Pallat pa leje/ Arrestohet biznesmeni i dytë, Dritan Molla

25 Tetor 2014, 21:15Kronika TEMA

Arrestohet një tjetër ndërtues në Tiranë.

Dritan Molla, pronar i firmës “Molla – L”, i cili ndërtonte një pallat 8-katësh pa leje, ka përfunduar në prangat e policisë, raporton Ora News..

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se “Komisariati i Policisë nr.6 ka arrestuar në flagrancë shtetasin Dritan Molla i moshës 31 vjeç, sepse rreth orës 10.40 në rrugën “Aleksandri i Madh”, është konstatuar se punëtorët e firmes së tij “Molla-L” sh.p.k janë kapur duke ndërtuar një pallat 8-katësh pa leje të organeve kompetente. ”

Sipas Policisë, Molla ka shkelur Neni 199/a të Kodit Penal.

Intensifikohet kështu lufta e shtetit kundër ndërtimeve të paligjshme. Molla është ndërtuesi i dytë që arrestohet brenda dy ditëve, sepse dje, Policia vuri në pranga ndërtuesin e njohur Hajredin Fratari.

22 komente në “Pallat pa leje/ Arrestohet biznesmeni i dytë, Dritan Molla”

  1. rezart says:

    Ne burg te vene te gjithe keta HAJDUTE se na e nxine jeten me keto cmime STRATOSFERIKE qe as ne SHBA nuk i gjen dot kaq te larta!
    Jane te PANGOPUR!!!
    Po kewta presidentet pronasre te autobuzeve urbane,qe fitojne MILIARDA NE MUAJ,kur do kemi ndonje haber te tille??
    Sidomos linjat e KAMZES DHE KASHAR-YZBERISHIT,qe nuk pranojne as abone,as karta veteravi e invalidi e as presin bileta!
    VJEDHIN POPULLIN DHE SHTETIN!!!

    1. i says:

      Ore je mire nga trute?? Ti ke ligjin e legalizimeve akoma ne fuqi, qe bie drejt per drejt ne kundershtim me neni 200 te kodit penal, i cili eshte ligj organik. Dhe arestohen me arsyen e kalimit te afatit te lejes qe eshte jasht cdo lloj llogjike nje arestim i till. Jam shume dakort qe te denohen te gjithe ata qe kane bere shkelje duke filluar qe nga ata qe i kane dhene lejet… dhe denimi ne te tilla raste eshte me i mire me para sesa me burg, sepse nurgu na kushton te gjitheve duke harxhuar lek nga buxheti.

    2. moza says:

      Arrestimi si bisnesmen nuk eshte mire, ata ndertimin nuk e filluan se ndertuari sote, ndertimi ka filluar para daljes se ligjit te ri,por kjo eshte pune e drejtesie, arrestimi tyre nuk duhet te na sjell kenaqesi, ndersa cmimet zoteri nuk i vendos as ndertuesi as shitesi, cmimet i vendos tregu dhe keto cemime qe jane sote harroje se do jene ne te ardhmen, hape internetin dhe shikoje cmimet e ndertimeve rreth nesh, aktualisht ka filluar nje fluks i te huajeve per te blere apartamente ne vendin tone, ne vendin ku mbi 300 dite jane me diell,ku kete pozicion jo kudo e gjen ne glob, ndertuesit jane njerzit qe po ndertojne shqiperine, me shume respekt per ta,me shume dhe shteti respekt per ta, sepse shqiperine nuk do e ndertojne fukarenjte, apo ata qe shteti i mban me asistence.

    3. pallat pa leje says:

      nese kjo eshte e vertete ath mire ua kane bere ketyre plehrave te komunizmit qe mendojne se kane te drejte te zaptojne cdo cep te tiranes

      http://bit.do/arrestohet-biznesmeni-i-dyte

  2. Dorjan says:

    Te arrestohet menjehere dhe ndertuesi ÇIM (shkelqim) BESHIRI (segafredo) , sepse ka nisur te ndertoje nje pallat ne mes te Tiranes pa arritur marreveshje me gjithe banoret e shtepive ku supozohej te ndertohej pallati. Packa kesaj ai ka hapur dy supergropa qe jane rrezik madhor per banoret e Bul.Zog 1 dhe rruges Dervish Hatixhe.

  3. Arben says:

    PLASI EDHE KETEJ

    O BURRA ZBANKONI PARATE TEK RAMA

  4. redi says:

    Vetem nje gje nuk kuptoj une.
    Po ndertonte pallat 8 katesh, pra duhet te shkonte ne kat te 8-te qe te kuptohej se ishte pa leje !!!

