Gjykata e Tiranës ka vendosur mae sigurisë detyrim paraqitjeje për ish-Drejtorin e Qytetit Studenti Bujar Brovina, i arrestuar nga policia për shkak të tre ligjeve të paligjshme të energjisë elektrike në bansën e tij në Tiranë.
Gjykata ka vendosur të njëjtën masë të kërkuar nga organi i akuzës për Brovinën, i zgjedhur së fundmi anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Brovina u morr në mbrojtje nga Partia Demokratike, e cila e konsideroi arrestimin e tij nga policia të paligjshëm dhe pa prova.
PD akuzoi Kryeministrin se nëpërmjet policisë po arreston kundërshtarët e tij, madje publikoiedhe një proces-verbal të punonjësve të OSHEE,sipas të cilit kontrolli në banesën e Brovinës ka rezultuar se nuk ka lidhje të paligjsme.
Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri u shpreh të enjten në Kuvend se gjatë kontrollit në vilën e ish-Drejtorit të Qytetit Studenti janë zbuluar 3 lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. /gj.k/