Një sasi e vogël lënde plasëse i është vendosur një godine në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Burime policore bënë të ditur se lënda plasëse është vendosur në katin e parë të ndërtesës, e cila ishte në ndërtim e sipër.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në kilometrin e 7 të autostradës ku ndodhet ndërtesa disakatëshe. Godina, e cila është në pronësi të shtetasit N. Sh 54 vjeç, ndërsa dyshohet që shpërthimi të jetë bërë me 150 gram tritol. /gj.k/
Depo farmaceutike. biznesi i kutive te ndihmes se shpejte qe i degjeneroi Tahirit