    1. Dysfunctional Albania says:

      Jemi në stanin Albania. Edhe sikur të shohim një gomar autentik, nuk e kuptojmë se është gomar po qe se nuk pëllet. Kështu edhe me katin e tetë…

  5. Zani T. says:

    Komentuesi Rezart mire e ka, sidomos per GJENDJEN SKANDALOZE ne sherbimin urban. Kemi patur rast ta cekim edhe disa here radhazi, por pyetja eshte: kur do te vere dore Qeveria (se Bashkia po i mbledh plackat, – dhe parate, qe kane mbetur pa u marre, -) ne ato hapesira ligjore qe lejon ligji per mbikqyrje, bashkepunim (i imponuar), pasi sherbimi eshte skandaloz, voluntarist ne dore te shofereve, fatorinove HAJDUTE (edhe organizore a pjesemarres te hajnive)te paedukate, pastertia mizerabel dhe shkojne me moton “Ta shtyjme sa ta shtyjme”.
    Jo me pak i TMERRSHEM eshte sherbimi nderqytetes, i cili eshte lene ne dore te zotit. As ne provincat e largeta indiane, ku nuk shkon treni (se ata jane populli me frekuentues i trenave) as ne Afrike apo ne vendet e Amerikes latine, ku kam vajtur nuk e njohin nje sherbim urban nderqytetes si ne Shqiperi. Dakort shembjen, por te ngriten keto lloj sherbimesh, ne te cilat levizin mijera shqiptare brenda dites dhe turfullojne per qeverine, per Edi Ramen, ne vend qe te turfullojne per “bashkeqeverisesit” Haxhi a hafizNasto a si quhet, qe eshte pergjegjesi kryesor, per burokratet me tesera partie, qe vegjetojne e sillen si luledielli rreth shefave te tyre. Dhe gjithcka mund te behet vetem me nje investim kapital: zbatim i ligjit dhe KONTROLL I RREPTE nder mjete dhe jo ne klube. Nje politikan katundar e bir katundari, qe deri dje i vinte era përç me thoshte nje dite me mburrje se “kam 20 vjet qe s’kam hipur ne autobuz urban”. Dhe, se fundi, tere ate administrate qe ka Qeveria u thua i kapin keto “impulse qytetare” se pastaj, gjate fushatave elektorale ankohen se nuk morem impulset e duhura, shkeputem lidhjket me popullin dhe brockulla te tilla steka per te hedhur lumin.

  6. HAJDUTI says:

    po kto cpaten…ku eshte Aldo Bumci…ai esht xhanan

  7. fred says:

    ky nuk ka lek te paguaj lejen e ndertimit apo po vazhdon si me pare kjo pune oo rilindje po mundoheni te nxirni dhjam nga pleshti

  8. Kinsi17 says:

    Sa per kuriozitet shikoni sa pallate e bisnese i ka MOLLA SHPK ne Lezh dhe ne shengjin. Nje nga familjet me te pasura te asaj zone. Ku pjerdhin ata per nje pallat 8 katesh.

  9. Gjirokastriti says:

    Sa biznesmene te sukseshem qe kemi ne moshen 31 vjec me ndertime pallatesh me 8 kate.
    Pa shikoni prejardhjen e parave????

  10. daku says:

    Kto jane show per popullin. Doli ne kerkim nje ndertues ne Durres qe ka bere nje shtese pallati 10 kate siper nje 12 kateshi dhe ja dy pallate pa leje fare ne plazh. Policia mbas shume gurmimesh e arrestoi dhe doli mnas dy javesh. Po kto gjera jane pa kuptim, lodheni kot se ktu eshte vendi me I korruptuar ne europe

  11. garip says:

    Gjithashtu, shikoni dhe mos harroni nje fare Pellumb Korfuzi,ose “katani” si e therasin ca rrota K…, ky eshte njeriu me i poshter nga te gjithe ndertuesit….vodhi pare me thase ne vitet para 97 si shef rendi ne Korce, kur ishte minister rendi Gon Musaraj,edhe ky nje pis muti, dhe hapi gurore dhe firma ndertimi…nje cop mesuesi…sot mender “boss”….

  12. shkalla says:

    Brenda ligjeve qeveria te shikoje te gjitha linjat se me mire nuk eshte dhe kino-studio kombinat,te vjen keq per kete linje qe ka rene ne dore te matrapazeve qe nuk dine gje tjeter vetem hajduteri dhe injorance.
    Do ti thoshoshja njerit prej atyre qe drejtojne kete sherbim te vijne ne Itali dhe te shikojne tre dite rrjeshte se si i sherbehet popullit dhe pastaj ta zbatojne aty ne Tirane se nuk eshte shume e veshtire,por edhe ne e dime qe keta e dine por jane hajdute me çizme dhe akoma su ka hyre gjemb ne kembe .
    More Lulezime Bashoviçi dua te pyes:A ke pare ndonje kryeqytet me sherbim urban qe nuk ekziston asnje stacion stabel si p.sh.linja Kino-Studio Kombinat? Po turpe te te vije mor kreminel.

