Tiranë, përplasje mes policisë e banorëve. Një person tenton të vetërvritet me kabëll elektrik

21 Tetor 2014, 11:48Kronika TEMA

Nxjerrja me forcë e disa banorëve nga një ndërtesë në Tiranë nga ana e Përmbarimit privat, ka sjellë përplasje fizike mes banorëve dhe policisë.

Godina është privatizuar në vitin 2012 dhe pronari tashmë kërkon që banorët e saj të nxirren jashtë.

Por, familjet që jetojnë prej 20 vitesh në këtë godinë, e kanë kundërshtuar vendimin, duke thënë se nuk kanë ku shkojnë.

Njëri prej tyre madje ka tentuar që t’i japë fund jetës me anë të një kablli elektrik.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar me dhjetra forca policie, ndërsa janë shoqëruar pesë prej banorëve të godinës.

9 komente në “Tiranë, përplasje mes policisë e banorëve. Një person tenton të vetërvritet me kabëll elektrik”

  1. tralala says:

    nuk i kuptoj …prona eshte e shenjte!-me vjen keq.por kane ku te shkojne,andej nga katundi ku erdhen…nuk e kuptojne guri i rende ne vend te vet…

    1. Argita_B says:

      Eshte e vertete se keto jane drama sociale dhe familjare, po ne te njeten kohe ligji duhet te jete i njete per te gjithe. Si mund ti mohosh pronen private dikujt duke pretenduar se nuk ke ku te shkosh! Ka apartamente me qira, kane 20 vjet qe banojne ne nje shtepi qe nuk eshte e tyre dhe kerkojne ta bejne perjetesisht prone te tyre!!
      Shqiperia eshte vend i varfer, po shumica e popullsise punojne, jetojne me pak te ardhura po paguajne faturat, qirate, ushqimin.
      Perpara 20 vjetesh keta njerez perse braktisen shtepite e tyre dhe u futen te jetojne ne nje prone te dikujt tjeter!
      Nese ate prone e kane marre me dhune, normal qe ligji sot i nxjerr perjashta. Po i zoti prones çfare duhet te thote, apo duhet te behet bamires e te mbaj familje te tera me parate e tij?
      Me vjen keq per femijet e pafajshem, te cilet do te vuajne drama te tilla, po prindit qe i fusin te jetojne ne pronat e tjetrit e meritojne kete ndeshkim.

    2. qytetari says:

      Keta qytetare qe sot po nxirren me force sikur te jene kriminele nga shtepite nuk kane grabitur pronen e tjetrit dhe as kane hyre ne menyre te jashteligjeshme atje.
      Keta qytetare jane strehuar ne ato banesa mbasi ato ishin shtetezuar me pare nga shteti komunist dhe nuk kane pasur asnje lidhje me pronarin e shtepise se per pronar kane njohur vetem shtetin te cilit i kane paguar qerane per vite te tera.
      Keta qytetare kane paguar qera te rregullt ne shtet ashtu si gjithe qytetaret e tjere te Republikes dhe kane te drejte ashtu sikurse edhe qytetaret e tjere te privatizojne nje banese pasi ligji duhet te zbatohet njilloj per te gjithe.
      Shteti duhet te gjeje rruget per zgjidhjen e drejte te ketij problemi se prandaj eshte shtet dhe jo te zgjidhe problemin per nje pale duke renduar mbi palen tjeter te pafajshme,e duke krijuar keshtu probleme sociale e konflikte.
      Kete poshtersi te papare e beri qeveria e kriminelit Berisha ashtu si shume te keqia te tjera qe i ka bere ketij populli.
      Detyra e nje shteti eshte te beje te pamunduren per qytetaret e tij ne lidhje me strehimin qe eshte ceshtje primare per jetese.
      Ky tralalaja siper ta mbylli halene se shtepine shteterore e ka privatizuar dhe mos na beje trimin sot kur deri dje i bente duart me kallo tu brohorit Enver Hoxhen dhe gojen helm tu spiunu “mikun”tek sigurimi i shtetit.

  2. fshatari says:

    Skipetaret duhet te fillojne avash avash te mesojne ligjet pastaj te respektojne ligjet sepse Europa mezi po na pret.
    Zoterinjte qe kane 20 vjet qe kane ardhur nga Bjeshket duhet te thone FLM per keto 20 vite qe ndenjen ne kryeqytet pa paguar asnje lek sepse ne ndonje krQytet te Botes nuk do ju dilnin 2 rroga vetem per Qerane
    FLM per mirekuptimin

  3. sherifi says:

    Po keta thone qe kane 20 vjete,d.m.thene i bie te jene futur ne v.2004
    e para keta nuk eshte se gjeten nje dere te hapur dhe shtepi bosh dhe u futen,keta dikush i ka futur aty,qofte edhe me ndonje pagese nen dore,ketu eshte e rendesishme te zbulohen fijet, dhe keta banor nese nuk e kane te tyren dhe nuk kane ndonje dokument,nuk kan se si te qendroin ne shtepin e tjetrit.

  4. Gezimi says:

    Ne se i ka strehuar shteti, i takon atij ti strehoje, ne se kane hyre brenda, dhe e kane zaptuar pa pyetur kend, natyrisht duhet ta leshojne banesen…..

  5. droni says:

    ..nuk e di se cili eshte roli i policise ne kete rast por ajo qe eshte vertet per tu indinjuar eshte qe larg o zot te kesh te besh me policine ne rast te ndonje problemi.
    Qelloj qe pata nje rast me komisionin e famshem te patentave dhe ishte vertet nj maskarade nga me qesharaket dhe poshterueset sa vertet ishte per tu then ju bofsh mutin me gjith patent se do eci vetem me biciklete. Eshte kryekput nje hallke qesharake aspak profesioniste dhe thjesht nje sgjatim i sistemit gjobvenes. Per ata njkerzit jane te gjith delinkuent dhe te nje kallupi, as nuk duan t’ja dine se ke gabuar ti apo ata te policise, per ata zere se je ne giotin ku vetem do denohesh dhe jo gjykohesh. Ishte nje ekspoerience e poshter qe vertet te trishton kur mendon se sa here ke pune me shtetin ti gjithmon je askushi dhe vetem te rjepin dhe te intimidojne.
    Na jan bo kta “rambot” qe rine neper semafore si hafije qe dun me justifiku besimin e “shefit” tu bezdis njerzit kot me kot. Le te dalin rrugeve qe jane beter pa asnje sinjalistike dhe mos te fshihen cepave te semaforve. Shteti sa te japi rroga pa fund per lloj lloj policesh me lloj lloj ngjyrasg dhe enrash le te vendosin kamera dhe te gjith e dine nese kane gabuar apo jo, dhe mos te gjykohet e drejta nga ca “rambo” te armatosur si per Afganistan, apo polic trafiku qe shashisen gjith diten ne mes te rruges.

  6. ana says:

    dikur dhe sot :p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje