare vendi te EUROPES ku ju i keni premtuar ketij populli ta coni behen keto AKUZA!!!!!!!!!!!!!!!! Akuzoni ish kryeministrin qenin berisha nuk denohet,beni akuza ne parlament,qe na e keni bere te peshtire,dhe asnje nuk denohet!!!!! Me cfare morali partiak qe keni(se njerrezor jo) gjobisni nje qytetar per mos paguarje dritash,dhe i tregoni burgun,kur jeni bere njesh me krimin!!!!!!!!!Po ju permend rastin e njerit qe ju e keni ne mazhorance dhe BRUKSELI e ka denuar per VRASJE z, FRROKU dhe ku vellai vet tallet me kete drejtesi edhe pse te gjithe e dine qe vrasja e kryeinspektorit Dritan Lamaj atij i kushtoi 200 000 mije euro!!!!!!!! Ku djali i Saliut vret 27 ne Gerdec ju pemtoni DREJTESI!!!!!!! Ku 21 JANARI la femije jetim dhe ju i dhuroni PAPES buqeta me lule nepermjet femijeve te VRASESVE!!!!!!!!!!!!! Edhe nje aresye tjeter kjo qe paskam pasur fat te madh te largohem nga ky vend.
Mos te ka cuar Fyleja ndonje mesazh perkrahjeje edhe per kete mo, aman ?
NGELEM PA FJALE KUR SHIKOJ KOMENTUES QE MBROJN KRIMIN DUKE THENE QE KESHTU BEHEJ NE KOHEN E SALIUT.ORE MASKARENJ PO SALIU E MORI DENIMIN ORE FARE E DEGJENERUAR DO TE THOTE QE TANI RILINDJA TE NA RRRJEP TE GJALLE HARRONE MASKARENJ TE FELLIQUR BIJ TE PARTISE. SE NE P…KE TE NENES DO U ÇOJME MEGJITH RILINDJE HORRA TE FELLIQUR SHOQERI MESKINE ME IDEN DHE BARE DO HAME POR PARTIN TA KEMI TE FORTE HARBUTER
Deklarata e shtypit e Ministrise se Brendshme justifikon vehten, dhe pergjegjesine e kalon tek Prokuroria.
Por ky problem tani qe eshte maisur me 4 vrasje te tjera, nuk mund te shpetoje nga pergjegjesia askend.
Sa me shume te justifikohen institucionet pergjegjese per rastin ne fjale, aq me shume e thellojne pergjegjesine para ligjit.