Prokuroria con për gjykim dosjen ndaj gjeneralit Syrja Gjoka

17 Tetor 2014, 13:39Kronika TEMA

Prokuroria e Beratit dërgon për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Syrja Gjoka, me gradën gjeneral-brigade, i cili ka mbajtur detyrën e  komandantit të bazës ushtarake ajrore Kuçovë në kohën e kryerjes së veprimeve për të cilat tashmë akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “fallsifikimi i dokumentave”.

Hetimi ka nisur pas materialit referues të Policisë Ushtarake në muajin nëntor 2013.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Prokuroria e Beratit ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Gjoka ka fallsifikuar nënshkrimin e dy personave në një proces-verbal për prishje objektesh në inventarin e bazës ajrore Kuçovë.

Po ashtu, nga veprimet e tij për prishjen e disa objekteve, i ka sjellë shtetit dëm ekonomik mbi 6 milionë lekë të reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje