Ndryshime të reja në kodin rrugor u diskutuan këtë javë gjatë mbledhjes së Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese dhe Ministri i Transportit bëri me dije rritjen e gjobave për shkeljet e kodit rrugor që në shumë raste janë dyfishuar.
Sipas nenit 144 për mosrespektimin e sinjalizimit rrugor, nëse drejtuesi i mjetit vazhdon lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë, ai do të gjobitet me 40-50 mijë lekë gjobë nga 20 mijë lekë që është aktualisht.
Sipas nenit 22, cilido që hap hyrje apo degëzime të reja ose cilido që transformon a ndryshon mënyrën e përcaktuar të përdorimit të atyre ekzistuese pa autorizimin e entit pronar të rrugës, apo që mban në përdorim hyrje ekzistuese të paautorizuara ndëshkohet me masë administrative me gjobë prej 100-400 mijë lekë.
Sipas ministrit rreth 60% e aksidenteve në Shqipëri vijnë si pasojë e gabimeve të drejtuesve të mjeteve, ndaj një vend të rëndësishëm në masat e reja do të zërë dhe testimi psikologjik e fizik i aplikantëve të rinj për leje drejtimi.
Në mbledhje u diskutua gjithashtu për vendosjen e sistemit të pikëzimit të patentave. Sipas ministrit Haxhinasto, çdo drejtues i mjeteve do të ketë 20 pikë në patentë. Në bazë të shkeljeve të kryera, drejtuesit do t’i zbriten pikët nga patenta dhe në rast se ulja arrin shifrën zero, masa që do të ndërmerret është heqja e lejes së drejtimit të automjetit.
Ndonëse marrja e masave të tilla synon të nxisë rritjen e nivelit të përgjegjshmërisë te qytetarët, këta të fundit duket se nuk bien lehtësisht në një mendje me vendimin.
Drejtuesit e mjeteve taksi, që me anë te drejtimit të automjetit sigurojnë të ardhurat familjare, theksojnë që një gabim i vetëm tani mund ti kushtojë shumë rëndë..
“Qëllimi i mirë i Kryeministrit nuk e justifikon mjetin që po përdor,” u shpreh z. Kosturi, shofer i një taksie në Tiranë.
Krahas detyrimeve, drejtues të automjeteve të pyetur nga BIRN shprehën shqetësimin për sigurinë ende të ulët në rrugë, e cila vjen si rezultat i mungesës së infrastrukturës rrugore.
Mosndarja e korsisë së këmbësorëve, nga ajo e biçikletave; mungesa e vijëzimit për të përcaktuar vendin ku këmbësorët duhet të kalojnë në anën tjetër të rrugës përbëjnë një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve.
“Në fillim qeveria duhet të na i pajisë të gjitha rrugët me elementet që duhen dhe pastaj t’ua shtrëngojë litarin njerëzve deri në këtë pikë”,-përgjigjet znj. Gjeta, një drejtuese automjeti.
*Marrë nga BIRN
Mos harroni qe para pak kohesh gazetat shkruani. Bilanc lufte , vdekjet nga aksidentet. Cdo mjet justifikohet kur ai mbron jeten.
Puna e semaforit eshte pak me e nderlikuar se c’duket. Kete e kupton kushdo qe kryqezohet ne urat e Lanes, ne Tirane – ne hapesira te vogla e me zgjidhje te diskutueshme kushdo mund te gjendet ne situate te veshtire, dhe ne dore te gjykimit te nje polici…
Shteti mund te kerkoje shume vetem atehere kur jep shume (standarte dmth). Nuk mund te luaje si macje me miun, me qytetaret. Eshte e pa diskutueshme qe edhe nje gjobe 50 euro do bente mjaft pune, nese vendosej sakte, e pa falur askend.
Bravo keshtu forcohet Shteti me zbatim ligjesh.
Berishoqici antishqipetari,e ka shkateruar kete Shtet.Duhen vite te rregullohet.
Te lumte Z.Rama … keshtu jeton mbare bota “ligji eshte ligj”.
jo shteti forcohet duke ofruar 100% sherbimet qe duhet te ofroj..gje qe deri tani nuk e ben..uroj qe sic shterngon rripat e njerzve te thjeshte te shterngoj dhe rripat e tij..dhe ne rast se shteti gabon te me siguroj entin e duhur ku un te ankohem e jo te bredh rrugeve si viktim e vuajtur qe sdi ku te zgjidh hallet e mia