Sekuestrohen 1.5 kg heroinë, arrestohen 3 shtetas

24 Tetor 2014, 18:27Kronika TEMA

Arrestohen 3 persona dhe sekuestrohet 1.5 kg heroinë e pastër.

Policia e Tiranës bëri të ditur finalizimin e operacionit të koduar “Trafik 2014” duke goditur një grup kriminal prej 3 shtetas si posejdues dhe shpërndarës së lëndës narkotike.

Përgjatë shtrirjes në kohë të këtij hetimi, u arrit identifikimi dhe më pas arrestimi i shtetasve: Lulzim Fregjaj, vjeç 56, banues në Tiranë, Vilfred Cenolli vjeç 49, me banim në Tiranë, Klodian Spahi, vjeç 36, me banim në Tiranë,

Këta shtetas u kapën në një banesë të ndodhur në rrugën e “Durrësit” në Tiranë, përgjatë momenteve të shkëmbimit të lëndës narkotike Heroinë si dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Nga hetimet e kryera deri më tani, është arritur të goditet në kohë një linjë trafiku, Turqi – Shqipëri, duke sekuestruar sasinë prej 1.5 kg lëndë e dyshuar Heroinë e pastër, e cila ishte e ndarë në disa pako.

Fillimisht, hetimi ka nisur në muajin Gusht të këtij viti, duke bashkëpunuar ngushtësisht me Prokurorinë për Krimet e Rënda. Ky hetim, do të vijoj për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje