Sheraf dhe Donika Aliko, çifti që akuzohet për vrasjen e 92-vjeçares Bukurije Aliko, do të qëndrojnë në burg 15 ditë derisa ekspertiza të përcaktojë përfundimisht shkaqet e vdekjes së të moshuarës.
Prokuroria e Gjirokastrës ditën e djeshme ka kundërshtuar deklaratën e policisë, që ka përcaktuar akuzën që rëndon ndaj çiftit Aliko si shkaktim të vetëvrasjes dhe fshehjes së ngjarjes.
Prokuroria deklaroi se Bukurije Alika humbi jetën duke u varur në litar, pasi ka të dhëna që e moshuara ka varur veten në kushte të rënda depresioni.
Avokati i Sheraf dhe Donika Alikos ka kërkuar që çifti të hetohet në liri pasi për ta nuk ka prova të mjaftueshme.
Sipas avokatit të çështjes e vetmja akuzë që rëndon mbi çiftin është mosdenoncimi i vetëvrasjes së të moshuarës në organet e policisë.
Djali i viktimës, Sharafi, ndërkohë ka deklaruar se nëna e tij është vetëvarur, por e ka fshehur këtë fakt pasi i vinte turp nga fqinjët dhe ata që i njihnin.
Ai është shprehur se ka qenë bashkëshortja që e ka njoftuar për vdekjen e nënës.
“Pasi më telefonoi Donika, lashë punën dhe u nisa direkt për në shtëpi.
Nënën e gjeta të varur te krevati”, ka thënë 66-vjeçari.
Bukurije Aliko ka ndërruar jetën në 10 tetor, djali dhe nusja e deklaruan vdekjen e të moshuarës si vdekje natyrale. Por dyshimi i disa prej të afërmve se 92-vjeçarja është vrarë ka vënë në lëvizje policinë për të hedhur dritë mbi ngjarjen./n.d
Cfare nuk te degojne veshet ” u vetevar ne krevat ” Po sa i larte ka qene ky krevati se dihet qe te vdesesh nga varja duhet nje lartesi qe kembet te mos te zene ne toke . Genjeshter me te trashe nuk besoj se kemi degjuar ndonjehere. Plaken e shkrete dikush e paska lidhur me litar pas krevati dhe e ka shtrenguar deri sa i ka dale fryma . Kush ???? lind pyetja ne 99.99% te rasteve eshte personi qe e ka gjetur “te varur ” atje ku nuk varesh dot . Tani qendrimi i policise dhe prokurorise punen e tyre hyn paraja ne mes si gjithmone ske ci ben.