Policia e Shtetit vijon zbatimin në terren të masave të posaçme për ndërprerjen e abuzimeve me energjinë elektrike, duke identifikuar dhe vënë para drejtësisë autorët e lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe vjedhjes së energjisë elektrike.
Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, gjatë ditës së sotme është marrë masa e arrestit në flagrancë ndaj 17 personave, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe janë shpallur në kërkim 7 persona.
Në Tiranë janë arrestuar në flagrancë dy faturistë dhe një elektricist, punonjës të OSHEE.
Policia ka mbështetur OSHEE në 811 raste gjatë ditës së sotme, ndërsa janë ndërprerë 286 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonetëve debitorë.
Ndërko nga të arrestuarit 12 prej tyre janë pronarë biznesesh. Sipas qarqeve rezultatet paraqiten si më poshtë:
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë arrestuar në flagrancë 9 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës është arrestuar 1 persona dhe është shpallur në kërkim 1 person.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan është arrestuar 1 person dhe është shpallur në kërkim 1 person
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë arrestuar 2 persona dhe është shpallur në kërkim 1 person.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë arrestuar 2 persona .
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër është arrestuar 1 person.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës është arrestuar 1 person.
Policia e Shtetit do të vijojë edhe në ditët e ardhshme të zbatojë me vendosmëri masat e marra në kuadër të këtij operacioni të rëndësishëm për vendin, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike. /gj.k/
mqse gjithe te arrestuarit jane totalisht sunite,mendoj se para se ti cojne ne qeli tu fusin edhe nga nje hu ne bithe pasi keshtu mund te vene mend…….o Zikeeeeeeeeeeeeeeeeee!
Ne shqiperi po aplikohet politika e Koco Kokedhimes per te rrafshuar ne kete vend gjithshka eshte ndetuar,miljarda euro, nje politike shume me e eger se e vitit 1945, pushteti eshte marr nga njerz te papergjegjshem tip karagjozash, mashtruan popullin me premtime fallco, pra e genjyen ate, per te bere kete qe po bejne rrafshimin e djerses se shqiptareve.Sali Berisha hiq dor nga facebook dhe dile ne shesh, mblidh turmat per rrezimin e qeverise, mos beje seir se ate qe ju bete per kete popull do te duhet nje shekull te arrihet.
jeni bere si njehere e nje kohe kronika e luftes .E morem vesh mo bravo te gjithe te paudhte ne burg
Te gjithe faturistet jane te punesuar per te vjedhur !
Jane militantet me te perkushtuar te PD-s, ne rrethe e Kryeqytet,te cilet zevendesuan specialistet me pervoje mbi 30 vjecare.
Skema e vjedhjes duhet te zberthehet nga Prokuroria,sidomos ajo e vjedhjes me subjektet e medha private,ku jane te perfshire dreejtues dhe inxhinjere.
Burgu te gjithe nuk i nxeh,duhet te mendohet per skeme tjeter shperndarje,brenda te qendrojne vjedhesit e medhenje.