Ismet Haxhia: Vrasja e Azem Hajdarit nuk ishte një krim ordiner, siç duan ta paraqesin

31 Tetor 2014, 09:08Kronika TEMA

Ismet Haxhia, i dënuari me burg si bashkëpuntor për vrasjen e Azem Hajdarit, e ka cilësuar ngjarjen e vitit 1998 si një krim politik dhe  jo ordiner. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” ai thotë se çështja “Hajdari” nuk do të rigjykohet ndonjëherë .

“Vrasja e Azem Hajdarit është një vrasje e shëmtuar, tërësisht politike dhe paraqitja e kësaj vrasjeje si ordinere nga kjo ‘drejtësi’ që e kemi peshqesh po nga politika, është një krim i rëndë, që mbivendoset mbi këtë krim makabër, i cili i pastroi rrugën krimit politik të pandëshkuar”, është shprehur Haxhia

Haxhia e ka konsideruar procesin gjyqësor ndaj tij të padrejtë dhe me ndikim politikë.

“Çështja jonë u ankimua në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Nga fillimi i shqyrtimit të çështjes e deri në fund të janarit 1998, çështja u shqyrtua me seriozitet, kohë kur përfundon mandatin përfaqësuesi shqiptar i kësaj gjykate, Z.Kristaq Traja. Gjykata ishte në prag të marrjes së vendimit për këtë çështje dhe vendimi ishte në favorin tonë. Pas largimit të Z.Traja dhe vajtja atje e ish-kryetarit të K.K.R.T, Ledio Bianku, filluan edhe manipulimet që zgjatën për rreth gjashtë vjet.

Ai shprehet se vëllai i tij, Izeti ka dalë pa asnjë dyshkë në xhep nga e gjithë kjo histori, ndërsa për veprimet e Jaho Salihit thotë se: “Shefi (Jaho) me bëmat e tij, i veshur me uniformën e policisë, ia nxori bojën këtij dikasteri dhe strukturave që e kishin emëruar atë në detyrë”.

U ndërruan katër gjyqëtarë  dhe duke mos u paraqitur në senacat gjyqësore, gjyqëtari u caktua më në fund nga qeveria. Nën efektin e ndërhyrjes kokë më kokë te sekserit të qeverisë demokratike , e cila ishte betuar dhe stërbetuart se kur të vinte në pusht do ta rigjykonte çështjen , arritën të bindnin  anëtarët e trupit gjykues  se shkeljet ishin kompetencë e gjykatave vendore“, ka thënë Haxhia për “Gazeta Shqiptare”.

Ai bën me dije se shumë shpejt do të dalë në treg një libër i shkruar nga vetë Haxhia për çështjen “Hajdari”.

“Unë mendoj se çështja që na vendos në vëllezrit Haxhia në qendrën e këtyre akuzave të pandershme do të rigjykohet ndonjëherë. Këtë nuk e dëshiron asnjëra nga palët poltike. Rigjykimi do të nxirrte në pah të interesauarit për relizimin e këtij krimi. Mendoj se me faktet e qarta që sjell ky libër do të hidhet drita e duhur për të kuptuar ae kush janë vrasësit e vërtetë të Azem Hajdarit dhe përse e vranë atë”, ka deklaruar Ismet Haxhia./n.d

2 komente në “Ismet Haxhia: Vrasja e Azem Hajdarit nuk ishte një krim ordiner, siç duan ta paraqesin”

  1. teme kenel says:

    vazhdon saga e e vrasjes se Azem Hajdarit, eshte bere si Oktapodi me Komisar Katanin…
    http://bit.do/refehet-ismet-haxhia-e-verteta-e-vrasjes-se-azemit-nuk-ishte-krim-ordiner

  2. bledi says:

    Kjo eshte shenja e qarte e korrupsionit te sistemi gjygjesor te instaluar nga i droguari dhe i cmenduri Sali Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje