Arrestohet 41 vjecari, tentoi të trafikonte 15 kg kanabis drejt Italisë

20 Tetor 2014, 12:07Kronika TEMA

Një 43 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Portit të Durrësit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, i është zbuluar dhe sekuestruar një sasi prej 15 kg kanabis sativa, të cilën ai po tentonte ta trafikonte në Itali.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës së mbrëmshme, ku  Astrit Shehi, banues në Shijak-Durrës u arrestua nga policia.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Peugeot” me targa CZ 361 NA, u zbuluan 15 kg kanabis sativa të fshehura në mjetin e tij.

Efektivët e policisë saktësojnë, se 41 vjeçari po tentonte ta trafikonte sasinë e drogës drejt Italisë. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje