Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle, vlerëson rezultatet e Shqipërisë në luftën kundër narko-trafikut, përmes një letre dërguar Ministrit të Brendëshm Saimir Tahiri.
“Më lejoni të theksoj rëndësinë e veçantë që ne i japim luftës së orientuar drejt rezultateve kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thekson Fyle në mesazhin përcjellë Ministrit.
Duke vlerësuar angazhimin personal dhe institucional të Ministrit Tahiri, Komisioneri thekson se operacionet e suksesshme, të kryera së fundmi, kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve janë hapa të lavdërueshëm në drejtimin e duhur.
“Operacionet e sukseshme, të kryera së fundmi, kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve janë hapa të lavdërueshëm në drejtimin e duhur. Ato duhet të mbështeten me vendosmëri dhe të ndiqen nga veprime të shpejta dhe të duhura nga ana e prokurorisë”, thekson Fyle në letër.
Fyle siguron se Komisioni Europian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për reforma, me ekspertizë dhe mbështetje financiare.
“Komisioni është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për reforma, me ekspertizë dhe mbështetje financiare. Por, është e qartë që arritja e rezultateve në këtë fushë varet prej vullnetit politik të autoriteteve, si dhe në vendosmërinë, efikasitetin e veprimit dhe koordinimin e të gjithë trupave ligj-zbatuese në Shqipëri. Në këtë kontekst, angazhimi personal dhe institucional që Ju shprehni është mëse i mirëpritur dhe do të mbetet thelbësor”, e mbyll Komisioneri Fyle letrën.
Po Fylja nuk eshte me komisioner zgjerimi. vendosni te pakten funksionin e ri ne BE.
Tepelena sot ashtu si Tropoja dje e ndimuar ne te dyja rastet nga Skrapari po ja zbardhin faqen kombit vidhni cuna se e kemi rradhen
Ja qeveria nderhyri e humbem ca para, na i diti Fylia apo europa, JO, as kompesim sna thane, madje perkrahen dhe serbin, e Fylia pa ja kerkuar njeri deklaroi se kosova nuk eshte kusht per ta, vetem per ne ka kushte.
Aman me keto letra, se eshte propogande qesharake, do vazhdoni me emailet pastaj, ngopni popullim me lug te zbrazur se sa ka filluar qeveria vendet e punes dhe parate kane ecur ne kahun negativ.