Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në një njoftim për shtyp bën me dije se sot Dega Doganore Kakavijë ka bërë të mundur goditjen e dy rasteve të kontrabandës së mallrave në doganë, cigareve dhe gomave të përdorura.
Drejtoria e Dogavave njofton se “nga një kontroll i ushtruar nga doganierët e pikës së hyrjes në autobusin me targa ZMK 5187 të shoqërisë “Joana Travel”, u gjetën dhe më pas sekuestruan 108 steka me cigare të markës “Marlboro”.
Ky mall po tentohej të futej kontrabandë në territorin shqiptar, i padeklaruar më parë në doganë. Vlera e cigareve të sekuestruara nga ana e autoriteteve doganore arrin në 11.550 euro. Malli është sekuestruar nga ana e autoriteteve doganore, të cilat po kryejnë procedurat operative”.
“Ndërkohë, pas një kontrolli të ushtruar në kamionin tip Mercedez-Benz me targa AA 389 AX, i cili transportonte sende personale, u gjetën 90 goma automjetesh të përdorura të padeklaruara nga ana e shoferit në doganë.
Gomat e përdorura janë të ndaluara me ligj të hyjnë në territorin shqiptar. Ato janë sekuestruar nga ana e autoriteteve doganore të Kakavijës, ndërsa subjekti përkatës që po i transportonte ato në drejtim të Shqipërisë është penalizuar”, thuhet në njoftimi për mediat të Drejtorisë së Doganave.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave deklaron se lufta ndaj kontrabandës dhe trafiqeve të paligjshme të mallrave në pikat kufitare doganore do të jetë e vazhdueshme dhe pa kompromis. /gj.k/
HAHAHAHAHA
SPIROPALI NUK ESHTE NE GJENDJE AS TE KUPTOJE LLOGJIKEN E ASAJ QE THOTE…
VLERA E 108 STEKAVE THUHET SE ESHTE 11550 EURO.
11500 EURO/ 108 STEKA = 107 EURO/STEKA
1 STEKE PERBEHET NGA 10 PAKETA CIGARE,
SIPAS LLOGARISE SE SPIROPALIT I BIE 10.7 EURO/PAKETA CIGARES.
AS NE LONDER NJE PAKETE MARLBORO MUK KUSHTON 10.7 EURO.
PASTAJ THONE E KEMI REALIZUAR PLANIN ME 1231241241%
?