“Operacioni i shkuljes së çibanëve nga buzët e rrugeve shtrihet ne jug të Tiranës për një valë të re çlirimi”.
Kështu shkruan në rrjetin social Twitter Kryeministri Edi Rama, ndërsa INUK do të vijojë aksionin për clirimin e hapësirave publike të zëna nga ndërtimet pa leje.
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) vijon sot në Tiranë aksionin për lirimin e hapësirave publike, me prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë rrugës së Elbasanit. Paralelisht, ky aksion do të zhvillohet dhe në lagjen Brakë dhe Laprakë.
Prej disa javësh INUK-u ka vijuar intensivisht aksionet për prishjen e objekteve të paligjshme në shumë qytete të vendit.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se aksioni i INUK për prishjen e ndërtimeve pa leje “do të shtrihet në të gjithë territorin dhe hap pas hapi, për të bërë shkuljen e të gjithë çibanëve që kanë mbirë në rrugë dhe trotuare mes lagjeve dhe hyrjeve të pallatave dhe që i kanë nxirë jetën për vite të tëra qytetarëve të urtë dhe familjeve të këtij vendi”. /gj.k/
Ju lumte ishte bere tirana si kabuli
mbas 17 nentore 1944 ky eshte clirimi i dyte i tiranes ku armike eshte shume me i keqe se atehere!! ju lutem per punen fantastike te inuk-ut!!!
O luli ku je o burre!!!
Sic thote shkodroni t’hypte vetja ne qef” bravo keshtu vazhdo
Vazhdo keshtu edhe zgjedhjet lokale i ke me me shume se nje miljon shuplaka. Te lumte.
Zoti Kryeminister! Urime per punen e shkelqyer qe po beni ne te gjithe Shqiperine. Banoret po presin shkuljen e tregut te piste te fruta-perimeve tek njesia nr.4, rr. Metush LULI, ngjitur me pallatin nr.27, prapa kopshtit nr.39, ne Tirane, qe ka zene hapesiren publike dhe eshte bere tmerr per banoret e pallatit. Ky kancer i ndertuar ne kundershtim me ligjin dhe pa asnje dokument mbahet nga minibashkia nr.4,per te fituar nje person qe sillet si ish bejleret dhe qe mbahet si pronar i tokes, por qe nuk rezulton i tille. Shume mire qe po denoni hajdutet e energjise elektrike, por duhet qe te denoni edhe hajdutet e hapesirave publike, te cilet jane me te rrezikshem. Presim nderhyrjen e shtetit edhe ketu.
vec pa seleksionime. ne vlore te fortet dhe gjyqtaret i kane ne kembe bisneset.