Një 37 vjecar tentoi ti japë fund jetës, duke u vetëdjegur. Ngjarja ka ndodhur në mesditë në Kërrabë, ndërsa Besnik Alimadhi i shpëtoi djegies, pas ndërhyrjes së komshijve të tij.
Sipas burimeve policore, mësohet se 37 vjecari tentoi të vetëdigjej në kushtet e një gjendjeje të rënduar psikologjike të shkaktuara nga kushtet e vështira ekonomike.
37 vjecari është dërguar në spital për një trajtim mjekësor të specalizuar, ndërsa gjendja shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën. /gj.k/