Grabitës të armatosur terrorizojnë familjarët e një banese në Lezhë

25 Tetor 2014, 10:51Kronika TEMA

Persona të maskuar dhe të armatosur  grabitën në orët e para të mëngjesit një banesë në fshatin Balldre të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa policia është vënë në lëvizje për zbardhjen e ngjarjes, sapo është vënë në dijeni, për të identifikuar autorët e për të bërë të mundur arrestimin e tyre.

Ndërkohë që policia ka gjetur të braktisur mjetin e autorëve rreth 3 kilometra larg nga banesa e grabitur.

Burime policore bënë të ditur se  banesa e grabitur është e Luigj Prekës, familjarët e të cilit ndodheshin në shtëpi në momentin kur kanë hyrë grabitësit e maskuar, po fatmirësisht nuk është raportuar se është lënduar ndonjëri prej tyre.

Sipas policisë, personat e armatosur kanë marrë nga familja Preka disa bizhuteri e sende të tjera me vlerë duke terrorizuar familjarët. /gj.k/

 

4 komente në “Grabitës të armatosur terrorizojnë familjarët e një banese në Lezhë”

  1. genti says:

    vazhdojme flasim per futobollin dhe shajme te tjeret dhe jam i bindur qe keta hajdut-kriminelet flasin me shume dhe hiqen me shume patriote.

  2. tr says:

    Kulmi i poshtersise .Kur do te behet ky popull qe te kuptoje rregullat e jetes njerzore .Kur do te vendosen ligjet e forta per kriminelet ordinere .

  3. ari says:

    qelbesira rama tahiri po i mbron kriminelet-nga vende i shqiponjave siqe tha papa-rama meta e bene vende i droges,tritolit e vrasesve,shto ketyre hajnat me maska.perderi sa ka Tom dosha,rama,frroka,meta e ndoka as qeni nuk ju do e lere evropa.

  4. Zani T. says:

    Do ju duket e cuditshme kur te perdor togfjalshin “vjedhje me porosi”. Sipas arsyetimit tim, te rastit ne fjale, ne fshatin Balldre te Lezhes (shyqyr shendosh me koke, urojne malesoret, pacin marre te keqen malli e gjeja!), po dhe te disa rasteve te tjera me pare, PAS RREZIMIT TE DIKTATORIT SALI RAME BERISHA, PO ENDE PA U FUTUR NE BURG, KU E KA VENDIN,si grabitja e nje argjendarie ne qender te qytetit te Shkodres, ne kohen, kur aksioni antikanabis ne Dukagjin ishte ne zenit te tij dhe ne raste te tjera analoge, per te ngritur artificialisht lart kurben e kriminalitetit, qe kryekrimineli SRB-i te vrapoje te fb, per te bere analiza pasigurie te rendit, keto grabitje “garniture” plus superngjarjes se Beogradit e vendimit faqezi te UEFA-s, te cilat perbindshi SRB-i me kelyshet e tij servila alaBogdan po duan t’ia faturojne Edi Rames si antilobist (??!), behen vetem me POROSI TE DREJTPERDREJTE, ose sipas ndonje qarkoreje, qe jetesohet nga ndonje telefonate nga kati i 14-t, ose nga grupi “Ciftelia” e te te larguarve si…me graden komisar nga policia. Keto grabitje (ne Balldre, me sa duket ka ndonje celule shume aktive, si ne Fushe-Kruje e gjetke, se atje vite me pare, kur “u hodh” shtylla elektrike ne ere, banditet e veshur me uniforme ne radhet e policise paten “gjetur” flamuj te PS-se, dmth e gjeten te gatshem autorin rajshtagistet e qelbur) kurresesi nuk behen me porosi, si vrasje ne Malesi te Madhe, grabitja dhe vrasje e dy kunatave ne Durres etj. S’jam i kesaj fushe qe te shoh me gjere e ne thellesi, por fusha ime eshte shume e perafert dhe armiku i perbetuar i popullit shqiptar (i nenvleftesuar serish fatkeqesisht, duke “mos u marre me të”??!) Sali Rame Berisha e ka te programuar me plot “fantazi” dhe punon cdo dite per destabilizimin e vendit, shkaterrimin e cdo arritjeje. Ne kete kontekst, nuk eshte lufte politike, sikur, pas zbulimit te keqberesve te shihet edhe origjina e tyre e, pse jo dhe perkatesia politike. Ne kohen tone, ka qene shprehje shume popullore titulli i nje libri “Gjurmet te cojne ne qelë”. Ne qelën e Sali Rame berishes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje