Task Force ka marrë në dorëzim dosjen ndaj ish-ministrit të Financave Ridvan Bode dhe ish-zv.ministrit Sherefedin Shehut, pas kallëzimit penal që Ministria e Financave ngriti ndaj tyre.
Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se kallëzimi penal është regjistruar me vepër dhe jo me emër, ndërkohë pritet sekuestrimi i praktikave të ndjekura nga Ministria e Financave.
Ministria e Financave kallëzoi penalisht ish-ministrin demokrat të Financave, Ridvan Bode dhe ish-zv/ministrin Sheferedin Shehu, nën akuzën se kanë kryer veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë në tendera” në bashkëpunim, gjatë procedurës së tenderit për kredinë prej 230 milionë eurosh, që ka përfunduar në buxhetin e ndërtimit të rrugës së Kombit Durrës-Kukës-Morinë.
Ministria e Financave në kallëzimin e depozituar pranë Prokurorisë së Përgjithshme arsyeton se, Bode e Shehu i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 60 mln eurosh.
ne fakt njerezit prisnin arrestimet, keta jane akoma te marrja e dosjes …