  13. Xhabija says:

    Po nga Shkodra pse nuk vijne keta?? E zaptuan Lulishten e Pazarit me nje karikature Bexhisteni, nje pallat 12 katesh, dhe nje klub pa leje. Nje klub tjeter qe ia prishen kolonat para ca vitesh dje i kishin ngritur prape!! A ka polici a ka shtet ne Shkoder?? Apo kane inatin me Tom Doshin dhe o burra tashti, po populli per keto pune ju votoi se ishte deri ne fyt me Zhelefinen, Lukajt, Cobajt, e leshi e preshi…

  14. aqifi says:

    Ne burg gjithe kapitalistet dhe borgjezet se i pine gjakun ketij populli.(vetem ato biznesmen te rama metes jo.se duhen ca leke per fushate..)ps vetem tatimi i jashte zakonshem ka ngel tani.po prisni se skeni pare gje akoma qafira.

  15. sokrat says:

    Shume mire qe shteti ligjor po funksionon, qe te “fortet” ta mbledhin menderen dhe te mos bejne me shaka me ligjet. Kur ligji e ndalon perse vazhdon dhe i ben karshillek shtetit? Pse ke pese leke? Dhe me e keqja qe leku ne Shqiperi ka rene ne dore te injoranteve qe deri dje gjenin strehe tek partite, njehere djathtas dhe njehere majtas, qe perseri vazhdojne te bejne ligjin. Kush shkel ligjet te shkoj ne burg, por te mos behet asnje diferencim. Policia po punon shkelqyeshem, por gjykatesit e korruptuar i nxjerrin te pafajshem pasi keta kane leke dhe mund te paguajne. Jo vetem te shkojne ne burg por t’u sekuestrohen ndertimet pa leje dhe te paguajne gjoba te majme. Opozita bertet se po instalohet shtet policor cka te ben per te qeshur. Po si mund te vendoset shteti ligjor nese nuk funksionon edhe policia? Prisni qe te “fortet” te shkojne vete ne prokurori dhe gjykata?
    Ky shtet ka shume probleme dhe do kohe qe te rregullohen te gjithe gjerat. Midis tyre qeveria duhet te zgjidhe sa me shpejt problemin e te gjithe sherbimeve qe ju afrohen shqiptareve, nje nga te cilet jane tregjet e fruta-perimeve. Ne Tirane si ne gjithe Shqiperine shitet ne cdo rruge dhe rrugice, ne cdo cep pallati, deri edhe prane plehrave dhe tualeteve, shitet me kova, govata, legena, shitet si ne mesjete dhe si ne Kandahar, pa asnje mbrojtje dhe ne kushte skandaloze higjenike, qe ndikon edhe ne shendetin e popullsise dhe mbi mjedis, por askush nuk mendon qe te gjej nje zgjidhje europiane. Ngjitur me pallatet ka tregje qe po i tmerrojne qytetaret qe banojne ne to, por bashkite as qe duan t’ja dijne, pasi per to rendesi ka qe qytetaret kane nje vend ku te tregtojne, se disa tregtare punojne dhe se bashkia mbledh disa taksa. Kjo eshte injorance dhe jo mendesi bashkekohore europiane. Prandaj edhe kete problem duhet ta marri sa me pare ne dore pushteti qendror, pasi ai lokal ka kapitulluar dhe nuk funksionon.

  16. fredi says:

    ligji dhe vetem ligji.

  17. fredi says:

    po ç’mutin ke qe nuk i boton komentet kur thoua qe e ke thon nji her, un nuk e vej per ty o gomar por per te ter.

  18. ora09 says:

    Fatkeqsia e këtij vendi nuk vjen nga ndërtimet pa leje, sepse ato “pa leje” mund të prishen në çdo kohë.
    Gangrenë janë ndërtimet me leje, të dhëna nga kryetarë bashkish e komunash dhe të mbrojtura nga ata që sot janë në krye të korrupsionit, GJYQTARËT….
    Vetëm nëse ekzekutivi do të luftojë me forcë kundër kësaj bande, mund të vihet në rrugë të mbarë zhvillimi i territorit.
    Qeveria hapi një rubrikë, “stopkorrupsionit”…. Specialistët duhet t’i evidentojnë dhe të zbatojnë ligjin pa asnjë dallim partiak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje