Administratori i një kompanie ndërtimi në Tiranë është vënë nën akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit, ndërsa procedimi penal ka nisur në gjendje të lirë.
Burime policore bënë të ditur se 51 vjecari I.J dyshohet se i vjedhur 77 mijë euro dy personave me anë të mashtrimit për shitjen e dy apartamenteve.
Policia ka bërë të ditur sot se më 23 tetor ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I.J, vjeç 51, banues në Tiranë, administrator i kompanisë, pasi në vitin 2008, me anë të mashtrimit, i ka vjedhur 35.000 euro, shtetasit R.Z, 50 vjeç, banues në Tiranë, për blerjen e një apartamenti dhe 42.000 euro shtetasit I.T, 71 vjeç, për blerjen e një apartamenti tjetër.
Ai ka shkelur nenin 143/2 të Kodit Penal. /gj.k/