Pastrimi i parave/Gazheli: Shqipëria pret vlerësime pozitive

20 Tetor 2014, 13:17Kronika TEMA

Drejtori i Përgjithshëm për Parandalimin e Pastrimit të Parave, Genti Gazheli po merr pjesë në një takim të nivelit të lartë të vendeve të OECD-së. që po zhvillohet në Paris, Francë.

Gazheli informoi përmes rrjetit social ‘Facebook’ se në këtë takim po prezanton punën e bërë nga DPPPP përgjatë një viti.

“Në Paris duke prezantuar punën e 1 viti në luftën kundër parandalimit të pastrimit parave dhe financimit të terrorizmit .

Shpresëplotë se vlerësimet pozitive do të përkthehen në një pozicionim më të mirë të vendit në listimin ndërkombëtar”, shkruan ai.

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave është Njësia e Inteligjencës Financiare shqiptare e fuqizuar nga legjislacioni mbi AML / CFT (kundër pastrimit të parave dhe luftës kundër financimit të terrorizmit) për të mbledhur, menaxhuar dhe analizuar raportet e dorëzuara nga detyruesit për të parandaluar dhe luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje