Kapet autori i grabitjes së Shehut të Teqesë në Gjirokastër, në kërkim 4 bashkëpunëtorë

4 Nëntor 2014, 11:12Kronika TEMA

Policia ka zbardhur ngjarjen ku u vodh dhe u dhunua Shehu i Teqesë së Shtëpëzit në Gjirokastër, që tronditi oponionin publik rreth 1 muaj më parë.

Policia ka arrestuar të dyshuarin si autor kryesor dhe ka shpallur në kërkim 4 bashkëpunëtorë të tij, emrat e të cilëve nuk bëhen publik për arsye hetimi.

Në orët e para të mëngjesit u kap Armand Bardhi.

Agjentët thonë se kanë dokumentuar me prova ligjore autorësinë e ngjarjes së ndodhur në 5 tetor.

24-vjeçari nga Gjirokastra në bashkëpunim dhe me 4 persona të tjerë të maskuar, kanë vjedhur me dhunë banesën në pronësi të Alim Saraçit, ku kanë marrë 150.000 lekë dhe disa bizhuteri duke ushtruar dhunë fizike mbi Shehun e kësaj Teqeje dhe ndaj djalit të tij.

 

1 komente në “Kapet autori i grabitjes së Shehut të Teqesë në Gjirokastër, në kërkim 4 bashkëpunëtorë”

  1. Siguria says:

    Shume mire se eshte ngjarje e rende grabitja,po dhe ky “babai”i veteshpallur eshte nje kokerr mashtruesi qe i vjedh te tjeret me fjale te bukura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje